Mediat holandeze: Kapet ‘mbreti shqiptar i kokainës’, solli 7.5 ton kokainë në Roterdam, iu sekuestruan 232 pasuri
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Një qytetar nga Saranda denoncon në redaksinë e “PiranjaveNews”, rrezikut me të cilin përballet çdo ditë në...
Presidenti Bajram Begaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në di...
Pas nisjes së protestave masive në Tiranë dhe në diasporë për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...

Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Ambasada e Rusisë në Teheran ka thënë se reklamat – të cilat u ofrojnë burrave iranianë të moshës 18 deri në 45 vjeçare shpërblim deri në 20.000 dollarë për t’u regjistruar dhe më pas pagë mujore rreth 2.000 dollarë – janë të rrejshme.
Derisa vërtetësia e fletushkave është kundërshtuar nga Moska, dihet se Rusia ka përdorur rrjete të errëta për të rekrutuar mijëra të huaj për të luftuar për të në Ukrainë, përfshirë nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Kuba.
Radio Farda e Radios Evropa e Lirë (REL) i telefonoi në aplikacionin WhatsApp numrit të dhënë në reklamat e shfaqura. Personi i paidentifikuar që u përgjigj tha se fletushkat ishin pjesë e një fushate “zyrtare” rekrutimi nga Rusia dhe pretendoi – pa dhënë dëshmi – se ajo ishte “e bashkërenduar” me autoritetet iraniane.
“Të falsifikuara dhe kriminale”
Fletushkat janë shfaqur në Teheran ditët e fundit. Reklamat thonë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po rekruton njerëz për role të ndryshme, përfshirë ushtarë, operatorë dronësh dhe shoferë.
Ato ofrojnë paga të larta dhe bonuse për rekrutët, përfshirë bileta avioni drejt Rusisë, strehim falas, kujdes mjekësor dhe pagesa të pacaktuara. Edhe pse në shënjestër të reklamave janë burrat, ato ofrojnë punë edhe për gra me trajnim mjekësor.
Reklamat në gjuhën persiane përfshijnë informacion kontakti, duke përfshirë një e-mail adresë, një numër armen në WhatsApp dhe një kanal në Telegram.
Kur Radio Farda i kontaktoi në WhatsApp, thirrja u refuzua. Pas një mesazhi zanor për informacion shtesë, një person i paidentifikuar – që më vonë e përshkroi veten si “administrator i thjeshtë” – u përgjigj me mesazh tekstual, duke pretenduar se ndodhej në Moskë.
Ky person i paidentifikuar tha se fletushkat ishin pjesë e një fushate zyrtare ruse të rekrutimit në Iran. Ai shtoi se autoritetet iraniane ishin në dijeni për këtë fushatë.
Kanali në Telegram i reklamuar në fletushkë – Join To Russian Army For Foreigners – poston në rusisht, anglisht, persisht dhe arabisht. Kanali u hap më 4 nëntor dhe ka mbi 2.000 ndjekës.
Një mesazh në anglisht dhe persisht deklaron se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë “po hap dyert për qytetarë të huaj të gatshëm të nënshkruajnë kontratë dhe të shërbejnë me nder”.
Mesazhi shton: “Ju mirëpresim edhe nëse nuk flisni rusisht”.
Një postim tjetër në kanal përfshin një fotografi të dy burrave fytyrat e të cilëve janë të mbuluara me emotikone. Në mbishkrim thuhet: “Djemtë tanë nga Irani, mirë se vini në Rusi”. Postimi u bë më 7 dhjetor.
Ambasada ruse në Teheran, në një deklaratë të lëshuar më 9 dhjetor, tha se fletushkat ishin “të falsifikuara dhe me natyrë kriminale”.
“As Ambasada e asnjë nga strukturat zyrtare të shtetit rus nuk kanë asnjë lidhje me këtë letër”, thuhet në deklaratë, e cila u publikua nga media iraniane.
“Histori e dëshmuar”
John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington, i tha Radios Farda se, megjithëse nuk mund të fliste për vërtetësinë e fletushkave, “Rusia e ka një histori të qëndrueshme të rekrutimit të të huajve nga një gamë e gjerë vendesh për të luftuar në Ukrainë”.
Hardie tha se rekrutuesit rusë kanë synuar burra në vende më të varfra.
