Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Sondazhet para zgjedhjeve presidenciale të kësaj jave në Shtetet e Bashkuara flisnin për një garë të ngushtë mes ish-presidentit Donald Trump dhe Nënpresidentes Kamala Harris. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar, zoti Trump shënoi një fitore bindëse, duke bërë për vete votues nga grupe të ndryshme demografike, përfshirë mes burrave, grave dhe votuesve hispanikë.
Sondazhet tregonin se gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara ishte e ngushtë, por Donald Trump siguroi një mbështetje të gjerë dhe e mundi lehtësisht Nënpresidenten Kamala Harris më 5 nëntor.
“Ata erdhën nga të gjitha grupet: nga sindikatat, ose jo sindikatat, afrikano-amerikanët, hispaniko-amerikanët, aziatiko-amerikanët, arabo-amerikanët, myslimanët amerikanë. I kishim të gjithë me vete”, tha zoti Trump.
Megjithëse i dënuar për 34 akuza penale për falsifikimin e të dhënave të biznesit, zoti Trump u bë kandidati i parë presidencial republikan në 20 vjet që fiton votën popullore.
“Pse fati i disa kandidatëve vendoset nga gjëra të tilla dhe i të tjerëve jo? Nuk kam përgjigje për këtë, se pse për shembull akuzat e tradhtisë dhe problemet ligjore nuk ndikuan tek Donald Trump”, thotë Samuel Abrams, profesor i politikës dhe shkencave sociale në Kolegjin Sarah Lawrence në Nju Jork.
Ajo që pati efekt ishte mesazhi i përsëritur prej vitesh nga zoti Trump për votuesit.
" ‘Unë ju dëgjoj. Unë e kuptoj luftën tuaj. Unë e kuptoj që situata juaj nuk është aq e mirë sa ç’mund të ishte dhe unë dua t'ju ndihmoj, t’ua bëj më të lehtë’. Ky ishte mesazhi i tij. Mediave u pëlqen të përmendin retorikën më të skajshme të tij. Por në fund të fundit, mesazhi kryesor ishte ‘Amerika e para’”, thotë prof. Abrams.
Fushata e zotit Trump vuri në shënjestër grupet kryesore, shpesh përmes podkasteve dhe mediave sociale, që u ndoqën nga miliona vetë.
“Ata u kushtuan vëmendje të rinjve, atyre që nuk votuan, individëve që kanë vuajtur gjatë disa viteve të fundit për shkak të inflacionit dhe kjo u shpërblye”, thotë profesori i Universitetit të Arizonës, Thom Reilly.
Zonja Harris kishte rreth 100 ditë për të bërë fushatë pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik. Ajo hapësirë kohore e ngjeshur dëmtoi shanset e saj, thotë prof. Reilly.
“Shumë kritikojnë zotin Biden, duke thënë se duhet të kishte dalë nga gara më shpejt. Por nëse ai do të ishte larguar më herët, tridhjetë, gjashtëdhjetë, nëntëdhjetë ditë më herët, do të kishte pasur një garë brenda partisë dhe zonja Harris mund të mos ishte kandidatja.”
Nënpresidentja u pengua gjithashtu nga lidhja e saj me një president jopopullor.
“Ishte e qartë se publiku amerikan donte ndryshim dhe shumë individë, për mirë apo për keq, e panë atë si vazhdimësi të administratës së Bidenit”, thotë prof. Reilly.
Analistë të tjerë thonë se zonja Harris u përqendrua shumë tek të drejtat e abortit dhe shumë pak tek ekonomia.
“Shumë më pak se 1% të votuesve amerikanë do t’u duhet të përballen me abortin direkt ose indirekt. Të gjithë votuesit duhet të përballen me inflacionin, çmimin e karburantit, çmimet e energjisë, dhe të ardhurat që nuk janë ngritur", thotë këshilltari republikan Jason Cabel Roe.
Nuk dihet nëse shanset e zonjës Harris u dëmtuan edhe nga fakti që është grua dhe me ngjyrë.
“Unë sinqerisht nuk mendoj se kishte të bënte me racën, përkatësinë etnike apo gjininë këtë radhë. Mesazhi i zotit Trump rezonoi shumë më tepër se sa ai i zonjës Harris për shumë prej këtyre votuesve anembanë vendit.”
Një mesazh që e çoi atë drejt fitores./VOA
SHBA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se Ukraina e ka humbur tashmë luftën kundër agresionit rus dhe President...
Donald Trump SHBA- Peizazhi financiar i Presidentit Donald Trump është përballur me ujëra të trazuar kohët e fundit, të ...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan thotë se shpreson se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do ta ndalojë l...
SHBA- Ekipi i tranzicionit i Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka filluar tashmë verifikimin e kandidatëve të mundshëm për t&...
SPANJA- Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhit&eu...
Makinat e grumbulluara nën urë SPANJË- Përmbytjet e reja kanë goditur rajonin e Girona në veri-lindje të Spanjës, d...
SHBA- Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po debatojnë se çfarë do të thotë fitorja e republikanit Donald...
Këmbanat e Notre-Dame PARIS- Këmbanat e Katedrales Notre-Dame në Paris kanë rënë mbi kryeqytetin francez për herë t...
Gaza GAZA- Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë të premten se gati 70 për qind e viktimave q&eu...
Mimoza Kusari KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar ditën e somte se ë...