Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
UKRAINË- Ukraina përballet me negociata të vështira në rrugën drejt BE. Ligjet, sistemi juridik dhe ekonomia duhet të përshtaten. Akt i vështirë në mes të luftës, por mbi të cilin mbështeten shumë shpresa. Kujt do t'ia kishte marrë mendja? Kur Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE, vetëm katër ditë pas fillimit të luftës së agresionit rus, Ukraina, me kryeqytetin pothuajse të rrethuar nga trupat ruse, shpesh merrte vetëm një buzëqeshje keqardhjeje.
Por tani ka ardhur vërtet koha. Sot nisin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me BE. Presidenti Volodymyr Zelensky ndjehet i lehtësuar: "Kjo është një javë vërtet historike. Ukraina ka ecur drejt kësaj për një dekadë. Ky është rezultati personal i të gjithë atyre që votuan për Ukrainën më 24 shkurt, që luftojnë për vendin tonë, që forcojnë Ukrainën".
Polonia dëshiron të ndajë përvojat
Dhe Ukrainës do t'i duhet fuqi për vite. Askush nuk e di saktësisht se sa kohë do të zgjasë procesi i anëtarësimit. Vetëm një gjë është e qartë: do të jetë një rrugë e gjatë, thotë Adam Szlapka, ministër polak për çështjet e BE.
Polonia është e gatshme të ndajë përvojën e saj me Ukrainën, deklaroi Szlapka javën e kaluar në Kiev: "Procesi është shumë i vështirë dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm që kemi. Ukraina duhet të punojë shumë dhe të reformojë vërtet vendin, ta përgatisë atë për rregulloret evropiane."
Përshtatje me standardet evropiane
Kolegia e tij ukrainase Olha Stefanischyna nuk ka iluzione. Për t'u bërë realisht pjesë e familjes evropiane, Ukraina ka ende shumë për të bërë, thotë ministrja e Integrimeve Evropiane. Legjislacioni, sistemi ligjor, ekonomia - të gjitha këto Ukraina duhet t'i përshtatë me standardet evropiane. Një përpjekje e mundimshme në mes të luftës. Megjithatë, Ukraina është tashmë në rrugë të mbarë, tha Stefanishyna për mediat ukrainase.
"Ne kemi liberalizuar tashmë tregtinë, kemi akses në tregun e punës të BE, kemi hequr vizat dhe doganat janë thjeshtuar. Ukraina është pjesë e tregut evropian të energjisë." Janë procese shumë komplekse që tashmë janë adresuar.
Vite negociatash të vështira
E megjithatë ka skepticizëm. Korrupsioni, lufta dhe, jo më pak, konflikti që përvijohet me fermerët polakë. Anna Lührmann, Sekretarja e Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, sheh përparim në anën ukrainase, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Edhe BE gjithashtu duhet të ndryshojë tani, kërkon politikania e Gjelbër.
"Ne duhet të reformojmë veten si BE paralelisht me procesin e zgjerimit dhe në disa fusha”, thotë Lührmann-i. "Së pari, duhet të sigurohemi që rregullat në bazë të të cilave punojmë së bashku janë vërtet të përshtatshme për një Union prej 35 ose më shumë shtetesh anëtare." Nevojiten më pak veto dhe vlerat duhet të mbrohen më mirë, "dmth të zgjerohen instrumentet për mbrojtjen e sundimit të ligjit”.
Dhe duhet vrarë mendja si të arrihet në fusha të ndryshme, si në politikën bujqësore dhe politikën sociale, në një BE më të madh. "Duhet të mendojmë se si mund t'i riorganizojmë instrumentet dhe në të njëjtën kohë t'i marrim të gjithë me vete". Ukraina do të përballet me vite të tëra negociatash të vështira. Megjithatë, shumë njerëz e mbështesin rrugën drejt BE dhe shpresojnë për reforma./ DW
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e postit të kryeministrit të Maqedonis&...
Andrea dhe Shawn SHBA- Një zjarrfikës në Florida vrau gruan e tij vetëm disa javë pasi ajo i rrëfeu ndjekësve n&eum...
Ish-ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe gjenerali i ushtrisë ruse, Valery Gerasimov. Fotografi nga arkivi. HAGË- Gjykata Ndërkomb&e...
SUEDI- Përafërsisht 9,000 trupa nga 20 vende të NATO-s kanë kryer stërvitje ushtarake në qershor në rajonin e Detit Baltik,...
Liridona Murseli KOSOVA- Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar për dy muaj paraburgimin të pandehurit Naim Murseli dhe dy të dy...
Miroslav Lajçak KOSOVË- I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur p&eum...
RUSI- Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër arresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe...
Selia e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës. STRASBURG- Rusia ka bërë shum&eu...
KINË- Një çift në Kinë besonte se djali i tyre kishte vdekur menjëherë pas lindjes, por pas 33 vitesh zbuluan se fëm...
Julian Assange AUSTRALI- Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange u largua nga Britania e Madhe, i lirë, pasi arriti një marrëveshje me ...