Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Deklaratat e Presidentit Donald Trump lidhur me Ukrainën dhe presidentin e saj Volodymyr Zelenski kanë shkaktuar shqetësime dhe kanë hedhur hijen e tyre edhe ndaj vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në Kiev.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se kishte pasur një diskutim të mirë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg. Patëm një shkëmbim të detajuar për situatën ushtarake, riatdhesimin e të burgosurve të luftës dhe garanci efektive për sigurinë, shkroi Zelenskyj në platformën X.
Pas ditësh akuzash të ashpra nga presidenti amerikan Donald Trump kundër Zelenskyyt dhe reagimeve të zemëruara nga Kievi, Zelenskyy po përdor tani një ton të fortë miqësor. "Ne duhet dhe mund të arrijmë një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në mënyrë që Rusia të mos kthehet kurrë me luftë”, tha Zelensky.
Lëndët e para dhe mineralet e rralla nga Ukraina
Deklaratat e tij lënë vend për interpretimin se temë e bisedës ishin edhe të drejtat e mundshme të SHBA-së për lëndët e para ukrainase. "Ukraina është gati për një marrëveshje të fortë, efektive investimi dhe sigurie me Presidentin e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Zelensky në platformën X.
Trumpi i var ndihmat e SHBA-së për Ukrainën e sulmuar nga Rusia nga qasja në mineralet e rralla të Ukrainës, shfrytëzimi i të cilave është ekonomikisht fitimprurës dhe strategjikisht i rëndësishëm. Zelenskyj e ka refuzuar projekt-marrëveshjen fillestare të dërguar nga Uashingtoni.
Marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën
Shpërthimet e presidentit Trump duket se po e rëndojnë vizitën e dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën. Kështu p.sh. ish-gjenerali Kellogg nuk doli pas takimit me presidentin Zelenski para shtypit siç ishte planifikuar më parë. Konferenca për shtyp u anulua me kërkesë të palës amerikane, njoftuan mediat ukrainase, duke cituar zëdhënësin e Zelensky, Serhiy Nykyforov.
SHBA-ja ka qenë deri tani mbështetësja më e rëndësishme e Ukrainës, por Trump tani po largohet në mënyrë drastike nga ky kurs. Trumpi dëshiron t'i japë fund luftës - por nga ana tjetër po shtohet frika se ai dhe shefi i Kremlinit Vladimir Putin mund të marrin vendime pa e pyetur Ukrainën./DW
VATIKAN- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgoi një letër Papa Françeskut , i cili është...
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropa duhet të financojë ndihmën për Ukrainën duke shfrytëzuar asetet e ngri...
BERLIN- Votuesit gjermanë do të shkojnë të dielën në qendrat e votimit për të zgjedhur një parlament të ri q...
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar që ta ...
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se priste një vizitë të Presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Ba...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bëri një deklaratë të mërkurën, ndërsa përshëndeti ven...
SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz tha se presidenti ukrainas ...
IZRAEL- Policia në Izrael po heton raportet për shpërthimet që përfshinin tre autobusë në Bat Yam, në jug të Tel ...
SHBA- Deklaratat e bëra gjatë kësaj jave nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, se Ukraina ishte përgjegjëse p&eum...