Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KINË - Presidenti kinez Xi Jinping u largua nga Hungaria të premten pas një udhëtimi pesëditor në Evropë, i pari i tij në pesë vjet. Ai u zotua të punojë me kryeministrin hungarez Viktor Orban për atë që u tha se do të ishte “një rend ti ri botëror shumëpolar”. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, analistët thonë se presidenti Xi po kërkon të shfrytëzojë dallimet perëndimore në qasjen e tyre ndaj Pekinit.
Presidenti kinez, Xi Jinping u largua nga Hungaria të premten pasi nënshkroi 18 marrëveshje dypalëshe për të nxitur lidhjet ekonomike dhe kulturore. Të dy vendet njoftuan atë që e quajtën “partneritet strategjik gjithëpërfshirës të epokës së re”.
“Të dy vendet do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si dhe në fushën e investimeve”, tha presidenti i Kinës për gazetarët.
Investimet kineze në Hungari arrijnë mbi 17 miliardë dollarë, sipas autoriteteve hungareze, në mesin e tyre fabrika të makinave elektrike dhe baterive. Bashkimi Evropian akuzon Kinën për subvencionimin e padrejtë të kësaj industrie, por Pekini e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.
Por analistët thonë se kjo vizitë lidhej më shumë me dhënien e një mesazhi gjeopolitik sesa me lidhjet ekonomike mes dy vendeve.
“Ne jetonim në një rend botëror që udhëhiqej nga një fuqi, tashmë jetojmë në një botë shumëpolare. Një nga shtyllat e këtij rendi të ri botëror është Kina”, tha Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë.
Zoti Xi dhe zoti Orban diskutuan mbi sulmin rus në Ukrainë. Perëndimi akuzon Kinën se ka ndihmuar Moskën përmes mbështetjes ekonomike dhe me pajisje për prodhimin e armëve. Zoti Orban gjithashtu mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë.
“Ne jemi të vetmit në Evropë që nuk e mbështesim luftën. Hungaria po kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për paqe”, deklaroi ai.
Aleatët tradicionalë të Hungarisë në Bashkimin Evropian dhe NATO kanë shprehur zemërim për lidhjet e saj të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Por kjo nuk e shqetëson Budapestin, thotë analisti András Hettyey.
“Në fakt, kjo është një çështje që e ka bërë qeverinë të jetë krenare. Sepse deri më tani ka diferenca shumë të madhe mes qeverisë hungareze dhe partnerëve të saj perëndimorë, deri në pikën ku qeveria aktuale hungareze nuk e sheh as rëndësishme të ketë një reputacion të mirë në Perëndim”, thotë ai.
Vizita e presidentit Xi u shoqërua me protesta të vogla në Hungari.
Para se të vizitonte Hungarinë, presidenti kinez vizitoi Serbinë, një tjetër vend aleat të saj në Evropë, me lidhje të ngushta me Moskën dhe sikurse Hungaria, një partner në iniciativën e Pekinit “ Një Brez, një Rrugë”
Më herët, ai qëndroi për një vizitë dyditore në Francë ku përshëndeti thirrjen e presidentit Emmanuel Macron për të reduktuar varësinë e Evropës nga Shtetet e Bashkuara. Kina po kërkon të shfrytëzojë ndarjet në Perëndim, thotë analisti Steve Tsang.
“Dhe kjo sigurisht u reflektua në zgjedhjen e vendeve që Xi Jinping vednosi të vizitonte. Pra sa më shumë që Kina të magjepsë Evropën dhe të bindë evropianët të mos punojnë me amerikanët, aq më mirë për Pekinin”, thotë ai.
Analistët thonë se vizita e presidentit kinez në Evropë nuk e reeduktoi frikën e Perëndimit lidhur me qëllimet afatgjata ekonomike dhe gjeopolitike të Pekinit./VOA
Fahrettin Altun TURQI - “Përpjekjet e ndërsjella të sinqerta mes Turqisë dhe Greqisë do të kontribuojnë për p...
Foto ilustruese SREBRENICË - Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit t&eu...
KOSOVË - “Prapë janë rritur çmimet...”, thotë Hysen Sylejmani, teksa shëtit nga tezga në tezgë në T...
Këmba e Elefantit UKRAINË- Mund të ngjajë e mbinatyrshme, por ekziston një objekt shumë real aq vdekjeprurës sa q&e...
foto ilustruese SPANJA- Pushimet e mbushura me alkool dhe festat e shfrenuara në ishujt Ishujt Balearik të Spanjës nuk do të jenë ...
foto ilustruese AFGANISTN-Më shumë se 200 njerëz u vranë dhe mijëra shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan në prov...
foto ilustruese JAPONIA- Qeveria japoneze është e përgatitur të shkatërrojë 77 për qind të barnave orale Covid-19 q...
macet Sphynx MBRETËRIA E BASHKUAR- Studiuesit nga Kolegji Mbretëror Veterinar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Kombë...
foto ilustruese HARKIV- Qindra njerëz janë evakuuar nga zonat pranë kufirit rus në rajonin Harkiv të Ukrainës, një dit&e...
foto ilustruese MEKSIKË- Temperatura përvëluese kanë përfshirë dhjetë qytete meksikane, përfshirë kryeqytetin,...