Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
IRANI- Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar vështirësi në planet për pasardhësin e liderit suprem të Iranit. Ultra-konservatori Raisi për një kohë të gjatë ishte mbrojtës i Ajatollah Ali Khameneit, i cili gjerësisht besohej se po e përgatiste ish-shefin e drejtësisë për pasardhës të tij. Vdekja e Raisit ka rritur perspektivat e pretenduesve të tjerë, përfshirë edhe djalin e Khameneit, për postin më të lakmuar në Republikën Islamike. Pa asnjë favorit të dukshëm për të qenë lideri i ardhshëm suprem, vdekja e Raisit në një aksident me helikopter më 19 maj ka të ngjarë të shkaktojë një luftë për pushtet mes anëtarëve të establishmentit klerik të vendit, thanë ekspertët.
“Nëse Khamenei nuk mund të kontrollojë këtë garë për pushtet, atëherë ai mund të përballet me një realitet bazik të çështjes së pasardhësit, duke u bërë një faktor destabilizues për regjimin, ndërsa ai është ende gjallë”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin, në Institutin për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.
Asambleja e Ekspertëve me 88 ulëse, anëtarët e së cilës zgjidhen me një mandat tetëvjeçar, ka detyrën e emërimit të liderët të ardhshëm suprem. I dominuar nga anëtarët e linjës së ashpër, trupi klerik nuk është deklaruar sa i përket pasardhësit të mundshëm të Khameneit, 85 vjeç, i cili u bë lider suprem më 1989 pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.
Një panel në Asamble, i përbërë nga tre anëtarë, mban një listë të pasardhësve të mundshëm dhe thuhet se kjo listë nuk është parë as nga anëtarët e tjerë të Asamblesë. Disa ekspertë thanë se vdekja e Raisit ka rritur shanset për Mojtaba Khamenei, klerik dhe djali i dytë i liderit suprem. Mojtaba Khamenei, 55 vjeç, ka shmangur vëmendjen e publikut, por besohet se ka ndikim të konsiderueshëm në prapaskenë dhe ka lidhje të ngushta me Korpusin e fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike, që luan një rol të madh ushtarak, politik dhe ekonomik në Iran.
Por, djali i liderit suprem duket se ka mungesë të aftësive të udhëheqjes dhe kredenciale fetare të nevojshme për postin. Ai shpesh quhet “hoxhatoleslam” një titull që iu referohet klerikëve të rangut të mesëm, megjithëse një agjenci e lajmeve, e lidhur me seminaret fetare, që nga viti 2022 e quan atë Ajatollah, titull nderi që përdoret për klerikët e rangut të lartë. Në shkurt, një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve tha se lideri suprem është kundër trashëgimisë së udhëheqjes, që duket se e përjashton Khamenein e ri nga posti.
“Në publik mund të duket si monarki nëse djali i liderit trashëgon postin e të atit”, tha Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Shkollën e Lartë të Gjenevës.
Gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979, klerikët besnikë ndaj Khomeinit rrëzuan nga pushteti shahun e Iranit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Mohammad Reza Pahlavi. Sabet tha se Khamenei i ri ka ende të ngjarë “të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Republikës Islamike”. Një tjetër klerik që besohet se është në garën për rolin e liderit suprem është Ajatollah Alireza A’rafi. Kleriku 67-vjeçar është i afërt me Khamenein dhe është një prej dy zëvendësshefave të Asamblesë së Ekspertëve. Më 2020, Khamenei emëroi A’rafin në postin e kreut të të gjitha seminareve të Iranit, duke sugjeruar se ai plotëson kriteret rigoroze për t’u bërë lideri i ardhshëm suprem. A’rafi nuk është shumë i njohur, por ky fakt nuk është që i dëmton shanset e tij në këtë garë.
“Diçka që duhet të theksojmë lidhur me pozicionet e udhëheqjes në nivel të lartë në Republikën Islamike... është se një kandidat shpesh mund të dalë, le të themi, nga errësira relative”, tha Sabet.
Analistët thanë se Garda Revolucionare Islamike ka të ngjarë që të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasardhësit të Khomeneit, në një përpjekje për të mbrojtur interesat e veta. Ali Alfoneh, hulumtues i lartë në Institutin për Shtetet Arabe të Gjirit, me seli në Uashington, tha se Raisi ishte kandidati ideal i Gardës Revolucionare, sepse ai ishte “njeri i lakueshëm, pa ide të pavarura”.
“Ajatollah Khamenei dhe Garda Revolucionare tani duhet që të identifikojnë një individë të thjeshtë sikurse presidenti i ndjerë Raisi”, tha Alfoneh.
Në fillim të viteve ’80, Khomeini e emëroi Ajatollah Hossein Ali Montazeri si zëvendës të tij. Por, ata më pas prishën raportet dhe posti i Montazerit u shua. Në vitin 2018, mes thashethemeve për përkeqësim të shëndetit të Khameneit, kishte bisedime për rikthimin e postit të zëvendësliderit suprem, por këto bisedime nuk u konkretizuan.
“Ky mosvullnet për të ndarë skenën me dikë tjetër – nga frika se e humb autoritetin – ka bërë që të gjithë të hamendësojnë se kush mund të jetë pasardhësi i Khameneit”, tha Vatanka.
“Paqartësia e Khameneit rreth çështjes së pasardhësit ka më shumë gjasa që tani të jetë një detyrim sesa një aset”./ REL
Foto ilustruese Europa- “Sfida jonë më e ngutshme është ta mbajmë planetin tonë të shëndetshëm”, d...
Antony Blinken SHBA- Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten ndihma të reja ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë...
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi KOSOVA- Memli Krasniqi, kryetari i subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosov&e...
Donika Gërvalla KOSOVA- Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë varia...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonel...
INDI- 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në Indinë perëndimore pas një shpërth...
Zona kufitare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Fotografi ilustruese nga arkivi. ARMENIA- Armenia ia ka kthyer Azerbajxhanit katër fshatra kufitare...
MEKSIKË- Ish-Miss i shtetit amerikan Glenis Zapata ishte mes të arrestuarve të një operacion anti-droga ndaj një karteli meksika...
KOSOVË- Një 26-vjeçar është arrestuar në Kosovë për kallëzim të rremë. Bëhet me dije se 26-vje&c...
Pamje prej sallës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është votuar për rezolutën p...