Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
PALESTINA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do ta njohin shtetin palestinez më 28 maj, një hap drejt një aspirate të gjatë palestineze që erdhi mes zemërimit ndërkombëtar për numrin e viktimave civile dhe krizën humanitare në Rripin e Gazës pas ofensivës së Izraelit.
Vendimet e trefishta dhe pothuajse të njëkohshme mund të rezultojnë vrull për njohjen e një shteti palestinez nga vendet e tjera të BE-së dhe mund të nxisin hapa të mëtejshëm në Kombet e Bashkuara, duke thelluar izolimin e Izraelit. Shembullin mund ta ndjekin Malta dhe Sllovenia, të cilat gjithashtu janë në mesin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
Rreth 140 nga 190 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur tashmë një shtet palestinez. Vendimi i OKB-së i vitit 1948 që krijoi Izraelin, parashikonte një shtet fqinj palestinez, por rreth 70 vjet më vonë kontrolli i territoreve palestineze mbetet i ndarë dhe ofertat për anëtarësim në OKB janë mohuar.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez që ekziston përkrah Izraelit si një zgjidhje për konfliktin më të vështirë të Lindjes së Mesme, por këmbëngulin se shtetësia palestineze duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Negociata thelbësore nuk ka pasur që nga viti 2009.
Megjithëse vendet e BE-së dhe Norvegjia nuk do ta njohin një shtet ekzistues, vetëm mundësinë për një të tillë, simbolika ndihmon në ngritjen e pozitës në nivel ndërkombëtar të palestinezëve dhe shton presionin mbi Izraelin për të hapur negociatat për përfundimin e luftës. Gjithashtu, ky hap i jep rëndësi shtesë çështjes së Lindjes së Mesme përpara zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian, kur rreth 370 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë teksa një rritje e madhe e së djathtës ekstreme është në skenë.
Presioni diplomatik ndaj Izraelit është rritur teksa beteja me Hamasin - i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - ka hyrë në muajin e saj të tetë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me një diferencë të konsiderueshme më 11 maj për t'i dhënë "të drejta dhe privilegje" të reja Palestinës në shenjë të mbështetjes në rritje ndërkombëtare për një votim për anëtarësimin.
Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë thanë në mars se po e shqyrtonin njohjen e një shteti palestinez si "një kontribut pozitiv" drejt përfundimit të luftës. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, së fundmi kishte deklaruar:
"Unë e bëj këtë për bindje morale, për një kauzë të drejtë dhe sepse kjo është mënyra e vetme që të dyja shtetet, Izraeli dhe Palestina, të jetojnë së bashku në paqe".
Edhe pse dhjetëra vende e kanë njohur Palestinën, asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk e ka bërë këtë dhe është i paqartë ndryshimi që mund të sjellë lëvizja e këtyre tri vendeve. Megjithatë, njohja e tyre do të shënonte një arritje të rëndësishme për palestinezët, të cilët besojnë se kjo i jep legjitimitet ndërkombëtar luftës së tyre. Pak ka të ngjarë të ndryshojnë gjërat në terren në një afat të shkurtër. Bisedimet për paqe kanë ngecur dhe Qeveria e vijës së ashpër e Izraelit refuzon ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër shtetësisë palestineze.
Izraeli reagoi menjëherë të mërkurën duke tërhequr ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia. Qeveria izraelite kritikoi bisedimet për pavarësinë e Palestinës duke i quajtur si një "shpërblim" për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1200 njerëz dhe çoi në rrëmbimin e mbi 250 të tjerëve. Ajo kundërshton çdo lëvizje për të legjitimuar palestinezët ndërkombëtarisht.
Hapa si ata të tri vendeve evropiane të mërkurën, do të forcojnë pozicionin palestinez dhe do të dëmtojnë procesin e negociatave, thotë Izraeli, duke këmbëngulur se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes negociatave.
Izraeli shpesh u përgjigjet vendimeve të vendeve të huaja që konsiderohen se shkojnë kundër interesave të tij, duke thirrur ambasadorët e këtyre vendeve dhe gjithashtu duke ndëshkuar palestinezët përmes masave të tilla si ngrirja e transfereve të taksave për Autoritetin Palestinez me para të gatshme. Rreth 140 vende e kanë njohur tashmë shtetin palestinez, apo më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Disa fuqi të mëdha kanë treguar se qëndrimi i tyre mund të jetë duke evoluar mes protestave për pasojat e ofensivës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ministria nuk bën dallim midis joluftëtarëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se njohja e Palestinës nuk mund të vijë derisa Hamasi të mbetet në Gaza, por se kjo mund të ndodhë derisa negociatat izraelite me liderët palestinezë janë në zhvillim e sipër. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në shkurt se nuk është “tabu” që Franca ta njohë shtetin palestinez.
Marrë nga REL
Foto ilustruese SERBI- Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë me qendër në Beograd përmes një letre i ka bërë...
Foto ilustruese MAQEDONI- Në Maqedoninë e Veriut më 22 maj po rivotohet në shtatë vendvotime në njësinë e pestë...
Foto ilustruese PALESTINË- Norvegjia do të njohë ekzistencën e shtetit palestinez nga 28 maji. Lajmin e njoftoi sot kryeministri norveg...
Përkujtimi ANGLI- Kanë kaluar shtatë vjet nga sulmi i 22 majit të viti 2017 në koncertin e Ariana Grande-s në Manchester. Nga...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dërguar një mesazh të ri udhëheqjes së Maqedonisë s&eum...
Foto ilustruese SHBA- Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bash...
Viktimat BRAZIL- Një 16-vjeçar ndërmori një akt të rëndë duke vrarë prindërit dhe motrën për shkak...
foto ilustruese BRUKSEL- Më pak se 20 ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, ku qytetarët e 27...
antony blinken SHBA- Administrata e Presidentit Joe Biden është e gatshme të punojë me Kongresin për sanksione të mundshme ku...
Funerali i Raisi IRAN- Esmat Vatanparast humbi 11 anëtarë të familjes së gjerë gjatë ekzekutimeve masive të të burg...