Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
KOSOVA- Memli Krasniqi, kryetari i subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, tha se përmes një letre dërguar krerëve partiakë në pushtet dhe opozitë, ka kërkuar që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen sa më shpejt.
Krasniqi tha se u ka dërguar letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, për të koordinuar hapat që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës në mënyrë vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afateve ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka mbajtur takime me përfaqësuesit e partive politike parlamentare për të diskutuar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Sipas tij, zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë ose në vjeshtën e këtij viti. Por, partitë ende nuk kanë gjetur pajtim për formën se si të shkohet në zgjedhje.
PDK-ja kërkon që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, e cila paraprakisht kërkon mbledhjen e 40 nënshkrimeve për mocionin, i cili pastaj duhet të votohet nga 80 ligjvënës. LDK-ka kërkon që në zgjedhje të shkohet përmes shkarkimit të Qeverisë apo dorëheqjes së saj dhe pastaj shpërndarjen e Kuvendit. Kërkesë të ngjashme ka edhe AAK-ja. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së ekzekutivit aktual. Prej se Kosova është bërë shtet i pavarur në vitin 2008, asnjë qeveri e zgjedhur nuk e ka çuar deri në fund mandatin 4-vjeçar./ REL
Donika Gërvalla KOSOVA- Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë varia...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonel...
INDI- 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në Indinë perëndimore pas një shpërth...
Zona kufitare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Fotografi ilustruese nga arkivi. ARMENIA- Armenia ia ka kthyer Azerbajxhanit katër fshatra kufitare...
MEKSIKË- Ish-Miss i shtetit amerikan Glenis Zapata ishte mes të arrestuarve të një operacion anti-droga ndaj një karteli meksika...
KOSOVË- Një 26-vjeçar është arrestuar në Kosovë për kallëzim të rremë. Bëhet me dije se 26-vje&c...
Pamje prej sallës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është votuar për rezolutën p...
Joe Biden, Donald Trump SHBA - Pensilvania është një nga disa shtete amerikane që mund të ketë rol përcaktues në re...
Foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINA- Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar reaguan ashpër ndaj njoftimit të autorit...
KOSOVë- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pejë tek tek ura e Drinit të Bardhë. B&...