Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...

Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë - janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë.
Një kryengritje rinore që duket siku nuk do të mbarojë kurrë, por rezultati i së cilës është plotësisht i pasigurt. Një kryengritje kundër korrupsionit, kundër sundimit autoritar të Presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili po përgjigjet me propagandë nëpërmjet mediave pro-qeveritare, duke pretenduar se është një "revolucion me ngjyra" i orkestruar nga jashtë.
Si mund të zgjojë një brez shpresë të re për të përmbysur regjimin që ka sunduar 6.7 milionë banorët e këtij vendi të Ballkanit Perëndimor me grusht të hekurt që nga viti 2012? Dhe çfarë u jep studentëve besimin për të kapërcyer dekada nepotizmi?
E gjitha filloi më 1 nëntor 2024, në orën 11:52 të paradites. Papritmas, një tendë masive prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit, u shemb. Gjashtëmbëdhjetë vetë u vranë. Ajo që e bëri këtë edhe më të rëndë ishte se stacioni i ishte nënshtruar kohët e fundit një rinovimi në shkallë të gjerë, por askush nuk e kishte kontrolluar qëndrueshmërinë e tendës. Opozita dhe disa media të pavarura folën për korrupsion, dhe studentët shpejt iu bashkuan.
"Mendoj se kjo ishte pika e fundit që e derdhi kupën", thotë Jelena Popadiç, një studente nga Novi Sadi, me të cilën DW foli disa herë gjatë vitit. "Vjedhja ka ndodhur këtu për aq kohë sa njerëzit janë mësuar me të, në një mënyrë të çuditshme. Por tani korrupsioni ka kushtuar jetë njerëzish."
Pas tragjedisë u zhvilluan tubime përkujtimore në të gjithë vendin, në mes të kryqëzimeve, gjithmonë në orën 11:52 të paradites. Menjëherë pas kësaj, filluan bllokadat e të gjitha universiteteve shtetërore. Studentët u organizuan në të ashtuquajturat seanca plenare, bazuar në parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.
Vuçiç, figura kryesore e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, një parti "gjithëpërfshirëse” pa një ideologji të qartë që manovron midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës – fillimisht u habit nga shkalla e kryengritjes. Por ai nuk ishte i vetmi: Në Serbi, brezi Z, e cila më parë konsiderohej politikisht e painteresuar, po ngrihej për herë të parë.
"Përveç mobilizimit të qytetarëve dhe më të moshuarve, ata ia dolën mbanë edhe me mobilizimin e të rinjve", thotë Vladan Djokic, Rektor i Universitetit të Beogradit. "Ata madje iu drejtuan njerëzve më të rinj se vetja - nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe nxënësve të shkollave fillore. Kjo jep shpresë se brezat e ardhshëm do të kujdesen për shoqërinë tonë dhe do të kontribuojnë në mënyrë aktive për një shtet më të mirë dhe më demokratik, ku sundimi i ligjit është më shumë sesa thjesht një fjalë", theksoi Djokic në një intervistë me revistën javore Vreme.
Presidenti Vuçiç fillimisht iu përgjigj këtij kundërshtari të ri dhe të paparashikueshëm me një përzierje kërcënimesh dhe lëshimesh, ndërroi qeverinë dhe u premtoi të rinjve kredi të lira për strehim. Por nga perspektiva e studentëve, pika më e rëndësishme mbeti e paplotësuar: një hetim i drejtë për shembjen e çatisë dhe publikimi i të gjithë dokumentacionit mbi rinovimin e stacionit.
Që nga vera, kur bllokadat e universiteteve përfunduan dje qeveria u hoqi pagat e profesorëve, akuzat kundër policisë për sulme brutale janë shtuar. Dhjetëra protestues paqësorë janë rrahur, ndërsa të tjerë kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur "rendin kushtetues".
Në një intervistë të kohëve të fundit me Frankfurter Allgemeine Zeitung, Vuçiç përsëri nuk paraqiti prova për një komplot të madh nga agjencitë perëndimore të inteligjencës - por ai e la të nënkuptohej përsëri: "Unë kurrë nuk thashë se gjithçka ishte organizuar nga jashtë. Por është financuar mirë nga jashtë, sepse këta njerëz nuk kanë para të mjaftueshme për ta paguar vetë", tha Vuçiç. "Për shembull, këta studentë që kanë bllokuar universitetet duhet të hanë gjithashtu tre herë në ditë."
