“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

KOSOVË- Presidenca e Kosovës njoftoi më 25 janar se presidentja Vjosa Osmani është duke punuar për ta themeluar Komisionin Presidencial për Drejtësi Tranzicionale. Me gjithë iniciativat në të kaluarën, Kosovës i ka munguar një komision i tillë për zbardhjen e së vërtetës dhe fakteve për luftën edhe 25 vjet pas përfundimit të saj, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Osmani u takua më 25 janar me disa nga shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, të cilët janë të angazhuar në fushën e drejtësisë, dhe pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë nga organizatat përfaqësuese të viktimave, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për ta finalizuar fillimit sa më të shpejtë të punës së këtij komisioni, sipas njoftimit.
Nisma për themelimin i këtij komisioni buron nga Strategjia për Drejtësi Tranzicionale e Kosovës, sipas Presidencës.
Qeveria e Kosovës e miratoi vitin e kaluar Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale dhe ndër synimet e strategjisë është edhe themelimi i komisionit presidencial.
Misioni i komisionit është t’i dokumentojë dhe t’i vërtetojë faktet për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën, ta rivendosë dinjitetin e viktimave, ta rrisë vetëdijesimin dhe të kontribuojë në transformimin shoqëror. Ai ka mandat specifik dhe në përfundim të tij duhet ta nxjerrë një raport mbi gjetjet, thuhet në dokumentin e strategjisë.
Blakaj tha se Kosova ende nuk ka ndonjë raport zyrtar për krimet që kanë ndodhur gjatë luftës dhe mbi dëmet e shkaktuara.
“Në përgjithësi, mendoj se në Kosovë nuk është bërë sa duhet në fushën e drejtësisë tranzicionale. Kanë kaluar 25 vjet nga përfundimi i luftës dhe asnjëra nga shtyllat nuk është zbatuar në mënyrën e duhur. E drejta e viktimave në drejtësi nuk është realizuar”, tha Blakaj për Radion Evropa e Lirë.
Edhe një çerekshekull pas përfundimit të luftës, shumë çështje që burojnë nga konflikti ende nuk janë zgjidhur, përfshirë mosndëshkueshmëria për krime lufte, personat e zhdukur që nuk janë gjetur ende, shkeljet e pandëshkuara të të drejtave të njeriut dhe ndarjet etnike.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë - i cili vëzhgon gjykimet për krime lufte para gjykatave vendore dhe atyre ndërkombëtar - për 25 vjet janë dënuar rreth 80-85 persona me aktgjykim të plotfuqishëm për krime të kryera në Kosovë gjatë luftës.
Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë u vranë më shumë se 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë. Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.
Sipas Blakajt në fushën e zbardhjes së të vërtetës është bërë edhe më pak.
“Nuk ka pasur institucion shtetëror deri vitin e kaluar, i cili ka qenë kompetent për t’i mbledhur dhe zyrtarisht faktet. Instituti i kaluar nuk ka dhënë kurrfarë rezultati”, tha ai.
Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës ishte krijuar për herë të parë në vitin 2011, megjithatë, ai nuk kishte funksionuar siç duhet dhe i njëjti ishte mbyllur në vitin 2018, kur në krye të Qeverisë ishte Ramush Haradinaj.
Më pas kryeministri Albin Kurti e themeloi Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili hyri në fuqi në korrik 2023.
Më 2017, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e inicioi idenë e Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit. Megjithatë, nisma nuk u realizua pasi Thaçi u dërgua në Hagë në vitin 2021 për t’u gjykuar për dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas dokumentit të strategjisë, Komisioni Presidencial do t’u japë mundësi të gjitha palëve të prekura nga lufta që të angazhohen drejtpërdrejt dhe gjerësisht në mbledhjen e të dhënave për përvojat e tyre.
Komisioni do të ofrojë programe të informimit ose vetëdijesimit dhe mbajtjes së dëgjimeve publike për një sërë çështjesh kyçe, duke i lejuar viktimat nga të gjitha komunitetet e prekura t’i ndajnë rrëfimet e tyre me kombin, sipas dokumentit të strategjisë.
Blakaj theksoi se është e rëndësishme që Komisioni Presidencial të jetë gjithëpërfshirës dhe t’i përfshijë edhe pakicat tjera në Kosovë, në mënyrë që puna e tij të cilësohet e mirëfilltë.
“Nuk do të ishte e dëshirueshme që komisioni të jetë njëkombësi, që të mos i konsultojë komunitetet e tjera, si serbët dhe romët, etj. Për të qenë i suksesshëm një komision i tillë, duhet t’i marrë parasysh interesat e të gjitha palëve. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë raporti përfundimtar i këtij komisioni mund të jetë i papranueshëm nga ndonjë palë, e nëse ndodh kjo, ai mund të cilësohet si komision i dështuar”, tha ai.
Drejtësia tranzicionale shkon shumë përtej sallës së gjyqit, sepse qëllimi i saj thelbësor është ndërtimi i demokracive të qëndrueshme dhe paqësore përmes përpjekjeve për të vërtetën dhe pajtimin, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale.
Drejtësia tranzicionale i referohet mënyrës se si kombet përballen me shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën brenda shoqërive në tranzicion dhe ajo është vendosur në qendër të përpjekjeve për demokratizim nga organizatat ndërkombëtare.
Drejtësia tranzitore mund të funksionojë si një lehtësues efektiv i pajtimit dhe stabilizimit pas konfliktit.
Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale, synimet e drejtësisë tranzicionale përfshijnë: sjelljen para drejtësisë ata që janë përgjegjës për abuzime përmes ndjekjes penale dhe formave jogjyqësore të hetimit (si mekanizmat për kërkimin e së vërtetës); ofrimin e dëmshpërblimeve për viktimat dhe adresimin në një farë mase të nevojave të tyre; transformimin e sistemeve të sigurisë, duke i bërë ato përgjegjëse për shkeljet e kaluara dhe duke larguar abuzuesit e të drejtave të njeriut nga institucionet publike; dhe reformimin e institucioneve publike për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të kaluara./REL
elon musk SHBA- Manjati i teknologjisë, Elon Musk ka trazuar ujërat me një postim të bërë në rrjetin e tij social "X".&n...
Siegfried Ranucci ITALI- Unioni i gazetarëve RAI (USIGRAI) në Itali ka ngritur alarmin pasi drejtori i televizionit Rai ka njoftuar vendosjen e n...
viktor orban BUDAPEST- Hungaria vuri si kusht për miratimin e zgjatjes së sanksioneve të BE-së kundër Rusisë që Kievi t&...
donald trump SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se beson se SHBA do të fitojë kontrollin e Groenlandës, pasi ka treguar disa her&eum...
palestinezet e zhvendosur GAZA- Mijëra palestinezë të zhvendosur janë ndaluar të kthehen në shtëpitë e tyre në...
foto ilustruese SHBA- CIA ka ofruar një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të Covid-19, duke thënë se koro...
gere, ferrera, turner, degenneres SHBA- Richard Gere ka njoftuar se po largohej nga SHBA për të shkuar në Spanjë me familjen e tij dhe ...
alkeksander lukashenko BJELLORUSI- Bjellorusët shkojnë sot në kutitë e votimit në një votim që pritet për t&e...
banka qendrore e kosoves PRISHTINË- Kosova do ta mbyllë vitin 2024 me rritje ekonomike prej 4.3%. Kurse në vitet 2025 dhe 2026 parashikohet ...
SHBA- Tre adoleshentë kanë vdekur pasi një makinë goditi një pemë pranë Wakefield të premten në mbrëmje, tha...