Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SIRI- Sundimtari i rrëzuar sirian Bashar al-Assad iku në Moskë pasi u arratis nga Damasku të dielën, ku i është dhënë azil politik. Kremlini ishte një nga mbështetësit kryesorë të Assadit në përpjekjet brutale të qeverisë së tij për të mposhtur rebelët. Disa ditë më parë roli i Moskës në Siri dukej i palëkundur, por tani, sipas ekspertëve, Kremlini do ta ketë të vështirë të rifitojë terrenin e humbur.
Flamuri i opozitës siriane u ngrit të hënën në ambasadën e Sirisë në Moskë, një tregues se Rusia ka humbur një aleat kyç në Lindjen e Mesme dhe se tani duhet të rimendojë strategjinë dhe aleancat e saj në rajon.
Kremlini i dha azil udhëheqësit të rrëzuar sirian dhe familjes së tij dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar këtë çështje. Për Moskën, rënia e Asadit është një goditje e rëndë.
“Ndërhyrja e Moskës në Siri ishte një mënyrë për të treguar se ajo është një fuqi botërore dhe e aftë për të ndikuar jashtë fqinjëve të saj të afërt. Pra, sa i përket ndikimeve gjeopolitike, kjo tregon se Rusia është më pak e fuqishme nga sa do të donte të shihej në pjesën tjetër të botës”, thotë Kate Johnston nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane.
Moska është përfshirë në luftën e Sirisë që nga viti 2015 për të mbështetur Assadin, duke investuar burime dhe jetët e ushtarëve rusë, që tani mund të cilësohet si një investim i dështuar. Analistët thonë se janë të tjerët ata që do të përfitojnë nga rënia e Assadit pas luftës civile 13-vjeçare të Sirisë.
“Fituesi i madh këtu është Turqia. Erdogani është shumë i kënaqur, Trumpi ka sugjeruar se do të largojë ushtarët amerikanë nga Siria. Ndikimi i Turqisë në atë vend bëhet më i rëndësishëm. Pra, vlera e Erdoganit dhe Turqisë rritet, ndërsa e Rusisë bie”, thotë Mark Hannah nga Instituti për Çështjet Globale.
Zyrtarët e Kremlinit thanë se janë në kontakt me autoritetet e reja, duke lënë të kuptohet se Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje për të ruajtuar praninë e saj në Siri. Por, roli i Moskës në shtypjen e popullit sirian nga Assadi mund të jetë një kujtim i vështirë për t’u harruar.
“Ne pamë Rusinë duke bombarduar spitale, shkolla, duke mbështetur Assadin në bombardimin e popullsisë, duke mbështetur atë kur përdori armë kimike. Kështu që, nuk mendoj se ndonjë qeveri e ardhshme, cilado qoftë përbërja e saj, mund të harrojë papritur mizoritë që Rusia shkaktoi mbi popullsinë civile”, thotë Neil Quilliam nga organizata ‘Chatham House’.
Deri para një muaji për shumë ishte e paimagjinueshme rënia e shpejtë e qeverisë dhe shkatërrimi i një strukture pushteti, duke krijuar një peizazh të ri që tani për tani është i paqartë./VOA
Kajro KAJRO- Tetë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një ndërtesë gjashtëkatë...
Angela Aggeler MAQEDONI E VERIUT- Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka paralajmëruar për herë të dytë brenda ja...
HOLANDË- Policia holandeze bën të ditur se ka arrestuar ditën e sotme tre persona për përfshirjen e tyre në shp&...
vendngjarja ITALIA- Numri i viktimave nga shpërthimi në Firence, ka shkuar në 5. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur personn e tre...
Netanyahu IZRAEL- Benjamin Netanyahu është bërë kryeministri i parë izraelit në detyrë që paraqitet në gjykat&...
OKB SIRI- I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, i ka quajtur sulmet "një zhvillim shumë s...
Lula BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva iu nënshtrua një operacioni në Sao Paulo për të hequr një gjakder...
refugjatet SIRI- Qindra refugjatë sirianë u mblodhën në dy pika kufitare në Turqinë jugore të hënën, duke prit...
burgu SIRI- Ndërsa sirianët gëzoheshin në të gjithë vendin këtë javë, shumë filluan kërkimin e furis...
banka SIRI- Miniautobusët u panë duke mbërritur në Bankën Qendrore të Sirisë në Damask të martën, më...