“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
SHBA- Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresidenten Kamala Harris në mënyrë disi më të favorshme se sa në korrik, kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara. Anketimi i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Preess dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC thotë se kandidatja demokrate për Presidente tani shihet më shumë pozitivisht se sa negativisht.
Sipas anketimit, rreth gjysma e votuesve kanë një pikëpamje pozitive ose disi pozitive ndaj zonjës Harris dhe 44 për qind e shohin atë negativisht ose disi negativisht. Mbëshetja në favor të ish-Presidentit Donlad Trump mbetet në të njëjtat nivele (e qëndrueshme) edhe pse anketimi u krye përpara përpjekjes për atentat ndaj tij në fushën e golfit në Florida, të dielën e shkuar.
6 në 10 votues e shohin në mënyrë jo të favorshme, ose disi jo të favorshme zotin Trump, ndërsa 4 në 10 votues e shohin atë në mënyrë pozitive, ose disi pozitive. Edhe një rritje e vogël e përkrahjes së zonjës Harris është një shenjë pozitive për kandidaten demokrate. Rritja e përkrahjes në favor të figurave kombëtare si Joe Biden apo Donald Trump ka qenë e rrallë në vitet e fundit.
Niveli i mbështetjes ndaj zotit Trump nuk ndryshoi gjatë verës, pavarësisht shpalljes fajtor për 34 akuza penale, atentatit në Pensilvani, si dhe përballjes në garën zgjedhore me një kundërshtare të re. Por në të kaluarën zoti Trump i ka tejkaluar nivele të ngjashme të ulëta të mbështetjes. Ai fitoi zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se nuk kishte mbështetje të gjerë dhe iu afrua fitores në 2020 në kushte të ngjashme.
“Secili duhet të flasë mbi polarizimin që po përjetojmë. Nuk besoj se zgjedhjet do ta zgjidhin këtë”, thotë Sean Luebbers, 55 vjeç nga Kalifornia, i cili mbështet zonjën Harris.
“Nuk besoj se zonja Harris do ta zgjidhë këtë. Mendoj se janë bërë shumë dëme dhe nuk kam shpresë që votimet do jenë zgjidhje”, shton ai.
Megjithatë, ka sinjale në anketë që tregojnë se paraqitja e zonjës Harris po shkon mirë. Rreth gjysma e votuesve thonë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë kundrejt 36 për qind që e mendojnë një gjë të tillë për zotin Trump. Votuesit besojnë se zonja Harris ka shanse më të mira për të fituar zgjedhjet e nëntorit, megjithëse një pjesë e konsiderueshme thonë se kandidatët kanë të njëjtat shanse të fitojnë, ose nuk kanë një mendim.
Një tjetër tregues që mund të jetë premtues për zonjën Harris është se votuesit e shohin atë në një nivel të favorshëm pak më të lartë se sa zoti Trump edhe pse një numër i konsideruesihm i votuesve të pavarur i shohin të dy kandidatët negativisht.
Mes votuesve të pavarur, 3 në 10 prej tyre thonë se nuk kanë informacion mjaftueshëm për të thënë nëse zonja Harris do të ishte një presidente e mirë ndërsa 1 në 10 e thonë një gjë të tillë për zotin Trump.
Pavarësisht përpjekjeve të zotit Trump për ta paraqitur zonjën Harris si një alternativë të dobët, votuesit duket se kanë mendim të ngjashëm se zoti Trump dhe zonja Harris janë mjaftueshëm të fortë për të qenë president.
“Mendoj se problem i tij më i madh ishte se ai ishte një udhëheqës i fortë dhe ata nuk e pëlqenin”, tha duke iu referuar zotit Trump, Pat Brumfield, 71 vjeç nga Glenvud në shtetin Virxhinia Perëndimore. “Mendoj se për udhëheqje të fortë kemi tani”, tha zonja Brumfeile e cila ka qenë demokrate, por thote se është zhgënjyer nga partia dhe nuk do të votojë për zonjën Harris.
Ndërkohë një anketim i gazetave “New York Times”, “Philadelphia Inquirer” dhe kolegjit “Siena” tregon se në nivel kombëtar kandidatët kanë nivel mbështetjeje të njëjtë prej 47 për qind. Në anketim u pyetën 2,437 votuese mes datave 11 dhe 16 shtator.
Në shtetin e Pensilvanisë, një shtet vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve, zonja Harris ruajti epërsinë e saj prej 4 për qind, duke udhëhequr me një mbështetje 50 për qind kundrejt 46 për qind për zotin Trump./ VOA
Foto ilustruese TIRANË- Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit përsëri me ritme të shpejta në tremujorin e dyt&eu...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas drekës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der L...
Borrell LIBAN- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet që i kishin në shënjestë...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka zhvilluar di...
Takimi BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë në drekë...
Vucic KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se Serbia dëshiron të jet&eu...
Foto ilustruese NAPOLI- Një turiste 30-vjeçare nga Padova humbi jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë q&eu...
kurti, von der leyen KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotme në një drekë pun...
hassan nasrallah LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për breshërinë e ...
Trump SHBA- Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë...