Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë Ukrainën edhe pse administrata e Presidentit Donald Trump po punon për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Cherneff, Kievi është gati për këtë gjë, por analistët shohin pak prova se Moska është e përgatitur për t'i dhënë fund luftës.
Pasi Presidenti Donald Trump mori detyrën më 20 janar, Vladimir Putin e uroi atë menjëherë. Shumë e panë këtë si një dritare mundësie për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Por ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin, Presidenti Vladimir Putin po akuzon ukrainasit se janë ata që nuk duan të negociojnë. Putin ka vënë gjithashtu në pikëpyetje nëse udhëheqësi i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, gëzon autoritetin ligjor për të nënshkruar një marrëveshje paqeje.
“Është e mundur të negociohet me këdo, por për shkak se Zelensky ka një status të paligjshem nuk ka të drejtë të nënshkruajë asgjë”.
Mandati i Presidentit Zelenskyy përfundoi zyrtarisht vitin e kaluar, por ai ka vazhduar të qëndrojë në detyrë, bazuar në ligjin ushtarak që u shpall pas sulmit rus në shkallë të gjerë. Putin pretendon se kjo e bën Zelenskyy një president të paligjshëm, një akuzë e refuzuar nga udhëheqësit në Ukrainë e të tjerë, që e shohin atë si një përpjekje të presidentit rus për të shmangur negociatat për paqe. Analistët thonë se zoti Putini nuk ka asnjë nxitim për të negociuar dhe kjo për disa arsye.
“Një nga arsyet kryesore është se Rusia po vazhdon të përparojë në fushën e betejës dhe mendoj se Putini dhe gjeneralët e tij e dinë se kjo gjë do të jetë në dobi të tyre”, thotë Ransom Miller, një ekspert në Institutin për Çështjet Globale.
Presidenti Trump ka sinjalizuar se është më pak i gatshëm të paguajë për mbrojtjen e Ukrainës sesa paraardhësi i tij, Joe Biden. Udhëheqësit si në Uashington ashtu edhe në Moskë, duken të gatshëm të komunikojnë pas thirrjes që Presidenti Trump bëri për t'i dhënë fund luftës brenda 100 ditëve të para të presidencës së tij.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se është gati të caktojë negociatorët për të filluar punën. Me numrin e viktimave që arrin në disa qindra mijëra dhe një ekonomi që po vuan për shkak të sanksioneve, shumë rusë duan që lufta të përfundojë. Kremlini nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij se Ukraina nuk duhet të anëtarësohet në NATO.
“Gjëja kryesore për Moskën është që Ukraina të mos pranohet në asnjë mënyrë nga NATO e të mos marrë mbështetje ushtarake nga Perëndimi", thotë Anton Barbashin i organizatës ‘Riddle Russia’ – një bën bashkë një grup ekspertësh të pavarur mbi çështjet ruse.
Në Moskë pritshmëritë e banorëve atje për një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara janë të përziera. Zëri i Amerikës i ka fshehur identitetet e tyre për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë e tyre në kushtet kur Rusia godet ata që flasin për mediat perëndimore.
“Gjithçka varet nga presidenti ynë, por nuk jam i sigurt nëse vendimet e tij do të jenë ato të duhurat”, thotë ky i ri, që punon në fushën e teknologjisë së informacionit.
"Shpresojmë që tani, të paktën politikisht, gjithçka do të përmirësohet", thotë ky ish-shofer transporti.
Presidenti Trump ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Moska nuk i jep fund asaj që udhëheqësi amerikan e ka cilësuar si një luftë qesharake. Por ajo që mbetet e paqartë është se si dhe nga ku mund të fillojë procesi për t'i dhënë fund luftës./ VOA
SERBI- Tenisti i famsëm serb, Novak Djokoviç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjet e tij të fundit. Djokovi&...
IZRAEL- Një hetim penal ka nisur kundër Sara Netanyahu, gruas së kryeministrit izraelit. Lajmin e njoftoi prokuroria e Izraelit ...
GREQI- Autoritetet greke janë mobilizuar dhe kanë marrë masa pas tërmeteve të shumta që po godasin ishujt grekë. Autoritete...
KOSOVË- Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kan...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit po udhëton sot për në Uashington, ku gjatë javë do të ...
foto ilustruese GJERMANI- Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunë...
banesa GJAKOVË- Politikanët në Kosovë kanë reaguar lidhur me vdekjen e tre të miturve në Jabllanicë të Gjakov&...
jb pritzker SHBA- Guvernatori i Illinois, JB Pritzker do të bllokojë ata që morën pjesë në sulmin e 6 janarit 2021 në Ka...
melania trump SHBA- Melania Trump, Zonja e Parë e Amerikës, tashmë për herë të dytë, pa e ditur e ka man...