Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, shteti i tij avokon që sulmuesit të mbahen përgjegjës. Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara, sipas tij, është i njohur prej kohësh. Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës kundër 45 personave, përfshirë edhe ndaj Millan Radoiçiqit, duke i akuzuar për pjesëmarrje në grupin e armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Autoritetet në Kosovë e cilësojnë sulmin si terrorist. Aktakuza ende nuk është bërë publike dhe nuk dihet se kush janë personat e tjerë që janë akuzuar. Një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar. Gjatë sulmit u vra polici Afrim Bunjaku, ndërkaq në këmbimet e zjarrit që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ai besohet se gjendet në Serbi.
Prokurori i rastit, Naim Abazi, gjatë një konference në Prishtinë nuk e përmendi përfshirjen e mundshme të udhëheqjes së Serbisë në sulm - gjë që, më herët, është potencuar vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës, edhe pse ajo vetë e ka mohuar. Sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Hill tha se të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialog sepse, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet. Hill tha se këtë qëndrim e ka shprehur edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë vizitës që ai zhvilloi në Serbi më 10 shtator.
Pas takimit me Hill dhe Lajçak, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai do të paraqesë kërkesat e Serbisë, për shkak të “sulmeve brutale dhe substanciale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”. Ai nuk specifikoi se për çfarë sulmesh bëhej fjalë. Vuçiç tha se në 72 orët e ardhshme ai do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.
Mirosllav Lajçak, ndërkaq, ka deklaruar se gjatë takimit, Vuçiç ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me situatën e serbëve në Kosovë.
"Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në dialog", shkroi në X emisari evropian.
Lajçak qëndroi në Beograd, por edhe një më parë edhe në Prishtinë, për të përgatitur rundin e ri të dialogut për normalizimin e raporteve. Pas vizitës në Prishtinë, ai deklaroi se është rënë dakord për një takim në nivel kryenegociatorësh, por nuk dha ndonjë datë për një takim në Bruksel./ REL
SHBA- Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit pritet të ketë implikime të mëdha për sigurinë dhe ekonomin&eum...
RUSI- Kremlini tha sot se nuk i pëlqente mënyra se si u përdor emri i Vladimir Putinit në debatin e parë midis Kamala Harris dhe Dona...
SHBA- Qytetarët amerikanë ditën e sotme kanë kujtuar 23-vjetorin e sulmeve terroriste në New York. Të peanishëm në eve...
SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, u përplasën va...
Kamala Harris SHBA- Një teori konspirative po vërshon në rrjet pas debatit të mbrëmjes së shkuar mes Donald Trump dhe Ka...
Michel Barnier FRANCA- Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së f...
KINË- Numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi është rritur në 152 në Vietnam, pasi një nga lumenjtë më të ...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Izraeli duhet të bëjë më sh...
Ndreca TIRANË- Ditën e sotme Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka miratuar projektligjin e deputetit socialist Edua...
Trump SHBA- Postuesit maqedonas të lajmeve të rreme kanë një histori të gjatë në Facebook. Tani IA po i ndihmon ata. Ata...