Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...

GJERMANI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të udhëtojë sot për në Gjermani për një vizitë të shkurtër, gjatë të cilës do të diskutojë me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kievi është duke u bërë thirrje aleatëve të vet perëndimorë të ndërmarrin hapa urgjent për t’i dhënë fund luftës. Konflikti i zgjeruar në Lindjen e Mesme pritet të jetë gjithashtu lart në agjendën e bisedimeve mes liderëve.
Biden fillimisht planifikoi ta mbante një takim më të madh me mbështetësit ushtarak të Ukrainës në bazën ajrore amerikane në Gjermani, Ramstein, javën e kaluar gjatë një vizite të paraparë treditore. Por, ai e anuloi atë vizitë për t’u marrë me pasojat e uraganit Milton.
Tani, presidenti amerikan do ta kryejë një vizitë të shpejtë. Ai pritet të mbërrijë në Gjermani të enjten vonë dhe të takohet me presidentin dhe kancelarin e Gjermanisë të premten në mëngjes, para se të takohet me katërshen evropiane pasdite. Ai po e bën këtë vizitë në një javë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i vizitoi vendet perëndimore për ta paraqitur “planin e fitores” për t’i dhënë fund pushtimit të plotë nga Rusia, i cili nisi në shkurt 2022.
"Situata në fushëbetejë në Ukrainë, trajektorja e luftës dhe si mund aleatët ta mbështesin më së miri Ukrainën, do të jenë temë diskutimi", tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane para vizitës së Bidenit, në lidhje me takimin me udhëheqësit evropianë.
Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën në Parlamentin gjerman se SHBA-ja dhe Gjermania nuk do ta ndalin ndihmën për Ukrainën.
"Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj, si dhe të demokracisë së saj. Dhe, ne do të vazhdojmë të jemi të tillë", tha Scholz.
"Por kjo është një kohë kur, përveç mbështetjes sonë të qartë për Ukrainën, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kuptuar se si mund të sigurohemi që kjo luftë të mos vazhdojë përgjithmonë, që të mos vazhdojë të vrasë një numër të pabesueshëm grash dhe burrash", shtoi ai.
Zelensky thotë se plani i tij, i cili do të përfshinte ftesë të pakushtëzuar për Ukrainën për t'iu bashkuar NATO-s tani, synon ta detyrojë Kremlinin të negociojë në mirëbesim. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë aleatë të ngushtë të Izraelit, i cili është bërë gjithnjë e më i izoluar për shkak të fushatës së tij ushtarake në enklavën palestineze të Gazës, ku autoritetet vendase thonë se janë vrarë më shumë se 42.000 njerëz.
"Ne nuk do të pranojmë që Irani të sulmojë Izraelin me raketa", tha Scholz të mërkurën.
"Kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ketë destabilizim të mëtejshëm të rajonit. Dhe, Irani po luan me zjarrin. Kjo duhet të ndalet", shtoi ai./ REL
AZIA- Korea e Veriut konfirmoi të enjten se Kushtetua e saj e ndryshuar rishtazi e përcakton Korenë e Jugut si “vend armik” pë...
SHBA- Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News" të mërkurën, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris u pye...
SHBA- Presidenti Joe Biden zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy lidhur me ndihm&eum...
ARGJENTINA- Ylli i “One Direction”, Liam Payne ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i kati...
grupi i afganeve KOSOVË- Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i s...
SHBA- Kandidati republikan, Donald Trump ka renditur disa komplimente për Kamala Harris. Gjatë fushatës në Miami Trump u pyet nga nj&...
rutte dhe zelenskyy SHBA- Vendet anëtare të NATO-s janë pranë përmbushjes së një premtimi prej 40 miliardë...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter, i cili dëshiroi të kishte jetuar mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harrisin në...
murale me motive etnike ne shkup SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitijan Mickoski, të mërkurën gjatë...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndih...