Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA- Bisedimet e rëndësisë së lartë për çështjen bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë kaluar tashmë në fazë teknike, pas vetëm dy rundeve të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani.
Rundi i tretë i bisedimeve, së bashku me bisedime të ndara teknike, është caktuar për 26 prill në Muskat. Përparimi në bisedime ka nxitur thashetheme, veçanërisht në Iran, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga kërkesa për shkatërrimin e programit bërthamor të Teheranit, dhe tani synon kufizimin e tij.
Por, analistët paralajmërojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime të tilla. Derisa kalimi në bisedime teknike mund të nënkuptojë se ka zbutje të kërkesave amerikane, analistët thonë se shkatërrimi i programit bërthamor mund të mbetet ende synimi përfundimtar – ose të paktën mjet trysnie.
"Nuk kam menduar kurrë se shkatërrimi ishte synim i besueshëm", tha Richard Nephew, i cili ka shërbyer si ekspert për sanksionet në ekipin amerikan që arriti marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.
"Por, nëse kjo është ende në mendjen e administratës Trump, atëherë e ardhmja afatgjatë mbetet e zymtë", shtoi ai.
Ai theksoi se edhe gjatë negociatave që çuan në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA), pati bisedime teknike, edhe kur kërkesat amerikane mbeteshin maksimale.
Jason Brodsky, drejtor i politikave në organizatën Të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor (UANI), nuk e sheh trajektoren e tanishme si lëshim, por si trysni strategjike.
"Një doktrinë e Trumpit për Iranin po merr formë, ku Iranit i jepet një zgjedhje: Ose e shkatërroni vetë programin tuaj bërthamor, ose SHBA-ja dhe/ose Izraeli do ta bëjnë këtë për ju", tha ai.
A po përpiqet Irani të humbë kohë?
Disa, veçanërisht përkrahësit e shkatërrimit të programit bërthamor, argumentojnë se republika islamike po zvarrit negociatat derisa të skadojnë sanksionet e OKB-së.
Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërcënuar se do ta aktivizojnë mekanizmin e “rikthimit automatik” të JCPOA-së [Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët] – që do të rikthente sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit – nëse nuk arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara deri në fund të qershorit.
Megjithatë, ky mekanizëm skadon në tetor. Të dy analistët pajtohen se Irani e sheh si të vlefshme zvarritjen e procesit për ta shmangur trysninë, për ta shmangur rikthimin e sanksioneve ose thjesht për të humbur kohë.
"Ka vetëm një sasi të caktuar trysnie për ta kaluar kohën, sepse edhe pas skadimit të mekanizmit të rikthimit, SHBA-ja mbetet kundërshtar i fortë me fushatën e saj të sanksioneve kombëtare", tha Nephew.
"Irani do të donte ta arrinte një marrëveshje të mirë, por nëse jo, do të pranojë edhe kohë të humbur – dhe shtyrje të mundshme të ndonjë veprimi ushtarak – si shpërblim ngushëllues", shtoi ai.
Brodsky ofroi një qëndrim më të ashpër, duke i quajtur negociatat " mburojë" që Teherani e përdor për ta mbrojtur punën e tij bërthamore nga kontrollet ose veprimet e mëtejshme.
"Irani është i vetmi që humb nëse dështojnë negociatat", tha ai. "Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, nuk kanë nevojë për këto bisedime aq shumë sa Irani".
Si do të dukej një marrëveshje e mirë me Iranin?
Pavarësisht skepticizmit nëse shkatërrimi i programit bërthamor është ende kërkesë e arritshme, analistët pajtohen se një marrëveshje që kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit mund të jetë e vlefshme, nëse përfshin garanci kyçe.
"JCPOA [Plani Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët ] na jep shumë udhëzime këtu", tha Nephew. "Duhet t’i ketë tri gjëra: verifikim të kufirit, kufizime fizike që të mos mund të tejkalohet shpejt, dhe mundësi për pasoja nëse ata mashtrojnë."
Ai theksoi se, ndonëse është e pamundur që Irani të heqë sërish dorë nga centrifugat e avancuara, siç bëri në vitin 2015, "ende ka hapësirë për të gjetur një marrëveshje".
Megjithatë, Brodsky është skeptik se çfarëdo marrëveshje pos shkatërrimit të plotë mund ta ndalë vërtet Iranin nga përdorimi i programit bërthamor si përparësi.
Ai e konsideron kërcënim edhe pasurimin në nivele të ulëta – siç është kufiri prej 3.67 për qind i JCPOA-së.
"E drejta e tij për të pasuruar uranium në 3.67 për qind në kuadër të JCPOA-së ishte pjesë e një shantazhi", tha ai, duke iu referuar përpjekjeve të Iranit për të kërcënuar me zhvillimin e armëve bërthamore.
"Vazhdimi i këtij procesi negociatash bën që disa vëzhgues të besojnë se SHBA- ja ka pranuar të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit", tha Brodsky.
"Unë besoj se administrata Trump është ende duke përcaktuar format se si do të dukej një marrëveshje e pranueshme”, përfundoi ai./REL
VATIKAN- Përgatitjet për funeralin e nesërm të Papës Françesku po kulmojnë orë pas ore në Vatikan, me...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Rusia dhe Ukraina duan paqe dhe u bëri thirrje që të ulen në tryezën e bisedimeve...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për CBS Neës që do të transmetohet në rrje...
TAJLANDË- Një alarm u ngrit në Tajlandë të premten kur një avion i vogël policie u rrëzua pranë bregut t&eum...
IZRAEL- Edhe pse Papa Françesku ka 3 ditë që ka ndërruar jetë, Izraeli vetëm sot zyrtarisht ka shprehur ngushëllimet e tij ...
SHBA- Përveç garancive se SHBA-ja po ushtron presion të fortë ndaj Rusisë me synimin për t’i dhënë f...
GAZA- Izraeli do të nisë një sulm shumë më të madh në Rripin e Gazës, nëse pengjet nuk lirohen nga territori...
RUSI- Një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Moskë tha se Rusia rezervon të drejtën për t&eum...
ITALI- Zyra e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur se nga mëngjesi i djeshëm deri në mbrëmjen e sotme në orën 1...
GJERMANI- Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance bëri një ndalesë të shkurtër në bazën ajrore amerikane&n...