BOTA

Analiza e REL: Pezullimi i ndihmave amerikane do të jehojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 18:57
Analiza e REL: Pezullimi i ndihmave amerikane do të jehojë në
Foto ilustruese

SHBA- Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të gjithë botën po përcjellin me shqetësim planet e Uashingtonit, pasi presidenti i sapobetuar amerikan, Donald Trump, e pezulloi ndihmën për vendet e huaja, në pritje të një vlerësimi nga administrata e tij.

Në Kosovë, një përpunues i drurëve shpreson se Uashingtoni nuk do t’ia kthejë shpinën vendit të tij. Në Afganistan, ngrirja e ndihmave amerikane do të ishte “katastrofike” për miliona qytetarë në nevojë të këtij vendi, thotë udhëheqësi i një grupi të madh ndërkombëtar të ndihmës.

Në Ukrainë, një aktiviste kundër korrupsionit thotë se ndërprerja e financave nga SHBA-ja, mund të sinjalizojë pakësimin e mbështetjes nga ky vend për reformat demokratike. Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për pezullimin e ndihmave amerikane për zhvillim për 90 ditë, duke thënë se “asnjë ndihmë e mëtejshme e Shteteve të Bashkuara, nuk do të jepet në atë mënyrë që nuk përkon plotësisht” me politikën e tij të jashtme.

Urdhri i Trumpit nuk specifikoi se cilat vende, programe ose pranues të këtyre ndihmave do të preken dhe nuk ishte menjëherë e qartë se si do të ndikojë ai në ndihmat tashmë të përvetësuara nga Kongresi amerikan në buxhetin federal.

Kreshnik Shehu, një përpunues i drurëve në Kosovë, thotë se ndihma e SHBA-së ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e eksporteve të kësaj lënde. Kompania e Shehut, ashtu si edhe sektori i drurit në përgjithësi në Kosovë, kanë përfituar nga financimet e USAID-it (Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar).

“Në vitin 2014, eksportet në sektorin tonë ishin 2.5 milionë euro”, thotë Shehu për Radion Evropa e Lirë.

“Sot, ato janë më shumë se 150 milionë euro. Kjo tregon se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, kontributi i USAID-it ka qenë shumë i madh. Ai ka qenë një faktor vendimtar në rritjen e këtij sektori”, shton Shehu.

USAID-i thotë se ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.

“Nëse ajo ndihmë nuk do të ekzistonte, do të kishim mbetur shumë vite prapa”, thotë Shehu, kompania e të cilit e ka selinë në qytetin e Drenasit.

Shehu thotë se “nuk dua të besoj se USAID-i do të na kthejë shpinën”.

“Ne ende kemi nevojë për të, sepse ende nuk jemi rritur sa duhet për të përballuar konkurrencën e pabesueshme në tregun ndërkombëtar”, thotë ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, konfirmon se USAID-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“USAID-i vazhdon të ndihmojë shoqata dhe biznese të shumta, përfshirë ndërmarrje të udhëhequra nga gratë, kompani të teknologjisë informative dhe biznese të orientuara nga eksporti”, thotë Rafuna.

Ai shton se USAID-i ka ndihmuar edhe në uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ka qenë i rëndësishëm në ofrimin e ndihmës për gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet tregtare, që përfshinin eksportet dhe importet në tregjet serbe dhe rajonale. Pra, përveç nxitjes së zhvillimit ekonomik, USAID-i ka luajtur një rol jetik në uljen e tensioneve mes dy vendeve”, sipas Rafunës.

Trump, prej kohësh, ka qenë kritik ndaj ndihmave të SHBA-së për vendet e huaja, të cilat përbëjnë rreth 1 për qind të buxhetit federal.

“Ne do të japim ndihma vetëm për ata që na respektojnë dhe, sinqerisht, janë miqtë tanë”, ka thënë Trump gjatë mandatit të parë presidencial, derisa ka mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara në vitin 2018.

Në një deklaratë të lëshuar më 22 janar, sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, i zgjedhur nga Trump, ka thënë:

“Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim, duhet të justifikohet me përgjigje në tri pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, Jan Egeland, shpreson të mos ketë ngrirje të ndihmave humanitare për Afganistanin.

“Nëse ka, do të ishte katastrofike për më shumë se 22 milionë afganë që kanë nevojë për ndihmë”, thotë Egeland për Radion Evropa e Lirë.

Prej se talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan në vitin 2021, Uashingtoni ka ofruar gati 3 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin, sipas Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit.

Kërkesa për buxhetin e vitit 2025 nga administrata e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, përfshinte edhe rreth 104 milionë dollarë për shëndetësinë, arsimin dhe forma të tjera të ndihmës për Afganistanin. Një vit më parë, kjo shumë ishte 143 milionë dollarë. Urdhri ekzekutiv i Trumpit i jep Rubios fuqi për ta shtyrë pauzën tremujore për “programe specifike”.

Egeland shpreson se do të ketë përjashtim për ndihmat humanitare për Afganistanin, nga i cili SHBA-ja tërhoqi forcat e saj në gusht të vitit 2021 - pas një pranie 20-vjeçare.

“Ndihma për zhvillim nuk shkon për regjimin, nuk shkon për udhëheqjen. Ajo u shkon njerëzve shumë të varfër që kanë nevojë për ndihmë”, thotë Egeland.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar refuzoi të komentojë, kurse Shtëpia e Bardhë nuk u përgjigj. Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, USAID-i i ka ofruar Ukrainës miliarda dollarë në ndihma humanitare, ndihma zhvillimore dhe mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore.

Trump e ka kritikuar shumën e këtyre ndihmave - përfshirë edhe miliarda dollarët në armë - që administrata Biden ia ka dhënë Ukrainës. Svitlana Musiak, studiuese në Komisionin e Pavarur Kundër Korrupsionit (NAKO), me qendër në Kiev, thotë për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i fondeve të USAID-it për Ukrainën, mund të ndikojë negativisht në programet e shoqërisë civile dhe “të sinjalizojë reduktimin e mbështetjes së SHBA-së për reforma demokratike dhe stabilitet ekonomik në vend”.

“Situatat e tilla mund ta komplikojnë zbatimin e ndryshimeve, por nuk do t’i ndalojnë ato [organizatat e shoqërisë civile]”, thotë Musiak. Andriy Kravchuk, përfaqësues i grupit për të drejtat e komunitetit LGBT “Bota jonë”, e cilëson ndihmën e SHBA-së për shoqërinë ukrainase si “shumë domethënëse, por jo vendimtare”.

“Ne shpresojmë se Departamenti i Shtetit [në SHBA] do të vazhdojë t’i mbështesë aktivitetet tona, pasi ai, në fund të fundit, i përdor të dhënat tona për raportet e tij vjetore për Ukrainën”, thotë Kravchuk.

“Ne kemi marrë fonde prej tyre edhe gjatë mandatit të parë të presidentit Trump”, përfundon ai./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë