BOTA

Analiza: Çfarë përmban plani i Stoltenberg për ndihmën ushtarake për Ukrainën?

M.B. Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 12:12
Analiza: Çfarë përmban plani i Stoltenberg për
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Ukrainë.

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s të premten, më 31 maj, do të debatojnë për një paketë të mbështetjes ushtarake për Ukrainën të propozuar nga shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, për të cilën do të pajtohen në samitin që mbahet në Uashington në korrik. Me gjithë pasigurinë lidhur me mbështetjen amerikane në të ardhmen për Ukrainën, për shkak të mundësisë së kthimit në Shtëpinë e Bardhë të ish-presidentit Donald Trump, Stoltenberg ka propozuar që ndihma ushtarake për Ukrainën të jetë në terma afatgjatë, së bashku me një zotim financiar shumëvjeçar.

Por, 32 anëtarët e NATO-s kanë pikëpamje të ndryshme për planin. Ministrat do të kërkojnë t’i ngushtojnë këto ndarje gjatë takimit të tyre në Pragë të enjten dhe të premten. Në këtë tekst mund të mësoni elementet kyçe të planit të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe për çështjet që do të zgjidhen para samitit që do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik, sipas zyrtarëve dhe diplomatëve. Stoltenberg ka propozuar që NATO-ja të marrë përsipër koordinimin e ndihmës ndërkombëtare ushtarake për Ukrainën, duke i dhënë aleancës një rol më të drejtpërdrejtë në luftën kundër pushtimit të nisur nga Rusia. Por, plani nuk përfshin zotimin që aleanca të angazhojë forcat e veta.

NATO-ja do të merrte përsipër koordinimin e donacioneve të armëve dhe furnizimeve nga Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara – i cili është një koalicion ad-hoc i përbërë nga 50 shtete, që quhet edhe Grupi Ramshtajn, i emërtuar sipas emrit të bazës ajrore amerikane në Gjermani, vendi ku u takuan së pari anëtarët e këtij grupi. Aleanca ushtarake perëndimore, po ashtu, do të koordinonte trajnimin e forcave ukrainase, një aktivitet në të cilin edhe Bashkimi Evropian dhe Britania janë të përfshira shumë.

Kjo lëvizje shihet gjerësisht si një përpjekje për të ofruar një shkallë “të mbrojtjes nga Trumpi”, duke vendosur koordinimin nën ombrellën e NATO-s dhe duke i dhënë stafit ushtarak të aleancës më shumë autonomi për ta kryer këtë punë dhe më pak përfshirje të drejtpërdrejtë politike. Por, diplomatët e kanë pranuar se një lëvizje e tillë do të kishte efekte të kufizuara, pasi që SHBA-ja është fuqia dominuese në NATO dhe ofron shumicën e armëve për Ukrainën. Pra, nëse Uashingtoni do të donte që të shkurtonte ndihmën për Kievin, sërish do të ishte në gjendje që të bënte diçka të tillë.

NATO-ja, po ashtu, do të duhet ta tejkalojë rezistencën nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili e ka bërë të qartë se shteti i tij nuk do të marrë pjesë në përpjekjen e re. Ai ka argumentuar se një përpjekje e tillë do ta sillte aleancën më afër një lufte katastrofale me Rusinë. Anëtarë të tjerë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian kanë shprehur zhgënjim me bllokimin e vazhdueshëm të ndihmës për Ukrainën nga Hungaria, teksa ata thonë se një bllokadë e tillë u shkon për shtati interesave të Rusisë. Edhe emri i përpjekjes së re të NATO-s është i diskutueshëm. Gjermania kundërshton që të quhet “mision” nga frika se do të jepte përshtypjen se NATO-ja po hyn në luftë me Rusinë.

NATO-s i duhet t’i tejkalojë edhe shqetësimet ukrainase për vendosjen e koordinimit nën ombrellën e aleancës, pasi Kievi ka frikë se një gjë e tillë mund të trembë shtetet që janë jashtë NATO-s dhe që nuk duan të kenë të bëjnë me të. Stoltenberg, po ashtu, ka propozuar që aleatët të bëjnë një zotim shumëvjeçar për ndihmë ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që shteti të mund të planifikojë më mirë dhe të dërgojë një sinjal si për Kievin, ashtu dhe për Moskën, se Perëndimi mbetet i përkushtuar për një periudhë afatgjate. Zyrtarët kanë përmendur shumën prej 100 miliardë eurosh për pesë vjetët e ardhshëm, edhe pse Stoltenberg, publikisht nuk ka përmendur një shumë për planin e tij.

Kjo pjesë e planit është përballur me rezistencë dhe skepticizëm në mesin e disa aleatëve, të cilët kanë argumentuar se shtetet nuk mund të zotohen për shuma të tilla specifike paraprakisht, veçmas kur zgjedhjet në të ardhmen mund t’i ndryshojnë politikat karshi Ukrainës. Edhe detaje të tjera mbeten të paqarta, për shembull se si do të llogariten kontributet nga secili shtet. Në samitin e NATO-s, që u mbajt vitin e kaluar në Vilnius, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tronditi udhëheqësit e aleancës duke shprehur zemërim në mediat sociale pasi u bë e qartë se shteti i tij nuk do të pranonte ftesë zyrtare për t’iu bashkuar aleancës. Qëndrimi zyrtar i NATO-s është që Ukraina do t’i bashkohet një ditë aleancës, por jo në kohën kur shteti është në luftë.

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, deklaruan udhëheqësit e NATO-s gjatë samitit në Vilnius.

Që atëherë, disa aleatë kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për të dërguar armë dhe mbështetje tjetër për Kievin, në mënyrë që të ngushtojnë hendekun derisa Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Por, Ukraina dhe disa nga mbështetëset e saj nga Evropa Lindore që janë pjesë e NATO-s vazhdojnë të kërkojnë që aleanca t’i japë ftesë, ose të paktën një rrugë të qartë për anëtarësim. Zyrtarët e NATO-s po diskutojnë nëse duhet që gjatë samitit në Uashington të përdorin një formulim të ri sa i përket ftesës për anëtarësim.

“Anëtarësimi i Ukrainës do të mbetet ‘elefanti në dhomë’”, tha një burim ushtarak.

Përderisa evropianët lindorë po kërkojnë që Ukrainës t’i jepet një anëtarësim i përshpejtuar, SHBA-ja dhe Gjermania udhëheqin kampin e shteteve që kërkojnë që NATO-ja të jetë më e kujdesshme në këtë drejtim./ REL

nato

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan