Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINË- Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën kontrollin e Rusisë. Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për shumë ukrainas pas sulmit të Rusisë dhe disa vende - si qyteti Bakhmut, Chasiv Yar dhe Vovchansk u shkatërruan pothuajse plotësisht. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katerina Besedina njofton se si po përballen disa ukrainas me këtë përmbysje të jetës së tyre.
Qyteti Mariupol, me gjysmë milioni banorë, u shkatërrua tre vite më parë nga forcat ruse dhe vazhdon të jetë i pushtuar. Yevhen Tuzovi jetonte përpara luftës në Mariupol, ku ishte sportist dhe figurë e njohur publike në qytetin bregdetar.
“Mariupoli ishte një qytet i bukur. Tani kanë mbetur vetëm rrënoja...”, thotë ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qeveria e tij nuk ka hequr dorë nga Mariupoli. Në fjalimin e tij drejtuar vendit për Vitin e Ri, ai tha se: “Nuk dorëzojmë çka është e jona. Dhe... nuk i harrojmë njerëzit tanë. Ata që janë në robëri. Dhe do të luftojmë për çdo person që është fatkeqësisht atje”.
Zoti Tuzov nuk banon më në Mariupol. Ai tashmë jeton rreth 300 kilometra më në veriperëndim, në Dnipro, por mban kontakte me ukrainas që jetojnë në zonën e pushtuar.
Ai thotë se rusët kanë filluar tashmë të ndërtojnë në Mariupol dhe se pjesë të qytetit janë bërë sheshe ndërtimi. Shtëpitë e vendasve janë zëvendësuar me komplekse apartamentesh luksoze që nxirren në shitje. Siç kuptohet nga videot e publikuara në mediat sociale, disa banorë ndihen të dëbuar.
“Shtëpitë na janë prishur dhe në vend të tyre po ngrihen apartamente që do të shiten. Prej tre vitesh tashmë kemi jetuar me qera, apo në konvikte dhe vendstrehime. Janë me dhjetëra mijëra si ne”, thotë një grua në një video.
“Shtëpitë në bregun e majtë janë afër detit. Është një zonë e bukur që disa njerëz duan ta marrin për vete, për të ndërtuar apartamente dhe për t’i shitur. Dhe ne do të përfundojmë në rrugë!”, thotë një banore.
Zoti Tuzov thotë se shumë rusë të ardhur rishtazi po blejnë prona me çmim të ulët në bregdet.
“Sepse për rusët që vijnë le të themi nga Moska apo Shën Petersburgu, çmimet janë çmendurisht të lira... Por duhet ta kenë parasysh se në oborrin e godinës është varrosur ish-pronari”, thotë zoti Tuzov.
Forcat ruse gjithashtu pushtuan qytetin e Melitopolit në rajonin Zaporizhia në fillimet e sulmit ndaj Ukrainës. Që nga ajo kohë, banorët kanë jetuar me frikë të përhershme, thotë ish-banorja Olha Leontieva.
“Ata që qëndruan gjatë agresionit menduan se do të çliroheshin së shpejti... Kur flas tani me disa prej tyre, kanë ende shpresë dhe besim, por kanë frikë të flasin për këtë gjë – e dinë se shumë telefona përgjohen... Kanë shumë frikë!”, thotë ajo.
Ukrainasit në qytetet e pushtuara janë detyruar të marrin pasaporta ruse, pa të cilat njerëzit nuk mund të marrin ndihmë mjekësore, apo të blejnë ilaçe në farmaci.
“Njoh një grua, që është shumë e sëmurë, i ka mbijetuar kancerit... Më mori në telefon duke qarë dhe më tha se iu desh të merrte pasaportën ruse, pasi doktorët nuk i jepnin kujdes mjekësor....”, thotë zonja Leontieva.
Shkollat po bëjnë rusifikimin e detyruar të nxënësve, për t’ua hequr identitetin ukrainas, thotë Tsvetelina van Benthem, studiuese dhe juriste e specializuar për konfliktet e armatosura në Universitetin e Oksfordit.
“Shohim që sistemi arsimor po përdoret si armë kundër identitetit ukrainas në territoret e pushtuara. Librat ukrainas po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me libra rusë; mësuesit i frikësojnë”, thotë ajo.
Megjithatë, disa ukrainas po qëndrojnë në qytetet e pushtuara, duke shpresuar për ndaljen e luftimeve dhe dhënien fund të pushtimit rus./VOA
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet. ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sulm...
RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Presidentitn rus Vladimir Putin ka konfirmuar se do...
BRAZIL- Ndryshimet klimatike në vendet që kultivojnë banane do të përbëjnë një kërcënim p&eu...
KOSOVË- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi rajona...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin...
SHBA- Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ngrit në Teksas të enjten, më 6 mars, duke shkaktuar ndalimin e fluturimeve në aeropo...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Trump ka nevojë për mbështetjen e BE...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve t’i bëjnë trysni Rusisë për ...
SIRI- Forcat e lidhura me sundimtarët e rinj të Sirisë janë përfshirë në luftime të ashpra me luftëtarët bes...