BOTA

Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë

n.f Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 17:26

Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për

AFGANISTAN- Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) tha se po kërkon që të lëshohen fletarrestime ndaj udhëheqësve të lartë talibanë në Afganistan lidhur me përndjekjen e grave, që është krim kundër njerëzimit. Karim Khan tha se ka arsye të bazuara për të dyshuar se udhëheqësi suprem, Haibatullah Akhundzada, dhe shefi i drejtësisë, Abdul Hakim Haqqani “kanë përgjegjësi kriminale për krimin kundër njerëzimit të përndjekjes mbi baza gjinore”.

Khan tha se gratë dhe vajzat afgane, por edhe komuniteti LGBTQ, po përballen “me përndjekje të paprecedent, të paarsyeshme dhe të vazhdueshme” nga talibanët.

“Veprimi ynë sinjalizon se status quo-ja për gratë dhe vajzat në Afganistan është e papranueshme”, shtoi Khan.

Gjykatësit e GJNP-së tani do ta shqyrtojnë kërkesën e Khanit para se të vendosin nëse do të lëshojnë fletarrestime, proces që mund të marrë javë apo muaj kohë. Gjykata, me seli në Hagë, është themeluar për të vendosur për krimet më të tmerrshme në botë, sikurse janë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Ky institucion nuk ka mekanizma për zbatimin e vendimeve dhe mbështetet te 125 shtetet anëtare që të zbatojnë fletarrestimet. Teorikisht, kjo nënkupton që kushdo që është subjekt i një fletarrestimi të lëshuar nga GJNP-ja nuk mund të udhëtojë në një vend anëtar nga frika se mund të arrestohet.

Khan paralajmëroi se së shpejti do të dërgojë edhe kërkesa të tjera për të lëshuar fletarrestime edhe për zyrtarë të tjerë talibanë. Kryeprokurori tha se edhe krime të tjera kundër njerëzimit po kryhen, përveç përndjekjes.

“Rezistenca apo kundërshtimi i perceptuar ndaj talibanëve ishte dhe është shtypur brutalisht përmes kryerjes së krimeve, përfshirë vrasjen, burgosjen, torturën, përdhunimin dhe forma të tjera të dhunës seksuale, zhdukjen me forcë dhe akteve të tjera çnjerëzore”, tha ai.

Pasi u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, talibanët u zotuan se nuk do të aplikonin politika të ashpra sikurse herën e parë kur ishin në pushtet nga viti 1996-2001. Por, shumë shpejt ata vendosën kufizime ndaj grave dhe vajzave dhe Kombet e Bashkuara kanë thënë se kjo përbën “aparteid gjinor”.

Në bazë të interpretimit të talibanëve të Ligjit islamik të Sheriatit, që zbatohet nga Akhundzada, grave dhe vajzave u janë vendosur kufizime të ashpra ndaj të drejtave të tyre. Talibanët ua kanë ndaluar vajzave shkollimin e mesëm dhe grave ua kanë ndaluar vijimin e arsimit universitar. Autoritetet po ashtu kanë vendosur kufizime sa i përket punësimit të grave në organizata joqeveritare dhe në sektorin publik.

Sallonet e bukurisë janë mbyllur, sikurse edhe palestrat dhe banjat, teksa grave u ndalohet që të vizitojnë parqet publike dhe nuk iu lejohet të udhëtojnë në distanca të gjata pa shoqërimin e një mashkulli.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe komuniteti ndërkombëtar kanë dënuar këto kufizime, duke thënë se këto vendime janë arsye kryesore pse shtetet nuk i njohin zyrtarisht talibanët si udhëheqës të Afganistanit. Talibanët vazhdimisht hedhin poshtë kritikat ndërkombëtare për politikat e tyre, duke thënë se qytetarët kanë të gjitha të drejtat sipas Ligjit të Sheriatit./REL

kryeprokurori i gjnp-së karim khan talibane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë