Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...

Angela Merkel tha se Polonia dhe shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Vladimir Putinin para luftës në Ukrainë. Kritika të ashpra nga këto vende, mbështetje nga Moska.
Edhe pse ajo nuk është më aktive në politikë, fjalët e saj dëgjohen me kujdes. Sidomos kur bëhet fjalë për sfondin e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Angela Merkel, e cila ishte kancelare gjermanederi në dhjetor të vitit 2021, formësoi ndjeshëm politikën evropiane ndaj Rusisë.
Në një intervistë me median hungareze "Partizan", Merkel foli për periudhën para luftës dhe kohën kur virusi korona e bëri të vështirë kontaktin me Vladimir Putinin. Foli edhe rreth asaj se si ajo, si kancelare në atë kohë, nisi bisedimet midis BE-së dhe Rusisë në qershor të vitit 2021 me qëllim stabilizimin e armëpushimit të brishtë midis Ukrainës dhe Rusisë: "Që ne, si Bashkim Evropian, të flasim drejtpërdrejt me Putinin".
"Disa nuk e mbështetën. Këto ishin kryesisht shtetet baltike, por edhe Polonia ishte kundër saj, sepse kishin frikë se nuk do të kishim një politikë të përbashkët ndaj Rusisë", tha Merkel. Përpjekja dështoi, shtoi ajo. "Atëherë u largova nga detyra dhe pastaj filloi agresioni i Putinit", tha ish-kancelarja.
Kritika të ashpra nga Polonia dhe shtetet baltike
Deklaratat e Angela Merkelit në lidhje me rrethanat e luftës kanë shkaktuar një valë kritikash në vendet përkatëse. "Nuk është vetëm kontraverse. Është skandaloze. Sepse ajo në thelb po na akuzon se kemi mundësuar pushtimin", tha Andris Pabriks, ministër i Mbrojtjes i Letonisë në periudhën 2019 deri 2022. "Ajo po i kthen gjërat përmbys dhe nuk mund t'i pranojë gabimet e saj, të cilat në fakt kanë kushtuar shumë", i tha ai DW.
Mateusz Morawiecki, i cili ishte kryeministër i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Polonisë në vitin 2021, shkroi në X se Angela Merkel "kishte vërtetuar me intervistën e saj të pamenduar se është ndër politikanët gjermanë që i kanë shkaktuar dëmin më të madh Evropësnë shekullin e kaluar".
Kritika ndaj deklaratave të ish-kancelares gjermane kanë ardhur edhe nga qeveria aktuale liberale polake. Pretendimi se dikush nuk u ul në tryezën e negociatave me Rusinë në kohën e duhur është "absurd", sepse Rusia është qartësisht agresorja, tha për Polsat News, ministrja e Fondeve dhe Politikës Rajonale Katarzyna Pełczyńska-Nałęcz. "Këto fjalë janë krejtësisht të papërshtatshme sot dhe ato i shërbejnë propagandës ruse", shtoi ajo.
Mbështetje nga Rusia
Deklaratat e Angela Merkel kanë tërhequr vërtet shumë vëmendje në Rusi - dhe janë pritur me miratim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi: "Mund të mendohet se znj. Merkel ka të drejtë në këtë drejtim". Bashkimi Evropian, tha ai, është "fatkeqësisht peng i politikave fanatike të shteteve baltike dhe Varshavës" në çështjet e politikës së jashtme. Duma ruse tha se Polonia dhe shtetet baltike po bëjnë gjithçka që munden për të "provokuar" konflikte.
Shkencëtari politik pro-Kremlinit, Sergei Markov, "festoi" momentin e deklaratës së Angela Merkelme një postim në kanalin e tij Telegram. "Merkel e di dhe e kupton se në Evropë trendi i konfliktit me Rusinë është zhvendosur kundrejt dëshirës për paqe me Rusinë", pohoi Markov.
Për çfarë u zhvillua samiti i BE-së në qershor 2021?
Propozimi për të mbajtur një samit BE-Rusi ishte temë diskutimi në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në qershor 2021. Iniciativa erdhi nga Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron. Në atë kohë, samitet BE-Rusi nuk ishin mbajtur që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore.
Në fillim të vitit 2021, situata në Ukrainën lindore u përkeqësua. Numri i shkeljeve të armëpushimit në Donbas u rrit përsëri. Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut për të zgjidhur konfliktin nga viti 2014 dhe 2015 kishte ngecur prej kohësh.
Nga ana tjetër, kontaktet midis Perëndimit dhe Rusisë u rinovuan. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së Biden, u takua me Vladimir Putin në një samit në Zvicër në mesin e qershorit 2021. Pak më vonë, Putin, në një artikull në të përjavshmen gjermane "Die Zeit", mbështeti "rinovimin e një partneriteti gjithëpërfshirës me Evropën".
Propozimi i Merkel dhe Macron për të mbajtur një samit të BE-së me Putinin mori mbështetjen, ndër të tjera, të Italisë dhe Austrisë. Megjithatë, u kritikua nga Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia.
Holanda ishte gjithashtu skeptike. Kryeministri letonez Krisjanis Kariņs tha më pas se duhet të shmanget përshtypja e "shpërblimit" të Putinit me një samit pa zgjidhje paraprake për situatën në Ukrainën lindore.
Në të njëjtën kohë, po zbatohej një projekt gjermano-rus që ishte një halë në sypër anëtarët e BE-së të Evropës Lindore dhe vetë Ukrainën: tubacioni Nord Stream 2, i cili supozohej të lidhte drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë.
Në fillim të qershorit 2021, Vladimir Putin konfirmoi përparimin në ndërtimin e tubacionit të gazit. Polonia dhe shtetet baltike këmbëngulën në "mbylljen" e projektit.
Nord Stream 2 dëmtoi përgjithmonë marrëdhëniet, kujton Pabriks, atëherë ministër i Mbrojtjes i Letonisë: "Ne paralajmëruam kundër kësaj varësie nga Rusia si një gabim gjeostrategjik. Në të njëjtën kohë, Merkel personalisht pretendoi se Nord Stream 2 ishte një çështje thjesht ekonomike dhe nuk kishte të bënte fare me politikën."
Me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dallimet në opinione brenda BE-së fillimisht u zbehën në sfond. Nord Stream u dëmtua përgjithmonë nga shpërthimet në shtator të vitit 2022. Angela Merkel duket se e ka kuptuar këtë: "Sot nuk do të jemi më në gjendje të shpjegojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse... dhe a do të kishin ndryshuar kohërat", tha ajo në intervistën me gazetën hungareze "Partizan"./DW
Një kopje e marrëveshjes së nënshkruar në Egjipt nga Izraeli , Hamasi dhe ndërmjetësuesit për lirimin e pengjeve dhe p...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Filipinet jugore, duke shkaktuar panik mes banor...
Aleatët e NATO-s po diskutojnë një përgjigje më të fuqishme ndaj veprimeve gjithnjë e më provokuese të Vladimir Put...
Një burrë që goditi me thikë në qafë një refugjat 16-vjeçar sirian, pasi ky i fundit kaloi pranë të dashur&e...
I dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, i janë bashkuar mbledhjes së kabinetit ...
Një video që tregon incidentin mes dy të miturve në Greqi u publikua nga media vendase. Dy nxënësit e mitur , duke dalë nga s...
Pas kthimit të tyre në shtëpi, izraelitëve të liruar do t’u garantohen gjithashtu pagesa trajtimi dhe mbështetje mjekë...
Ishte një pamje aq e tmerrshme, saqë kalimtarët fillimisht menduan se trupi i përgjakur që varej në një tabelë anë...
Udhëheqësi i Gazës në mërgim, Khalil Al-Hayya, tha këtë të enjte se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuar...
Presidenti Donald Trump kishte qenë ulur në Sallën e Madhe të Darkave të Shtetit për një orë e njëzet e dy minuta t...