Këta rekrutë shpesh trajnohen shumë pak para se të dërgohen në vijën e frontit, tha ai.
Nicole Grajweski, hulumtuese në Programin e Politikave Bërthamore të Carnegie Endowment for International Peace, tha se fletushkat nuk ndjekin modelin e zakonshëm të Rusisë.
“Nuk është e qartë nëse pamfletet janë të mirëfillta, apo nëse Rusia do të përdorte një masë kaq të pakujdesshme për rekrutim”, tha ajo.
Ajo shtoi se, nëse Rusisë do t’i nevojitej personel shtesë, ka mundësi që ta bëjë këtë me aprovimin të nënkuptuar, ose edhe me përfshirjen e Qeverisë iraniane.
Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar publikisht ndaj fletushkave.
Ruajtja e numrit të trupave
Rusia ka zgjeruar rekrutimin e luftëtarëve të huaj pasi po përpiqet ta ruajë numrin e trupave përballë humbjeve të rënda në Ukrainë.
Ukraina pretendon se Moska ka rekrutuar të paktën 18.000 luftëtarë të huaj nga 128 vende. Më shumë se 11.000 koreanoveriorë po shërbejnë gjithashtu në luftë si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi ushtarak midis Moskës dhe Phenianit.
Rusia ka rekrutuar njerëz nga Kuba, Siria, Jordania, Nepali, India, Kenia dhe vendet e Azisë Qendrore duke përdorur një kombinim detyrimi, ryshfeti dhe mashtrimi, sipas ekspertëve.
Rritja e rekrutimit të të huajve pasqyron ngurrimin e Rusisë për të urdhëruar një tjetër mobilizim pas thirrjes kaotike të shtatorit 2022, e cila nxiti një eksod masiv rusësh.
Vlerësimet perëndimore sugjerojnë se ushtria ruse ka pësuar më shumë se një milion të vrarë dhe të plagosur që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Irani duket të jetë një territor i natyrshëm rekrutimi.
Irani, vend me 88 milionë banorë, po përjeton papunësi në rritje dhe varfëri gjithnjë e më të thellë, sepse ekonomia e tij ekonomi përballet me sanksione dërrmuese amerikane.
Irani dhe Rusia, pavarësisht mosbesimit dhe një historie të tensionuar, kanë thelluar marrëdhëniet vitet e fundit. Republika Islamike i ka ofruar Rusisë dronë të cilët Moska i ka përdorur në Ukrainë.
Teherani gjithashtu strehon miliona refugjatë dhe migrantë afganë, dhe rekrutuesit rusë duket se kanë synuar anëtarët e këtij komuniteti të margjinalizuar.
Ish-pjesëtarë të forcave të armatosura afgane që jetojnë në Iran, përfshirë komandot elitë të trajnuara nga SHBA-ja, kanë thënë më parë se po shqyrtonin shkuarjen për të luftuar si mercenarë në Ukrainë.
Tre ish-gjeneralë afganë i thanë Associated Press në vitin 2022 se Rusia po kërkonte të formonte një “legjion të huaj” dhe ofronte paga mujore rreth 1.500 dollarë./REL
Një Raport i ri Botëror për Pabarazinë paralajmëron se më pak se 60,000 nga njerëzit më të pasur në botë...
Parlamenti Evropian u prek thellë nga fjalimi emocional i Roman Oleksiyevit, një djalë 11-vjeçar nga Ukraina, i cili humbi nënë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një skemë të re imigracioni që u ofron vizë të përshpejtuar qytetarëve ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se një njoftim në lidhje me udhëheqësit botërorë që...
Ish-presidenti i Bolivisë, Luis Arce, thuhet se u arrestua dhe u dërgua në selinë e policisë të mërkurën. Ish-ministrja ...
Një zbulim mahnitës në një gërmim arkeologjik në Mbretërinë e Bashkuar po rishkruan kronologjinë e kohës kur...
Turistëve nga dhjetëra vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, do t’u kërkohet të dorëzojnë historikun...
Burri i një ish-finalisteje të Miss Zvicrës është akuzuar për vrasjen makabre të gruas së tij, të cilën e mbyt...
SHBA-të kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, tha Presidenti Donald Trump të mërkurën,...
Turistët nga dhjetëra vende (gjithsej 42) mund të detyrohen të japin historikun e tyre të mediave sociale për pesë ...