BOTA

Antonio Costa në Prishtinë: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

r.ll Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 22:30
Antonio Costa në Prishtinë: Nevojitet ulja e tensioneve për
costa, osmani

KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Siç e dini këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt do të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, tha Costa duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Costa shtoi se shpreson se “ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon se jeni të angazhuar për të shtensionim të situatës dhe për të ecur përpara në rrugën evropiane dhe për t’u angazhuar në dialogun e Brukselit”.

Verën e kaluar, përfaqësuesi i lartë i BE-së asokohe, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave, duke e arsyetuar atë me hapat që kishte marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përmendi këtë në konferencë me Costan, duke thënë se Kosova i ka përmbushur kërkesat e bllokun për heqjen e masave.

“Kur janë marrë masat janë paraqitur një sërë kërkesash, të cilat kanë përfshirë rikthimin në tavolinën e dialogut, gjë që ka ndodhur; krijimin e një baze të re ligjore për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, gjë që ka ndodhur; dhe organizimin e zgjedhjeve atje, gjë që ka ndodhur”, tha Osmani.

Osmani tha, megjithatë, se e kupton që konsensusi brenda BE-së është “i ndërlikuar” dhe se Kosova duhet të angazhohet për të punuar me secilin shtet anëtar për t’i bindur ato për heqjen e masave. Çështja e masave u ngrit edhe në një takim mes Costas dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbrëmje. Zyra e Kurtit tha në një komunikatë se kryeministri i kërkoi Costas "heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës".

Integrimi në BE dhe dialogu i Brukselit

Costa dhe Osmani biseduan edhe për synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Osmani tha se Kosova është “gati të ecë përpara” në rrugën e saj të integrimit evropian, sepse “institucionet e saj po forcohen vit pas viti”.

“Është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë por edhe përmes hapave konkret. Presim që gjatë mandatit tuaj t’i hapet rruga e integrimit Kosovës. Është koha të trajtohet aplikimi ynë i dorëzuar në dhjetor 2022 për të ecur përpara drejt statutit të kandidatit për Kosovën”, tha Osmani.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Costa tha se zgjerimi i BE-se me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është “prioriteti ynë”.

“Ne jemi shumë të përkushtuar për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme gjeopolitike që po e bëjmë dhe ne jemi këtu për ta përmbushur këtë edhe jemi këtë për të punuar me secilin vend për procesin e anëtarësimit”, tha Costa.

Ndërkohë, Kurti kërkoi nga Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat, tha zyra e tij. Në lidhje me dialogun me Serbinë, të cilin BE-ja e ndërmjetëson nga viti 2011, Osmani tha se shpreson se do të sjellë “frymë të re” me emisarin e ri Peter Sorensen.

“Shpresojmë që do të sjellë frymë të re me qasje të balancuar dhe trajtim të barabartë. Ne duam që ky proces duhet të përfundojë me njohje që ndërsjellë”, tha Osmani. Costa tha se dialogu është kyç për rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Siç e dini, është jetike të bëhet përparim i mirëfilltë dhe i qartë në këtë dialogun për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Me emërimin e Sorensenit, është koha të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të ecet përpara”, tha Costa.

Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.

Costa erdhi në Kosovë pasi qëndroi në Podgoricë, ku tha se Malin e Zi mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2028. Një ditë më parë, ai vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

"Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër", tha Costa.

Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës. Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL

antonio costa ne prishtine vjosa osmani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë