I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
KOSOVË- Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike, deklaroi më 10 dhjetor ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe dha porosinë që diçka e tillë nuk duhet të lejohet. Çfarë dihet për këto tentime, dhe si mund të luftohen ato?
Avancimin e shpejtë të teknologjisë, krahas të mirave të saj, njerëzimi e ka paguar shtrenjtë. Dezinformimi është një prej pasojave më të mëdha anësore. Kosova nuk është aspak imune nga ky trend që ka prekur gjithë botën.
Teksa informacionet e rreme krijohen në lloj-lloj mënyrash dhe nga secili, situata komplikohet kur kësaj loje u hyjnë shtetet, me qëllim të dëmtimit të kundërshtarëve, apo arritjes së interesave të tyre.
Norik Selmani, udhëheqës i kompanisë Pikasa Analytics, që bën monitorimin e përmbajtjes së mediave në Ballkan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është sekret se Rusia dhe shtetet e saj mike sponsorizojnë fushatë antiperëndimore në Kosovë.
“Ka qendra ndërkombëtare, të cilat nuk janë mike të Kosovës, që nuk besojnë se një ditë Kosova mund të jetë proruse, por çka mund të bëjnë është të shpërndajnë narrativë kundër Perëndimit, që të përhapet një skepticizëm ndaj partnerëve perëndimorë. Ky është qëllimi afatmesëm dhe afatshkurtër i këtyre qendrave”.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili ka deklaruar se aktorë të huaj duan ta minojnë demokracinë në Kosovë duke shfrytëzuar përçarjet etnike, Selmani ka thënë se ky fenomen është prezent në gjithë Ballkanin.
“Kosova nuk përbën përjashtim nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, dhe nëse ka një fushë ultrasensitive, është fusha e marrëdhënieve ndëretnike, gjithmonë. Ai që dëshiron të destabilizojë një shtet, një garniturë, gjithmonë do të tentojë përmes cenimit të marrëdhënieve ndëretnike”.
Ramadan Ilazi, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i ka thënë Radios Evropa e Lirë këtë javë se fushatat dezinformuese shpërndahen qëllimshëm në Kosovë për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.
“Kemi fushata që kanë për qëllim të krijojnë mosbesim - sidomos në mesin e komunitetit serb - ndaj institucioneve publike në Kosovë dhe që synojnë të krijojnë një lloj perceptimi sikur në veri [të Kosovës] e kemi një situatë represioni të vazhdueshëm ndaj qytetarëve atje”.
Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e përmend edhe Serbinë në nivel të njëjtë me Rusinë, si shtet keqdashës kundrejt Kosovës dhe aleatëve të saj.
“Nëse flasim për komunitetin serb në Kosovë, Telegram-i është platforma ku shpërndahen shumë dezinformata për Kosovën dhe ato bëhen virale, sidomos kur ka tensione në veri, shohim që valë dezinformatash ndoshta edhe u paraprijnë tensioneve”.
Ai ka thënë se dezinformatat shtrihen ndryshe-ndryshe në Kosovë, sepse të ndryshme janë burimet e informacionit: Për serbët në Kosovë është aplikacioni i mesazheve Telegram – sipas tij, i mbushur me propagandë serbo-ruse – dhe disa media serbe në Kosovë dhe në Serbi, ndërsa për shqiptarët janë televizionet shqipfolëse dhe rrjeti social Facebook.
“Pjesa më e rrezikshme është kur ndonjëherë po shohim media shqipfolëse, portale, të cilat shpërndajnë deklarata të zyrtarëve shtetërorë të Rusisë ose të Serbisë, dhe të cilat thjesht përcillen pa u kontestuar, në kuptimin që të tregohet kur ka manipulim, ose kur ka gjoja se fakte. Kjo është e rrezikshme, sepse informacioni vjen në gjuhën amtare”.
Edhe Gërguri beson që Rusia ka një mori veglash përmes së cilave shtrin ndikimin, përveç mediave të mëdha si Sputnik apo Russia Today. Këtyre dy mediumeve shtetërore ruse u është ndaluar transmetimi në Kosovë, në disa vende të rajonit, dhe në Bashkimin Evropian, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Megjithatë, në disa vende, përfshirë Kosovën, ato kanë qenë të qasshme edhe këtë vit.
Përveç Rusisë, në një raport të zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, të publikuar këtë vit rreth qarkullimit të dezinformatave në vend, janë përmendur edhe përpjekjet e dëmshme të Kinës.
Sipas gjetjeve, mediat shtetërore të të dyja vendeve kanë luajtur rol të rëndësishëm në përhapje të narrativëve keqdashës: mediat ruse kanë cituar nacionalizmin serb në Kosovë dhe kanë ngritur paralele false me Krimenë për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa mediat kineze kanë kritikuar përfshirjen perëndimore dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, duke i portretizuar si forca destabilizuese, dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre.
A mund të luftohen dezinformatat?
Tërësisht jo. Por, për minimizimin e tyre, Norik Selmani ka sugjeruar: Rregullimin e sferës së komunikimit online me legjislacion, duke shmangur censurën, por duke ruajtur cilësinë, Zhdukjen e gjuhës së urrejtjes nga ana e politikës, Krijimin e transparencës për financimin e mediave.
Dren Gërguri ka sugjeruar që të gjithë të kenë pikëpyetje për atë që shohin dhe dëgjojnë dhe ta pyesin veten: Kush është autori i informacionit? A po e shoh të njëjtin informacion edhe në mediat tjera relevante? Në çfarë burimesh po mbështetet? Por, mbi të gjitha, sipas tij, është edukimi medial.
“Krejt kjo me të cilën po ballafaqohemi është edhe si rezultat i mungesës së gjykimit kritik ndaj përmbajtjeve dhe lëndës së edukimit medial, dhe këto po krijojnë një terren të përshtatshëm që dashakëqijtë ta përdorin për qëllimet e tyre”.
Në Kosovë, lënda e edukimit medial është lëndë zgjedhore në disa shkolla të nivelit parauniversitar, dhe nuk ekziston një kurrikulë nacionale për të. Përveç njohësve të fushës, synimet ruse për destabilizim të Kosovës përmes dezinformatave përmenden shpesh edhe nga figurat më të larta shtetërore. Sipas tyre, Rusia ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit për të çorientuar NATO-n nga lufta e Moskës në Ukrainë, ndërsa Serbia synon përmbushjen e ambicieve territoriale./REL
Foto SERBI- Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situat&...
Autori SERBI- Autori i vrasjes së 9 personave në fshatrat Dubona dhe Malo Horaje është dënuar me 20 vjet bur nga autorietet s...
SIRI- Obaida Arnaout, zëdhënësi i ri i qeverisë së Sirisë, thotë se do të krijohet një komitet gjyqësor...
SHBA- Elton John ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj legalizimit të marijuanës në Amerikë dhe Kanada. John gjatë një inter...
SHBA- Platforma Meta, e Mark Zuckerberg, dhuroi 1 milion dollarë në një fond që lidhet me financimin e ngjarjeve për inaugurimin e pr...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka falur 39 amerikanë të dënuar për vepra të padhunshme penale, si d...
SIRI- Një amerikan është gjetur nga rebelët në një nga burgjet e regjimit të rrezuar të Bashar al-Assad. Si&ccedi...
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte lëshoi një paralajmërim të madh për anëtarët e ...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve mbrëmë (të mërkurën në mbrëmje) se administr...
SIRI- Mijëra trupa dhe mbetje trupash janë gjetur këtë mëngjes pranë Damaskut nga gazetarët e televizionit al Jazeera,...