Për një kohë të gjatë, Bashkimi Evropian heshtte për aludime të tilla, pasi ishte e lehtë të punohej me Vuçiçin. Njohës të situatave në Ballkan thonë, se kjo për shkak të gatishmërisë së tij për të bërë kompromis për çështjen e Kosovës - dhe se ai i premtoi Gjermanisë litium serb dhe gjysmë-fshehurazi furnizoi Ukrainën me armë dhe municione, pavarësisht "miqësisë së tij tradicionale" me Rusinë.
Por tani edhe kjo po ndryshon. Partia Popullore Evropiane (PPE) po shqyrton statusin e asociuar të partisë së Vuçiçit në aleancën konservatore. Gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mbeti dukshëm e ftohtë ndaj Vuçiçit.
Kjo qeveri as nuk po e çon Serbinë drejt BE-së dhe as nuk po zbaton reformat e nevojshme, thotë Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, një OJQ me seli në Beograd. "Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë qenë në rrugë për një vit. Sepse çdo ditë ka dikë në forcat e policisë që rreh njerëz - dhe e di se nuk do të shihet kurrë si përgjegjës", tha Besiri për DW. Por për sa kohë që nuk del një alternativë e qartë politike ndaj Vuçiçit, BE-ja do ta ketë të vështirë të bashkëpunojë me askënd tjetër përveç qeverisë aktuale serbe.
Studentët përgatisin lista zgjedhore
Shumë veta besojnë se kjo alternativë mund të vijë nga radhët e studentëve. Nga protestat në rrugë dhe bllokadat e universiteteve, ata tani janë zhvendosur drejt politikës tradicionale - dhe po kërkojnë zgjedhje të reja. Vuçiç deri më tani e ka hedhur poshtë këtë, por lë të kuptohet se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Presidenti i monitoron nga afër sondazhet e opinionit. Një listë profesorësh, intelektualësh dhe aktivistësh të të drejtave civile që po përpilohet aktualisht nga studentët është qartësisht në kryesim - edhe pse zyrtarisht nuk ekziston ende. Por një kryesim në sondazhe nuk ka shumë rëndësi në Serbi. Qeveria ka fituar qartë të gjitha zgjedhjet në vitet e fundit - jo vetëm sepse kontrollon sektorin publik dhe mobilizon ose zhvat votat e atyre që janë të punësuar atje.
Studentët nuk dekurajohen. Ata janë të përgatitur të mbrojnë çdo fletë votimi sa herë që mbahen zgjedhjet. Ata vazhdojnë të distancohen nga opozita e vendosur në Serbi, e cila është e fragmentuar, e dobët dhe i mungon shumë besimi.
Çfarë i dallon ato nga protestat e mëparshme, të dështuara kundër sundimit të Vuçiçit? "Mendoj se ndryshimi qëndron te njerëzit. Njerëzit e kanë kuptuar se është tani ose kurrë", thotë studentja Jelena Popadiç. "Ata nuk do të dorëzohen. Të rinjtë nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta këtu thjesht nuk ka kuptim. Ky është shansi ynë i fundit.
Një tjetër tubim masiv është planifikuar për të shtunën, më 1 nëntor, në Novi Sad - ku gjithçka filloi me një tragjedi një vit më parë. Autoritetet kanë paralajmëruar tashmë për dhunë të dyshuar të afërt - një paralajmërim që studentët e interpretojnë si një kërcënim të maskuar të dhunës policore. Por ata nuk janë të frikësuar./DW
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë deklaratat e Moskës mbi rrethimin e forcave ukrainase në Kupyansk dhe Pokrovsk, duke i ...
Uashingtoni dhe Pekini janë pranë një marrëveshjeje tregtare që synon të parandalojë vendosjen e tarifave 100% mbi mallrat ...
Sekretari i thesarit amerikan, Scott Bessent, deklaroi të dielën se SHBA-ja dhe Kina kanë finalizuar detajet e një marrëveshjeje q&eu...
Lule, çokollata dhe një mesazh nga Vladimir Putin iu dorëzuan republikanes Anna Polina Luna nga “krahu i djathtë” i presiden...
Një situatë e pazakontë është regjistruar këtë fundjavë në Lituani, ku autoritetet u detyruan të mbyllin p&e...
Nga Anais Ginori, La Repubblica Një javë pas grabitjes sensacionale në Luvër, hetimi ka bërë një përparim të par...
Një plan i guximshëm për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë për të dhënë një hua prej 140 milia...
Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Universitet...
Në zemër të Athinës, në Sheshin Syntagma, aty ku ishte shkruar me bojë të kuqe emri i djalit të tij, Pano Ruçi ...
Një makinë ka rënë nga një urë mbrëmë në Gallura: në bord ishin pesë të rinj. Një djalë ...