Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump bien dakord për pak gjëra, por ndalimi i rrjetit social TikTok me qendër në Pekin ka qenë një ndër to. Por ndërsa po afrojnë zgjedhjet presidenciale, dy kandidatët për president po i bashkohen kësaj platforme që dëshironin më parë të mbyllej. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh njofton nëse kjo do të ndryshojë diçka për ditën e zgjedhjeve.
Kandidati i pritshëm republikan për president Donald Trump u bë këtë muaj pjesë e rrjetit TikTok. Presidenti Joe Biden bëri të njëjtën gjë në shkurt. Duket se rrjeti i akuzuar se është keqpërdorur, nuk përbën më problem kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale.
“E gjithë bota e mediave sociale ka ndryshuar gjatë katër viteve mes zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe këtyre tani. Këto janë zgjedhjet e para në të cilat TikTok-u shërben si forcat dominuese”, thotë Teddy Goff, nga firma e komunikimeve “Precision Strategies”.
Si presidenti Biden, ashtu edhe ish-presidenti Trump ishin në favor të ndalimit të TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimeve të sigurisë për lidhjet e kompanisë mëmë me qeverinë kineze.
Por me 170 milionë personat e regjistruar në këtë rrjet në Shtetet e Bashkuara, 44% e tyre të grupmoshës 18-29 vjeç, TikTok-u përfaqëson një mundësi jetike për të fituar mbështetjen e votuesve të rinj.
Por ndërsa vazhdon prirja e amerikanëve për t’u bërë pjesë e mediave sociale, një studim i fundit tregon se nuk është kjo arsyeja përse amerikanët frekuentojnë mediat sociale.
“Kur i pyesim se për çfarë arsye shkojnë tek këto rrjete, mendoj se argëtimi ishte përgjigja kryesore për secilin. Në veçanti për TikTok-un, argëtimi ishte një arsye madhore dhe lajmet nuk ishin një arsye kryesore përse njerëzit orientohen drejt këtyre platformave”, thotë Elisa Shearer, nga Qendra Kërkimore Pew.
Frekuentuesit e rrjetit TikTok konsumojnë lajme në mënyrë indirekte, nëpërmjet postimeve me humor, apo opinioneve për ngjarjet e fundit. Në dallim nga rrjetet Facebook dhe Instagram, këto nuk janë të postuara nga miqtë apo familjarët.
“Në TikTok, burimi më i zakonshëm i lajmeve janë realisht persona të tjerë të cilët nuk i njohin personalisht. Ua ushqen më shumë algoritmi dhe nuk janë nga persona që i ndjekin vetë”, thotë zonja Shearer.
“Është shumë, shumë e vështirë për një llogari të caktuar mediash sociale, qoftë edhe llogaria e presidentit, apo ish-presidentit, që të marrë vëmendje të lartë në një sfond tepër të ngarkuar dhe kaotik në mediat sociale”, thotë zoti Goff.
Ekspertët e marketingut thonë se është thelbësore që të përdoret reputacioni dhe shtrirja e influencuesve aktualë në rrjet.
“Duhet që mesazhin ta japin zëra të shumtë. Influencuesit kanë një raport me ndjekësit e tyre. Janë ndoshta më të besuar nga ç’mund të jetë një politikan... Duhet të gjejnë një mënyrë se si ta transmetojnë mesazhin dhe të shpjegojnë se pse mund të jenë një president më i mirë në një mënyrë që do të ketë kuptim dhe të mos i largojë njerëzit nga kjo platformë, tek e cila kanë ardhur për t’u argëtuar. Nuk kanë ardhur aty për të dëgjuar reklama politike”, thotë zoti Goff.
Në një garë elektorale që duket se do të ketë rezultat shumë të ngushtë, influencuesit në rrjetin TikTok mund të bëhen menaxherët dixhitalë të këtij sezoni fushatash elektorale./ VOA
Foto ilustruese TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se mund ta ftojë homologun e vet sirian, Bashar al-Ass...
Demat SPANJË- Tetë persona u plagosën sot në vrapimin e parë me dema të mbajtur si pjesë e Festivalit "San Fermín...
Marshimi BOSNJË- Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një...
Foto ilustruese RUSI- Dronë ukrainas goditën një depo municionesh brenda Rusisë gjatë natës, njoftoi të dielën nj&e...
emmanuel macron FRANCË- Gazeta konservatore gjermane Welt am Sonntag beson se "pavarësisht nga rezultati i votimit, një humbë...
bujar mehmeti SHBA- Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta harrojë kurrë. Atë...
viktor orban dhe josep borrell BRUKSEL- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropi...
protestat ne barcelone BARCELONË- Mijëra protestues zbritën në qendër të Barcelonës mbrëmë, duk...
joe biden SHBA- Intervista e presidentit amerikan, Joe Biden mbrëmjen e së premtes në ABC News dhe ngjarjet në ditët pas perf...
joe biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, me karrierën e tij politike prej pesë dekadash, këmbënguli në një intervist&eu...