I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KOSOVË- Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pretendojnë se ky subjekt mund t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ndërkohë që dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.
Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme Qeverinë e re. LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.
Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës prej partive politike shqiptare për një koalicion të mundshëm qeverisës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka thirrur seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 15 prill.
Thirrja e kësaj seance nga Osmani vjen rreth një javë pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt. Më 30 mars, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht kryeministër në detyrë, paralajmëroi mundësinë që Kuvendi dhe Qeveria të formohen brenda një dite.
“Pasi u publikuan rezultatet, mbahet një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë për të zgjedhur edhe kryetarin, kryesinë, edhe Qeverinë, siç kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha Kurti.
“LVV-ja mund t’i ketë numrat për krijimin e Qeverisë”
Armend Muja, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, i hap rrugë propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministrin dhe përbërjen e re të Qeverisë.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje synon të krijojë Qeverinë e re sipas premtimeve elektorale, që nënkuptojnë një kurs të ri veprimi, ruajtjen e agjendës kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, si dhe sigurinë dhe barazinë sociale.
“Në këtë konjukturë, unë besoj se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i ketë numrat për të krijuar Qeverinë. Kaq mund të them në këtë fazë”, theksoi Muja.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.3 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, ato nuk mjaftojnë për formimin e Qeverisë, që kërkon të paktën 61 vota.
Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë Qeverinë me partitë e komuniteteve joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani, LVV-ja ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me tri subjektet tjera politike: PDK-në, që ka siguruar 24 ulëse në Kuvend; LDK-në, me 20 ulëse dhe koalicionin AAK-Nisma, që ka siguruar tetë ulëse.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, më 28 mars deklaroi se, në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë Qeverinë brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, atëherë PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për krijimin e saj. Megjithatë, ai përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk ka “vija të kuqe” ndaj asnjë partie dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjithë.
LDK-ja dhe AAK-ja kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një koalicioni me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për të formuar një ekzekutiv së bashku. Ndërkohë, qasjet e AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate pas zgjedhjeve kanë ndryshuar lidhur me koalicionet e mundshme për formimin e Qeverisë.
Nisma: Nuk na takon neve iniciativa për formimin e Qeverisë
Nisma Socialdemokrate nuk ka vendosur “vija të kuqe” ndaj koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me tri partitë tjera: PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Ky subjekt politik ka siguruar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët do të mund të siguronin numrin prej 61 votash për miratimin e Qeverisë së re, bashkë me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të komuniteteve joshumicë.
Fatmir Matoshi, përfaqësues i Nismës Socialdemokrate, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo parti ka pasur takime joformale me zyrtarë të partive të tjera, përfshirë edhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, sipas tij, Nisma nuk ka zhvilluar takime zyrtare dhe nuk ka marrë ftesë nga asnjë subjekt për koalicion qeverisës.
“Nuk kemi ‘vijë të kuqe’ as për Lëvizjen Vetëvendosje. Por, çështja është se ne jemi parti e vogël në Kuvendin e Kosovës. Nuk na takon neve të ndërmarrim iniciativa. Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë dhe ata e kanë radhën për të provuar ta formojnë Qeverinë. Përballë kësaj, ata duhet të sillen me përgjegjësi”, theksoi Matoshi. Ai sqaroi se Nisma jo domosdo do të hyjë në një koalicion qeverisës me cilëndo parti.
“Ka shumë tema që mund të na ndajnë dhe të na largojnë nga tavolina, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ulemi në tavolinë”, theksoi Matoshi.
Mbledhja konstituive e përbërjes së re legjislative, e thirrur nga presidentja Osmani, do të konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Partia fituese e zgjedhjeve – në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje – nominohet nga presidentja e vendit si mandatare për formimin e Qeverisë. Procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.
Në rast se kabineti qeveritar i propozuar dështon të sigurojë votat e 61 deputetëve, presidentja është e obliguar që, brenda dhjetë ditësh, t’i ftojë partitë politike për konsultime dhe, sipas diskrecionit të saj, të vendosë për mandatarin e ri, nëse ai/ajo dëshmon se i ka numrat për të formuar qeverinë.
Mandatari i ardhshëm ka afat 15 ditë për t’ia paraqitur Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen 40 ditë pas shpalljes së vendimit./ REL
MALAJZI- Një zjarr masiv shpërtheu pasi një tubacion gazi natyror shpërtheu jashtë qytetit më të madh të Malajzisë...
foto ilustruese BRUKSEL- Roli i Zyrës së Policisë Evropiane (Europol), do të zhvillohet më tej në mënyrë q&eu...
foto ilustruese BRUKSEL - Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap historik duke lejuar përdorimin e fondeve të kohezionit për ...
hashim thaci HAGË- Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Zyra...
SHBA- Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Pam Boddy ka urdhëruar prokurorët federalë të kërkojnë dënimin me vde...
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...
SHBA- Administrata e Donald Trump ka pranuar se ka deportuar një banor të Marylandit në një mega-burg të Salvadorit për shkak t&...
HAITI- Anëtarët e bandës sulmuan qytetin e Mirebale në Haitin qendror dhe liruan rreth 500 të burgosur nga burgu. Vendasit ...
PARIS- Dy gjerman nga Këln, Ilgar Aliyev dhe shoku i tij arritën të vendosin portretet e Friedrich Merz dhe Donald Trump në muret e Luvrit...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se pret që presidenti kinez Xi Jinping të vizitojë Rusinë me rastin e fes...