U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Kërcënimi nga kriminaliteti i organizuar në Gjermani është mjaft i lartë. Në këtë konkluzion arrihet në raportin mbi gjendjen gjatë vitit 2024, kur janë hetuar gjithsej 647 procese për shkak të kriminalitetit të organizuar. Shifra krahasuar me vitin 2023 mbetet pothuajse konstante. Megjithatë kjo është shifra e dytë më e lartë brenda dhjetë vjetësh. Më shpesh sipas BKA-së është identifikuar kriminaliteti me drogat – me rreth 260 procese ky është sektori me pjesën më të madhe të veprave penale në kuadrin e kriminalitetit të organizuar.
Pasojnë rastet e kriminalitetit ekonomik rreth 110 procese, krime fiskale dhe doganore me rreth 60 procese. Ngjashëm ka pasur shumë procese për kriminalitetin me kontrabandim njerëzish dhe çështje pronësie. Një kuotë dukshëm më të ulët me katër përqind të të gjithë proceseve ka pasur hetime kundër grupeve të kriminalitetit kibernetik.
Në këtë kategori dëmi i shkaktuar është masiv: Sipas raportit të BKA-së mbi situatën me kriminalitetin në Gjermani, në fushën e krimit kibernetik vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1,7 miliard euro: Kjo shumë përbën gjysmën e dëmit financiar të shkaktuar nga kriminaliteti i organizuar në përgjithësi. Gjithsej BKA dëmin financiar në vitin 2024 e përllogarit me rreth 2,64 miliard euro.
Rekrutimi i minorenëve për vepra penale
BKA bën fjalë në raportin vjetor për një gjendje me “një potencial konstant të lartë kërcënimi” nga kriminaliteti i organizuar. Ajo që bie në sy është rritja e gatishmërisë për përdorim dhune në hapësirat publike. Në këtë kontekst më 2024 janë regjistruar rreth 280 vepra penale për përdorim dhune. Konstatohet gjithashtu një rritje e dukshme e posedimit të armëve. Rreth 420 armë janë sekuestruar vitin e kaluar në kuadër të hetimeve.
Policia federale shpreh shqetësim, që grupet kriminale gjithnjë e më shpesh ofrojnë veprime kriminale në formë shërbimi të ashtuquajtura “crime as a service”, kjo p.sh. në sektorin e larjes së parave. Kriminelët gjithnjë e më shumë përpiqen të rekrutojnë minorenë për kryerjen e veprave penale. Për këtë ata shfrytëzojnë, sipas BKA-së, rrjetet sociale ose platformat Gaming në internet.
Ministri i Brendshëm federal, Alexander Dobrindt i CSU e cilësoi kriminalitetin e organizuar si një ndër kërcënimet më të mëdha të shtetit ligjor. “Ata veprojnë brutalisht dhe paskrupuj, në mbarë botën – që nga kontrabanda me drogë deri tek pastrimi i parasë e influencimi ndaj vendimmarrësve”, tha politikani kristiansocial duke theksuar më tej, se: “Këtyre rrjeteve kriminale duhet t’u hiqet baza e ekzistencës, duke u ndërprerë atyre me konseguencë burimet e parave. Kushdo brenda këtyre strukturave që nuk mund të shpjegojë se nga vjen pasuria, duhet ta humbasë atë. Ky është ndryshimi i paradigmës.”/DW
Kreu i partisë së ekstremit të djathtë PVV, Geert Wilders, tha të martën (28 tetor) se Holanda po përpiqet të përba...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se pret të ketë një “takim të shkëlqyer” me homologun e tij kinez Xi Jinping...
Një komision i të drejtave të njeriut i OKB-së ka arritur në përfundimin se sulmet me dronë të Rusisë ndaj civil&...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi në Gazë – që mbështetet nga Uashingtoni – nuk është n&eum...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se pret që “shumë çështje” të zgjidhen gjatë samit...
Koreja e Veriut qëlloi raketa lundrimi drejt bregdetit perëndimor të Gadishullit Korean të martën, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane ...
Një grua braziliane 33-vjeçare, Jessica Custodia de Lima Stappazzollo , u vra nga partneri i saj, 41-vjeçari Reis Pedroso Douglas, bren...
Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi SHBA-të nisën sulmet e tyre të fundit ndaj anijeve në Oqeanin Paqësor lindo...
Aeroplani reaktiv supersonik X-59 i NASA-s, por i qetë, fluturoi mbi shkretëtirën e Kalifornisë Jugore të martën në fluturimi...
Një shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me një shumë të konsid...