Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale në Malin e Zi, me disa veprime, politikisht po ofrohet me politikën zyrtare të Beogradit dhe Moskës. Ata thone se konfrontimi i fshehtë dhe i qetë fillimisht po bëhet me fqinjët e saj e më pas me Perëndimin. Këtë, sipas tyre, e dëshmon edhe miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac në parlamentin e Malit të Zi, iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse.
Analistet theksojnë se koncepti aktual i një pjese të shumicës qeverisëse në Malin e Zi, e cila është politikisht e afërt me Beogradin dhe Moskën zyrtare, është në konfrontimin gradual dhe të qetë fillimisht me fqinjët e saj e më pas me Perëndimin.
Këtë e dëshmon sipas tyre edhe miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac, në parlamentin e Malit të Zi, e iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse. Analisti i njohur Xhevdet Pepiq këtë veprim e sheh si një mënyrë për t'i ikur problemeve të shumta aktuale të shoqërisë duke iu kthyer të së kaluarën.
“Përmes rezolutës për Jasenovacin tentohet të merremi me të kaluarën. Jemi një shoqëri ku më së shumti ngatërrohemi me të vdekurit se sa me të gjallët. Kroacia e sotme nuk ka lidhje me atë ngjarje tragjike, por më lehtë është të akuzosh tjetrin për krime të luftës”, thotë Pepiq.
Edhe analisti dhe publicisti Gjokë Dukaj shpreh qëndrimin e ngjashëm se me aktualizimin e së kaluarës nuk mund të ecet përpara drejt integrimit evropian të Malit të Zi.
“Miratimi i rezolutës për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac ka shkaktuar një tronditje të thellë brenda spektrit politik këtu në Malin e Zi. Është interesante se strukturat politike të cilat merren kryesisht me të kaluarën insistojnë gjithnjë në aktualizimin e shumë çështjeve nga e kaluara edhe pse të vetëdijshëm se me qëndrime të tilla nuk mund të ecet përpara,” tha zoti Dukaj.
Analisti Dukaj thotë se këto veprime të shumicës parlamentare bëhen me qëllim që Malit të Zi të ngecë në rrugën e integrimeve evropiane . Zoti Pepiq, vë në dukje, se me këtë rezolutë bëhet instrumentalizimi i viktimave për qëllime politike.
“Ne po merremi më shumë me rezoluta se sa me çështjet jetike për shoqërinë tonë dhe me të ardhmen. Duke u marrë me të kaluarën po instrumentalizohen të vdekurit për qëllime politike duke sjellë përçarje të reja në rajon”, thotë analisti Pepiq.
Analistët vlerësojnë se shumica qeverisëse po i dëmton interesat kombëtare të Malit të Zi ku ndër të tjera, mund të ndalojë rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Ata vlerësojnë se rezoluta është një mashtrim, për faktin se askush nuk e konteston gjenocidin në Jasenovac.
Jasenovac përkujtohet si një kamp përqendrimi i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kroacisë. Në Jasenovac u vranë dhe u dhunuan me dhjetëra mijëra vetë, shumica e cilëve ishin serbë, romë dhe hebrenj./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Një valë të nxehti pritet të rrisë merkurin në nivele të reja rekord në Bregun Per&...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump bien dakord për pak gjëra, por ndalimi i rrjetit social TikTok me qend...
Foto ilustruese TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se mund ta ftojë homologun e vet sirian, Bashar al-Ass...
Demat SPANJË- Tetë persona u plagosën sot në vrapimin e parë me dema të mbajtur si pjesë e Festivalit "San Fermín...
Marshimi BOSNJË- Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një...
Foto ilustruese RUSI- Dronë ukrainas goditën një depo municionesh brenda Rusisë gjatë natës, njoftoi të dielën nj&e...
emmanuel macron FRANCË- Gazeta konservatore gjermane Welt am Sonntag beson se "pavarësisht nga rezultati i votimit, një humbë...
bujar mehmeti SHBA- Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta harrojë kurrë. Atë...
viktor orban dhe josep borrell BRUKSEL- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropi...
protestat ne barcelone BARCELONË- Mijëra protestues zbritën në qendër të Barcelonës mbrëmë, duk...