Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Aktivistja gjermane Naomi Seibt, e quajtur “Anti-Greta” nga evropianët, ka aplikuar për azil politik në SHBA, duke pretenduar se po persekutohet në vendin e saj për shkak të pikëpamjeve politike dhe mbrojtjes që po i bën lirinë e shprehjes.
Seibt, 25 vjeçe, ka dorëzuar peticionin e saj sipas Seksionit 208 të Ligjit për Imigracionin dhe Shtetësinë, duke deklaruar se kthimi në Gjermani do ta ekspozonte ndaj burgimit ose dëmit fizik.
“Tani kam aplikuar për azil, që do të thotë se po pres një intervistë. Ndërkohë, jam këtu ligjërisht,” i tha Seibt Fox News Digital.
“Qëllimi im ndërkohë është të bëhem qytetare amerikane në të ardhmen, sepse ky vend më ka dhënë kaq shumë shpresë,” shtoi ajo, duke pretenduar se përpjekjet e saj aktiviste kanë tërhequr vëmendjen e Elon Musk.
“Kisha bërë një postim gjatë zgjedhjeve evropiane në qershor 2024, ku thashë se emri im është Naomi Seibt dhe po votoj për AfD, dhe kjo ishte hera e parë që Musk ndërveproi me mua. Elon më dërgoi mesazh privat në X rreth AfD-së”.
Ky veprim vjen në një kohë kur politika për refugjatët dhe azilin ka ndryshuar nën administratën e presidentit Donald Trump, duke i dhënë prioritet aplikantëve që përballen me persekutim për shkak të shprehjes së mendimit politik dhe kundërshtimit të censurës nga qeveria.
Nën këtë udhëzim, disa evropianë që pretendojnë se janë në rrezik për të shprehur opinionet e tyre ndryshe, veçanërisht për shkak të lirisë së shprehjes, mund të jenë të përfshirë në një shqyrtim të përshpejtuar.
Aplikimi i Seibt e vendos atë si një nga të parat që përdorin këtë kornizë. Ajo pretendon se frikësohet nga arrestimi ose diçka më e keqe nëse kthehet në Gjermani, ku thotë se ka qenë nën mbikëqyrje, është kërcënuar dhe është lënë e pambrojtur nga autoritetet shtetërore “për vite me radhë”.
“Në vitin 2024, zbulova se isha përgjuar nga shërbimet gjermane të inteligjencës prej vitesh. Në të njëjtën kohë, vazhdoj të marr kërcënime për vdekje nga Antifa,” tha ajo.
“Shkova tek policia gjermane, dhe më thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për aq kohë sa nuk jam realisht përdhunuar apo vrarë. Nuk po marr asnjë mbrojtje nga qeveria gjermane, edhe pse jam në rrezik serioz që mund të vritem”.
Seibt ka filluar të pozicionohet si një martire e lirisë së shprehjes.
“Është e paligjshme të dëmtohet reputacioni i një politikani në Gjermani. Ky ligj u zgjat nën Angela Merkel në artikullin 188 dhe tani njerëzit po arrestohen. Shtëpitë e tyre po bastisen vetëm për postime në rrjetet sociale. Sa herë që të kthehem në Gjermani, ndjej se do të përpiqen të më arrestojnë,” tha ajo.
Aktivizmi i saj filloi të tërhiqte vëmendje kur ajo vuri në dyshim ortodoksinë e ndryshimeve klimatike dhe politikat e emigracionit masiv, dhe u quajt “Anti-Greta” si një kundërpeshë ndaj Greta Thunberg.
“Kisha filluar të bëhesha e njohur dhe e pranuar ndërkombëtarisht si anti-Greta Thunberg në vitin 2020,” shtoi ajo.
“Isha vetëm 19 vjeç dhe kurrë nuk prisja të njihesha si një figurë e djathtë. Mediat gjermane më quajtën anti-Greta, më demonizojnë si anti-Greta, si një anti-Krisht për Greta Thunberg. Unë jam Naomi Seibt dhe dua të njihem për atë që jam, sepse nuk jam thjesht një figurë kukull për djathtistët”.
Seibt përmend lidhje të ngushta me miliarderin dhe themeluesin e Tesla-s, Musk, dhe pretendon se ai është i vetëdijshëm për rrezikun në Evropë, duke i ofruar mbështetje.
“Gjatë vitit të kaluar, sigurisht që mesazhet e mia janë rishpërndarë shumë nga Elon Musk, dhe kam komunikuar personalisht me të përmes mesazheve private, vetëm për atë që po ndodh në Gjermani,” shpjegoi ajo.
“Elon ka frikë të shkojë në Evropë dhe e di që ka një kërcënim jashtëzakonisht të lartë, dhe më ka konfirmuar këtë personalisht. Atëherë vendosa të aplikoj vetë për azil. Ai më dha miratimin e tij për këtë”./FOX NEWS
Të paktën 90 persona, mes tyre edhe fëmijë, u vranë mbrëmë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa ...
Më shumë se 11,000 bastisje imigracioni në restorante me porosi, sallone bukurie dhe lavazhe makinash janë kryer gjatë vitit të ka...
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, tha të mërkurën se shpresonte që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'i lejo...
Gjykata Penale e Parisit ka dënuar tetë burra dhe dy gra me burgim me kusht nga tre deri në dymbëdhjetë muaj dhe gjoba...
Kërcënimi nga kriminaliteti i organizuar në Gjermani është mjaft i lartë. Në këtë konkluzion arrihet n&...
Kreu i partisë së ekstremit të djathtë PVV, Geert Wilders, tha të martën (28 tetor) se Holanda po përpiqet të përba...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se pret të ketë një “takim të shkëlqyer” me homologun e tij kinez Xi Jinping...
Një komision i të drejtave të njeriut i OKB-së ka arritur në përfundimin se sulmet me dronë të Rusisë ndaj civil&...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi në Gazë – që mbështetet nga Uashingtoni – nuk është n&eum...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se pret që “shumë çështje” të zgjidhen gjatë samit...