BOTA

VIDEO/ Çfarë është projekti "Burgu i Hapur" në Çeki, të burgosurve u lejohet të lëvizin lirshëm dhe nuk ka roje me armë

r.ll Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 18:44
VIDEO/ Çfarë është projekti "Burgu i Hapur"
foto ilustruese

ÇEKI- Projekti i një burgu të hapur në Republikën Çeke synon të ulë nivelin e lartë të përsëritjes së veprave penale. Republika Çeke ka nivelin më të lartë në Evropë të personave që shkelin sërish ligjin edhe pasi kanë vuajtur dënimin. Burgu i ri ofron aktivitete të ndryshme dhe liri më të madhe për t’i përgatitur personat që po vuajnë dënimin për jetën në liri.

Pas rrethimit të lartë me tela me gjemba, pranë burgut Jirice në veri të Pragës, ndodhet objekti i ri Burgu i Hapur. Këtu nuk ka roje me armë. Të burgosurve u lejohet të lëvizin lirisht dhe të dalin nga qelitë për të bërë punët e tyre të përditshme. Ata mund të kujdesen për një kopsht të vogël, mund të kultivojnë zarzavate dhe të kujdesen për kafshë të ndryshme.

“Një nga objektivat kryesore të burgut të hapur është të pakësojmë përsëritjen e veprave penale dhe t’i përgatisim të burgosurit për një tranzicion të butë drejt jetës civile. U paraqesim modele situatash me të cilat të burgosurit mësojnë se si të përballen”, thotë Hana Prokopova, drejtore e burgut të hapur.

Programi vazhdon prej gjashtë vitesh e gjysëm. I filluar në nëntor 2017, këtu gjenden 32 të burgosur. Si frymëzim shërbyen projekte të ngjashme në Norvegji, Finlandë dhe Gjermani. Këtu mund të pranohen të burgosurit të cilëve u kanë mbetur nga 6 deri në 18 muaj nga dënimi dhe të cilët do të ribëhen së shpejti pjesë e jetës civile.

Miroslav Horacek është përgjegjës për mirëmbajtjen e një kopshti të vogël dhe i ka mbetur edhe një vit nga dënimi i tij. Përpara kësaj ai e vuante dënimin në qelitë e seksionit B të burgut fqinj.

“Punojnë me ne që të përmirësohemi. Në seksionin B vetëm vuaje dënimin dhe dilje. Ndërsa këtu, përpiqen të të bëjnë njeri më të mirë përpara se të dalësh”, thotë zoti Horacek.

I burgosuri David Hejny ka përgjegjësinë të ushqejë lepujt. Ai gjithashtu kujdeset që kafazët e tyre të jenë të pastër dhe ushqimi të jetë i mjaftueshëm.

“Është mirë që të lejohet të kujdesesh për diçka. Është përgatitje për jetën përjashta, në veçanti nëse ke kafshë shtëpiake. Mund të përgatitesh pas një dënimi të gjatë. Është mirë që kujdesemi për kafshët këtu”, thotë zoti Hejny.

Krahas kafshëve si lamat, pallonjtë dhe pulat, këtu stërviten edhe qentë që do t’u vijnë në ndihmë të verbërve. Të burgosurit kanë përgjegjësinë e një pjese të stërvitjes së këtyre qenve.

“Është një përgjegjësi e madhe që e ndaj me kolegun tim. Kujdesemi për qentë. U japim informacion, i ushqejmë, u mësojmë komandat. Që tani binden kur u thuhet të ulen, të shtrihen dhe të zgjasin putrën”, thotë i burgosuri Vkastimil Krulis.

Ky burg i hapur është i vetmi i këtij lloji në Republikën Çeke. Rreth 300 të dënuar kanë kaluar përmes këtij projekti. Drejtuesit thonë se shumica e tyre janë integruar tashmë me sukses në shoqëri. Rastet e shkeljes së ligjit nga persona të dënuar më parë në Republikën Çeke janë më të lartat në Bashkimin Evropian.

“Puna jonë me të dënuarit është shumë intensive dhe individuale dhe ka patur efekt pozitiv. Në gjashtë vitet që kemi monitoruar rastet e përsëritjes së veprave penale, i kemi mbajtur ato në nivelin 16-17%”, thotë zonja Prokopova.

Sipas kriminalistit Petra Zemanova, përgatitja e të burgosurve për jetën civile është jetike.

“Nëse një i dënuar rikthehet në jetën civile pas vuajtjes së dënimit dhe lihet t’i marrë vendimet i vetëm, ai ka gjasa të larta për ta shkelur ligjin sërish dhe për t’u rikthyer në burg. Përsëritja e veprave penale nuk është problem kryesisht i sistemit të burgjeve, por i sistemit të drejtësisë dhe i kujdesit për të dënuarit e liruar”, thotë zoti Zemanova./VOA

burgu i hapur ne ceki

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan