BOTA

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shtator 2026, 16:09
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se tetë vite burg, pasi përdori biznesin e tij për të lehtësuar funksionimin e një rrjeti të organizuar që kishte ngritur 19 ambiente për kultivimin e kanabisit.

Pesë persona në total u dënuan me më shumë se 14 vite burg nga Gjykata e Luton Crown, më 10 shtator, pas një hetimi të zhvilluar nga ekipi Operation Costello i policisë.

Sipas policisë së Beds hetimi zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal që vepronte përmes agjencisë imobiliare “Condor Estates”. Organizata ishte e lidhur me kultivimin e kanabisit, kontrata të falsifikuara qiraje, blerjen e pajisjeve hidroponike dhe pastrimin e parave.

Në vitin 2024, autoritetet kryen kontrolle në 20 prona, 19 prej tyre në Luton dhe një në Milton Keynes. Në 19 nga 20 pronat u zbuluan ambiente për kultivimin e kanabisit, ndërsa në pronën tjetër u gjetën pajisje të përdorura për kultivim.

Në total, policia sekuestroi afro 2,000 bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur deri në 800 mijë paund. Sipas autoriteteve, nëse aktiviteti nuk do të ishte zbuluar, prodhimi i këtyre bimëve mund të kishte gjeneruar kanabis me një vlerë në treg prej më shumë se 2 milionë paundësh brenda vetëm 12 muajve.

Në qendër të rrjetit ishte Sarfraz Farooq, 46 vjeç, drejtor i “Condor Estates”. Ai ishte përgjegjës për një sasi të konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, përfshirë kontrata të rreme qiraje për pronat që më pas përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Farooq përdorte banesa të pronarëve që i kishin besuar agjencisë për t’i dhënë me qira në mënyrë të ligjshme. Pronarëve u dorëzoheshin kontrata që ata i besonin si të rregullta, së bashku me pagesat e qirasë.

Në aktivitetin kriminal ishte i përfshirë edhe Uan Gogu, 42 vjeç, i cili kishte rol qendror në ngritjen e ambienteve për kultivimin e kanabisit. Ai përdorte pronat e lidhura me Farooq dhe organizonte instalimin e pajisjeve të specializuara hidroponike.

Gogu ishte gjithashtu i përfshirë në ndërhyrje të paligjshme në matësit e energjisë elektrike, duke krijuar rrezik të madh për sigurinë. Si pasojë, në tre prej pronave shpërthyen zjarre. Në rrjet ishte përfshirë edhe Zohaib Riaz Ali, 33 vjeç, i cili ndihmonte aktivitetin përmes blerjes së pajisjeve hidroponike. Ndërsa Mohammed Farooq, 76 vjeç, bleu një pronë me para në dorë, e cila më vonë u zbulua se ishte kthyer në një ambient për kultivimin e kanabisit.

Sarfraz Farooq, banues në St Catherines Avenue, Luton, u dënua me 8 vite e 4 muaj burg për rolin e tij në komplotin për kultivimin e kanabisit dhe aktivitetet e lidhura me mashtrimin. Ai gjithashtu është ndaluar për 10 vite të ushtrojë funksionin e drejtorit të një kompanie.

Uan Gogu, banues në Ashcroft Road, Luton, u dënua me 6 vite e gjashtë muaj burg për veprat e lidhura me komplotin dhe posedimin në kuadër të aktivitetit të kultivimit të kanabisit. Zohaib Riaz Ali, banues në Biscot Road, Luton, u dënua me katër muaj burgim të pezulluar për 12 muaj, pasi kishte nxitur qëllimisht kryerjen e veprës penale.

Gjithashtu u dënua Glentjan Sefaj, 29 vjeç, banues në Latimer Drive, Hornchurch, me tetë muaj burgim të pezulluar për 18 muaj, për përfshirjen në komplot.Mohammed Farooq, 76 vjeç, banues në St Catherines Avenue, Luton, mori nëntë muaj burgim të pezulluar për 12 muaj për rolin e tij në pastrimin e parave.

Detektivi kryeinspektor Simon Mullan, nga ekipi Operation Costello, tha se dënimet përbëjnë një rezultat të rëndësishëm kundër një rrjeti të organizuar kriminal që funksiononte në një shkallë të gjerë në të gjithë qarkun.

Ai theksoi se aktiviteti i trafikut të drogës shkon përtej shitësve në rrugë, pasi rrjete të tilla mbështeten në persona me role të ndryshme, nga sigurimi i pronave dhe falsifikimi i dokumenteve, deri te furnizimi me pajisje të specializuara dhe mirëmbajtja e ambienteve të kultivimit.

Sipas tij, pasojat e këtyre ambienteve shkojnë përtej kultivimit të kanabisit, pasi pronarët e banesave mund të përballen me dëmtime të rënda dhe prona të lëna në gjendje të amortizuar.

"Operation Costello është i përkushtuar të identifikojë dhe godasë çdo pjesë të zinxhirit të krimit të organizuar, përfshirë ata që mundësojnë aktivitetin kriminal për përfitim financiar”, deklaroi Mullan.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në lagjet e tyre, duke theksuar se ajo që mund të duket si sjellje antisociale mund të jetë shenjë e një aktiviteti shumë më të gjerë kriminal.

Hetimi dhe operacioni i policisë synojnë të godasin rrjetet që përdorin prona të ligjshme për aktivitete kriminale, duke përfshirë kultivimin e kanabisit dhe pastrimin e parave.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve