BOTA

Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pas shkarkimit të diplomatëve

n.f Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 22:57
Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pas shkarkimit të
Foto ilustruese

LONDËR- Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pasi diplomatët e saj u shkarkuan nga talibanët, që udhëheqin me Afganistanin, bëri të ditur Zyra e Jashtme e Britanisë më 9 shtator. Përmes një deklarate dërguar Radios Evropa e Lirë, kjo zyrë tha se ambasada “po mbyllet pas shkarkimit të stafit të saj nga talibanët”.

Britania nuk e njeh qeverinë e udhëhequr nga talibanët. Por, ambasadori afgan tha se vendimi është marrë “bazuar në kërkesat e autoritetit të shtetit mikpritës”. Zalmai Rassoul shkroi në X se Ambasada do të mbyllë dyert e saj më 27 shtator “në bazë të kërkesës zyrtare të shtetit mikpritës”.

As Qeveria britanike, e as ambasadori nuk thanë se çfarë do të ndodhë me stafin e Ambasadës, por një burim në Ambasadën afgane, i cili foli në kushte anonimiteti me REL-in, tha se Qeveria britanike i ka dhënë stafit të Ambasadës 90 ditë kohë që të largohet nga shteti apo të aplikojë për azil politik.

Ky burim tha se Zyra e Jashtme britanike po ashtu ka deklaruar se ndërtesa e Ambasadës nuk do t’i jepet talibanëve dhe se Qeveria britanike nuk do të lejojë asnjë përfaqësim politik të talibanëve apo operimin e ndonjë konsullate pa e njohur Qeverinë e themeluar në Afganistan.

Qeveria që udhëhiqet nga talibanët kishte kërkuar që stafi i Ambasadës të komunikonte me Zyrën e Jashtme, por stafi kishte refuzuar dhe si rezultat, shërbimet e Ambasadës u shpallën të pavlefshme nga talibanët.

Lajmi ka shqetësuar afganët që jetojnë në Britani, të cilët kanë frikë se mund të përballen me probleme nëse nuk kanë shërbime diplomatike.

Diplomatët që shërbenin në ish-qeverinë afgane që mbështetej nga Perëndimi kishin mbetur të bllokuar që kur talibanët u rikthyen në pushtet në Afganistan në gusht të vitit 2021. Shumë ambasada në Evropë dhe në vende të tjera vazhduan punën e tyre.

Administrata talibane njoftoi në korrik se më nuk njeh misionet diplomatike të ngritura nga ish-qeveria e mbështetur nga Perëndimi dhe dokumentet e lëshuara nga ambasada në Britani dhe në 13 shtete të tjera, kryesisht evropiane, ishin të pavlefshme.

Shumica e liderëve talibanë janë nën sanksione dhe asnjë shtet zyrtarisht nuk i njeh si sundimtarët legjitimë të Afganistanit edhe pse disa shtete kanë misione aktive diplomatike në Afganistan, përfshirë Pakistani, Turqia, Katari dhe Kina.

Afganistani ka dërguar disa diplomatë, që janë miratuar nga talibanët, në disa nga këto shtete, përfshirë në Pakistan dhe Kinë.

Britania dhe shtetet e tjera perëndimore po tentojnë të gjejnë mënyra se si t’iu ofrojnë ndihma humanitare afganëve pa e njohur qeverinë e udhëhequr nga talibanët. Qeveria e talibanëve ka kufizuar në mënyrë të ashpër të drejtat e grave dhe vajzave në edukim, punësim dhe liri personale./ REL

ambasada afgane në londër

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan