BOTA

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të mbetet në pritje!

r.ll Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 13:42
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të
foto ilustruese

BRUKSEL- Belgjika ka përfunduar kryesimin gjashtëmujor të Bashkimit Evropian dhe këtë detyrë, nga 1 korriku, për gjashtë muaj, e ka marrë Hungaria. Gjatë presidencës belge nuk ka ndodhur asnjë lëvizje për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që është bërë në dhjetor të vitit 2022, në fund të presidencës së atëhershme çeke.

Kosova, aktualisht, është i vetmi vend evropian, i cili ka aplikuar për anëtarësim në BE, por nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Mbetet e vetmja nga dhjetë shtete të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së pa statusin formal të kandidates. Pritjet që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të merrej parasysh, nuk janë realizuar.

Presidenca suedeze e BE-së në pjesën e parë të vitit 2023 ka dështuar ta bëjë këtë. Pas saj, presidencën e ka pasur Spanja – vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka dashur të ketë punë me dosjen e integrimit evropian të Kosovës. Pas Spanjës, as Belgjika nuk ka bërë ndonjë hap në këtë drejtim.

Arsyet më të shpeshta që janë përmendur nga vendet që kanë pasur presidencën, për mosshqyrtimin e aplikimit të Kosovës, janë lidhur me “mungesën e konsensusit të vendeve anëtare”.

Sipas procedurave të BE-së për procesin e zgjerimit, Këshilli i BE-së duhet ta shqyrtojë aplikimin e një vendi për anëtarësim në BE dhe t’i japë mandat Komisionit Evropian për të analizuar nëse ai vend i përmbush apo jo kushtet për statusin e kandidatit. Pasi Komisioni ta përpilojë mendimin dhe ta japë rekomandimin, vendimin për dhënien e statusit e marrin njëzëshëm vendet anëtare.

Kështu, me një shpejtësi të madhe, statusin e vendit kandidat e kanë marrë Ukraina dhe Moldavia, të cilat edhe i kanë nisur negociatat e anëtarësimit në BE, muajin e kaluar. Statusin e vendit kandidat e ka edhe Gjeorgjia dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor – Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina – me përjashtim të Kosovës. Formalisht, status kandidati ka edhe Turqia.

Prej se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, diplomatët e vendeve anëtare thonë se do të bëjnë përpjekje për të arritur konsensus në Këshill, pasi pesë prej vendeve anëtare – Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qiproja – nuk e njohin Kosovën si shtet.

Por, disa vende anëtare kanë sugjeruar se do të ishte mirë që, së paku, Këshilli t’i jepte mandat Komisionit Evropian për të analizuar se sa i përmbush Kosova kushtet për statusin e vendit kandidat. Komisioni Evropian ka shprehur gatishmërinë që ta kryejë pjesën e vet të punës, nëse një mandat të tillë e merr nga Këshilli. Por, nga ana e Këshillit nuk ka pasur ndonjë lëvizje. Kjo, përveçse me mosnjohjen nga pesë vendet anëtare, është arsyetuar edhe me pritjet se çfarë do të ndodhë me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përparimi në dialog është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë për progres në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE. Kohëve të fundit nuk ka pasur progres në këtë dialog dhe kjo ka ndikuar që në mesin e vendeve anëtare, të mos ketë entuziazëm për ta avancuar rrugën drejt BE-së as të Kosovës e as të Serbisë”, ka thënë një diplomat evropian për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, sikur të kishte përparim në dialog, vendet anëtare do të bindeshin më lehtë edhe për vendimin rreth Kosovës. Pas marrjes së presidencës së BE-së nga ana e Hungarisë, është paralajmëruar se ky vend do ta ketë prioritet edhe procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Hungaria e ka vënë këtë edhe në dokumentin ku përmenden prioritetet e udhëheqjes së saj me BE-në.

Budapesti ka aspirata që ta avancojë procesin e negociatave me ato vende kandidate që do të jenë të gatshme. Diplomatët nga Hungaria citohen të kenë thënë se synojnë mbylljen e disa kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi, si dhe hapjen e disa kapitujve me Serbinë, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, ata kanë përmendur edhe mundësinë e avancimit të Bosnje e Hercegovinës.

Por, diplomatët kanë vërejtur se Hungaria nëpër takime nuk ka përmendur ndonjë veprim të mundshëm rreth Kosovës. Diplomatët evropianë nënvizojnë se Qeveria e Hungarisë ka raporte të afërta me Serbinë dhe kjo ka ndikuar që sjellja e saj rreth Kosovës në BE dhe në disa organizata të tjera ndërkombëtare, të mos jetë aq miqësore sa ka qenë më herët.

Megjithatë, Hungaria i ka vazhduar kontaktet me Kosovën. I pyetur për pritjet nga presidenca hungareze e BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë javën e kaluar në Bruksel se “Hungaria e ka njohur Kosovën dhe duhet t’i jepet rasti për të parë në muajt e parë të presidencës se si do të veprojë”.

Hungaria, në anën tjetër, ka shprehur pritjet që gjatë kryesimit të saj me BE-në, të bëhen pagesat e para për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor nga paketa prej 6 miliardë eurosh e planit evropian për rritje ekonomike dhe reforma në rajon.

Mjetet nga kjo paketë për Kosovën dhe Serbinë janë të kushtëzuara, po ashtu, me angazhimin konstruktiv të tyre në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Hungaria planifikon që gjatë kryesimit të saj me BE-në, të organizojë edhe një samit të përbashkët të BE-së me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse Hungaria ka raporte më të afërta me Serbinë në mesin e vendeve të rajonit, diplomatët në Bruksel nuk presin që të ketë probleme në raportet me vendet e tjera, pasi roli i vendit kryesues të BE-së është që të jetë një udhëheqës neutral i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe t’i lërë anash prioritetet e veta nacionale gjatë periudhës gjashtëmujore./REL

aplikimi i kosoves ne be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan