Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Franca mund të ketë kryeministrin e saj të pestë brenda më pak se dy vitesh, teksa vendi përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe kërcënimin e trazirave të reja civile, nëse ngërçi parlamentar nuk zgjidhet në ditët në vijim, thuhet në një analizë të Sky News.
Të hënën pasdite, deputetët francezë do të debatojnë mbi një votë mosbesimi ndaj kryeministrit aktual François Bayrou. Nëse, siç pritet, ai e humb këtë votë, pasojat mund të jenë të rënda për stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit, madje mund të vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e presidencës së Emmanuel Macron.
Bayrou, një politikan me përvojë 74-vjeçar, i cili mori detyrën në dhjetor, ka propozuar një paketë të ashpër shkurtime buxhetore prej rreth 40 miliardë paundësh, që përfshin edhe heqjen e dy festave kombëtare. Propozimi i tij ka hasur në rezistencë të fortë dhe pakënaqësi të madhe në opinionin publik, megjithëse vetë Bayrou dhe ekonomistët evropianë paralajmërojnë se ekonomia e dytë më e madhe e BE-së rrezikon një krizë borxhi të ngjashme me atë të Greqisë, nëse nuk ndërmerren masa urgjente.
Votën e mosbesimit e thirri vetë Bayrou muajin e kaluar, në përpjekje për të forcuar legjitimitetin e tij dhe për të kaluar reformat e diskutueshme ekonomike. Por në vend që të fitojë mbështetje, ai ka bashkuar kundër vetes spektrin politik, nga e majta socialiste te e djathta ekstreme.
Partia Socialiste pritet të bashkohet me kundërshtaren e saj ideologjike, partinë e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar, në kundërshtim të hapur ndaj kryeministrit. Deputetja socialiste Céline Thiebault-Martinez deklaroi se buxheti i propozuar “sërish ndëshkon familjet më të prekura, punëtorët dhe klasën e mesme”.
Alternativa e socialistëve parashikon vetëm gjysmën e shkurtimeve që kërkon Bayrou, duke shtrirë në kohë shlyerjen e borxhit publik. Sipas Thiebault-Martinez, “kërcënimet me FMN-në dhe krahasimet me Greqinë janë manipulime për të frikësuar popullin”.
Por statistikat tregojnë të kundërtën. Franca nuk ka pasur një buxhet të balancuar që nga viti 1974. Borxhi publik i saj është aktualisht i treti më i lartë në Europë, pas Greqisë dhe Italisë, dhe kostoja e shërbimit të borxhit i tejkalon shpenzimet për mbrojtjen dhe arsimin së bashku. Partia Fronti Kombetar i Marine Le Pen, e cila po fiton terren në sondazhet kombëtare, po kërkon zgjedhje të reja parlamentare, duke llogaritur që do të rrisë përfaqësimin në Asamblenë Kombëtare dhe do të fitojë më shumë ndikim politik.
“Që prej tetë vitesh, kur Macron mori pushtetin, receta është po ajo: më shumë rregulla, më shumë taksa, duke penguar ekonominë franceze të ecë përpara”, deklaroi deputeti Gaetan Dussaussaye. Por kur pyeten për një alternativë konkrete për reformat ekonomike, përgjigjja e tyre mbetet e paqartë. “Ne kërkojmë një ndryshim rrënjësor në mënyrën si menaxhohet ekonomia, t’u kthehet pushteti qytetarëve francezë”, tha ai.
Të hënën Franca hyn në një moment kyç që mund të përcaktojë jo vetëm fatin e qeverisë aktuale, por edhe tërësinë e skenës politike dhe ekonomike të vendit.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një paketë reformash tatimore prej 1.6 miliardë eurosh (1.87 miliardë dollarë), duke p&eu...
Përleshje shpërthyen në Athinë midis protestuesve dhe policisë të shtunën, ndërsa mijëra njerëz protestuan jas...
Një burrë i burgosur padrejtësisht për gati tre dekada për vrasje është liruar nga një burg në Minesota, pasi gruaj...
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas t&e...
Një makinë goditi këmbësorët të shtunën pasdite në Pirou, departamenti i Mançes në Francë, duke vrar&eu...
Italia ka hyrë në një kapitull të ri sa i përket trajtimit të “sëmundjes së shekullit”, diabetit, dhe pë...
Protesta masive janë zhvilluar edhe mbrëmjen e kësaj të shtune në shumë qytete të Serbisë. Protestuesit marshuan në...
Familjet e pengjeve izraelite dhanë një deklaratë të shtunën duke bërë thirrje për një marrëveshje armëpu...
Një grua australiane, Erin Patterson, u shpall fajtore për vrasjen e tre të afërmve gjatë një dreke në të cilën u p...
Më shumë se 7,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç u vunë në programe rikuperimi për kequshqyerje akute n&eu...