Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...

BRUKSEL- Komisioni Evropian tha të hënën se i kishte ofruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një marrëveshje tarifore “zero për zero” për të shmangur një luftë tregtare, ndërsa ministrat e BE-së ranë dakord t’u japin përparësi negociatave, por njëkohësisht të përgjigjen me kundërmasa javën e ardhshme.
Blloku prej 27 vendesh përballet me tarifa importi prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin, si dhe për makinat, dhe me tarifa më të gjera prej 20 për qind duke filluar nga e mërkura për pothuajse të gjitha mallrat e tjera, sipas politikës së Trumpit për të ndëshkuar vendet që, sipas tij, vendosin barriera të larta për importet amerikane.
Ministrat përgjegjës për tregtinë u takuan në Luksemburg të hënën për të debatuar për përgjigjen e BE-së dhe për të diskutuar marrëdhëniet me Kinën. Shumë prej tyre thanë se përparësi ishte nisja e negociatave për të hequr tarifat e Trumpit, në vend që t’i luftonin ato. Michal Baranowski, zëvendësministri i Ekonomisë së Polonisë, tha në një konferencë për shtyp pas takimit se homologët e tij në BE nuk donin të ishin “të nxituar për të sulmuar”.
Komisioneri për Tregtinë i BE-së, Maros Sefçoviq, tha se diskutimet me Uashingtonin ishin në faza të hershme dhe se ai kishte ofruar tarifa “zero për zero” për makinat dhe produkte të tjera industriale, duke thënë se shpreson se diskutimet mund të fillojnë së shpejti.
Megjithatë, këshilltari kryesor tregtar i Trumpit e hodhi poshtë të hënën shtytjen e miliarderit të teknologjisë Elon Musk për “tarifa zero” mes SHBA-së dhe Evropës, duke e quajtur pronarin e Tesla-s një “montues makinash” që varet nga pjesë të prodhuara në vende të tjera.
“Ndërkohë që BE-ja mbetet e hapur për – dhe e preferon fuqishëm – negociatën, ne nuk do të presim pafundësisht”, tha Sefçoviq, duke shtuar se blloku do të vazhdojë me kundërmasa dhe hapa për të shmangur përmbytjen e tregut nga importet e devijuara.
BE-ja pritet të miratojë këtë javë një set fillestar kundërmasash për importe nga SHBA-ja në vlerë deri në 28 miliardë dollarë, që përfshijnë nga fije dentare deri te diamantet, si përgjigje ndaj tarifave të Trumpit për çelikun dhe aluminin, dhe jo për tarifat më të gjera.
Por, edhe ky hap ka rezultuar i ndërlikuar, pasi Trump ka kërcënuar me një tarifë kundërpërgjigje prej 200 për qind për pijet alkoolike të BE-së nëse blloku vazhdon me një taksë të caktuar prej 50 për qind për alkoolin amerikan. Franca dhe Italia, eksportues të mëdhenj të verës dhe pijeve të forta, kanë shprehur shqetësim.
Sefçoviq tha se lista është në proces përfundimi, por do të jetë më e vogël nga sa ishte parashikuar fillimisht, për shkak të ankesave nga vendet e BE-së. Blloku do të nisë mbledhjen e tarifave më 15 prill, me një fazë të dytë që fillon një muaj më vonë.
Blloku pritet të përgatisë një pako më të madhe kundërmasash deri në fund të prillit, si përgjigje ndaj tarifave amerikane për makinat dhe mallrat e tjera.
Sefçoviq e bëri të qartë se BE-ja ishte e gatshme të shqyrtonte të gjitha opsionet e kundërpërgjigjes.
“Jemi të përgatitur të përdorim çdo mjet për të mbrojtur tregun e vetëm”, tha ai, duke përforcuar qëndrimin e ministrit francez të Tregtisë, Laurent Saint-Martin.
Në një luftë tarifash për mallrat, Brukseli ka më pak objektiva për të goditur sesa Uashingtoni, duke qenë se importet e mallrave nga SHBA në BE kapën vlerën e 334 miliardë eurove në vitin 2024, kundrejt 532 miliardë eurove eksporte të BE-së drejt SHBA-së.
Disa vende të BE-së, veçanërisht ato të ekspozuara më shumë ndaj tregtisë me Shtetet e Bashkuara, bënë thirrje për kujdes. Baranowski tha se vendet anëtare të BE-së ishin të hapura për të mbajtur të hapura opsionet, me theks te proporcionaliteti.
“U hodhën ide të ndryshme në tryezë. Disa vende përmendën shërbimet. Të tjera jo. Disa përmendën shërbimet digjitale, të tjera jo”, tha ai.
Ministri i Ekonomisë në largim i Gjermanisë, Robert Habeck, tha se BE-ja duhet ta kuptojë se ndodhet në një pozitë të fortë, nëse qëndron e bashkuar.
“Tregjet e aksioneve po bien tashmë dhe dëmi mund të bëhet edhe më i madh… Amerika është në një pozitë dobësie”, tha ai në Luksemburg./REL
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën (0...
GAZA- Presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe mbreti Abdallah i Jordanisë gjatë një deklarat&...
SHBA- Një investigim i “Observer” ka hedhur dritë mbi sjelljen e platformës së TikTok, e cila duket se po përfiton ekonom...
SHBA- Ndërsa vendet në mbarë botën luftojnë për të negociuar koncesione pasi Presidenti i SHBA Donald Trump p&eum...
KOSOVË- Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Aleancës...
STRASBURG- Një grup çiklistësh serbë po realizojnë një udhëtim prej 1.300 kilometrash drejt Parlamentit Evropian në ...
SHBA- Tarifat e Presidentit të SHBA Donald Trump kanë ndezur zjarre në tregjet globale të aksioneve, por a do të thotë kjo se ne...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për të diskutuar një armëpushim të plo...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë pritjes së kryeministrit norvegjez Jonas Gar Ster në Këshi...
KOSOVË- Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina kryeson listën. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Sta...