Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
GJERMANI- Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë mbeten sfida kryesore për Procesin e Berlinit, por ministrja gjermane e jashtme, Annalena Baerbock u tregua optimiste se deri në samit do të ketë një zgjidhje. Fokusi i konferencës përgatitore të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, të martën, 1 tetor, në Berlin, ishte bashkëpunimi në fushën arsimit, ekonomisë dhe politikës.
Në një deklaratë përfundimtare ministrat ranë dakord për katër pika kryesore: njohjen reciproke të diplomave universitare, harmonizimin e politikave të investimeve me standardet e BE-së, inkurajimin e partneritetit në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshjet priten të finalizohen në samitin e Procesit të Berlinit, më 14 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
CEFTA ende jashtë agjendës
Projekti kryesor i samitit, marrëveshja e shumëpritur e tregtisë së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, e njohur ndryshe si CEFTA e re, nuk ishte pjesë e deklaratës. Shkak janë mosmarrëveshjet ende të pazgjidhura me Kosovën. Ministrja gjermane e punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sikurse edhe më parë, në takimin e ministrave të ekonomisë zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, vijojnë të jenë optimistë se do të gjendet një zgjidhje.
Baerbock tha se është me rëndësi, që në këtë dhjetëvjetor të Procesit të Berlinit të arrihet marrëveshja e CEFTA-s. "Ne po punojmë me përkushtim të madh që në samitin e ardhshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive pas dy javësh të mos festohet vetëm 10-vjetori i Procesit të Berlinit, por që të arrihet një gur kilometrik i rëndësishëm, jo vetëm në drejtim të integrimit evropian, por veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Deri atëherë, ka ende disa gjëra për të bërë. Por është e qartë për të gjithë se marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë CEFTA nuk nënkupton vetëm një integrim ekonomik më të fortë dhe një treg rajonal të përbashkët, por që nga kjo përfitojnë në mënyrë konkrete si njerëzit, ashtu edhe kompanitë", tha Baerbock në një prononcim për median.
Pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA varet nga heqja e bllokadës ndaj produkteve serbe, bllokadë e cila bie ndesh me parimet e tregtisë së lirë. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u tregua optimiste se do të gjendet një zgjidhje deri më 14 tetor, por nuk mund të jepte më shumë detaje. Më parë një sërë ministrash pjesëmarrës në takim kishin kërkuar si nga Kosova ashtu edhe Serbia më shumë gatishmëri për kompromis. Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, theksoi rëndësinë e zhvillimit të CEFTA-s në për të frenuar largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor. Ai tha se shpreson që "liderët e Kosovës dhe Serbisë do ta kuptojnë këtë prioritet për të krijuar mundësi më të mira për të rinjtë në rajon".
Baerbock për Serbinë: Jo ndër dy karrige
Donika Gërvalla nga ana e saj tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë në rajon për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Serbisë me Rusinë. "Zëvendëskryeministri i Serbisë u takua së fundmi në Rusi me Putinin, prej të cilit mori udhëzime dhe theksoi se Rusia është një partner strategjik i Serbisë. Vulin theksoi qartë se Serbia nuk do të kërkojë anëtarësimin në NATO apo afrimin me Perëndimin. Për më tepër, Aleksandar Vulin vendosi lule në varrin e vrasësit masiv, Josef Stalin. Është e qartë se ne duhet të angazhohemi në dialog, por nuk duhet të jemi të verbër ndaj rreziqeve që po shtohen gjithnjë e më shumë në rajonin tonë", tha Gërvalla.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e pyetur për këtë rrezik të mundshëm nga Serbia tha se "është vendimtare që të mos qëndrosh në dy karrige njëkohësisht. Kushdo që dëshiron në Bashkimin Evropian, duhet të bëjë një zgjedhje të qartë për vlerat tona dhe për rendin paqësor evropian."
Procesi i Berlinit mbush dhjetë vjet
Procesi i Berlinit, i iniciuar në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel feston këtë vit 10-vjetorin e krijimit. Synimi i tij është forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e procesit të tyre të integrimit në Bashkimin Evropian. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, si edhe shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe. Ndër arritjet kryesore të procesit janë heqja graduale e tarifave të roaming-ut, njohja e diplomave dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, që synon rritjen e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve pjesëmarrëse./ DW
Mengjesi viral BALLKAN- TikToku është një platformë e media sociale e cila tërheq vëmendjen e ndjekësve me trendet e fun...
Foto ilustruese KINË- Kina po shënon 75-vjetorin e qeverisjes së Partisë Komuniste, ndërsa vendi vazhdon të përballet me...
Keir Starmer MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit me t...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një fjalimi "sulmoi" Izraelin, duke theksuar se pas Libanit, Turqia ...
IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezheskian, paralajmëroi se breshëria e raketave sonte kundër Izraelit ishte vetëm një shije ...
vendngjarja SUEDI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme jashtë ambasadës izraelite në Stokhol...
Donald Trump SHBA -ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe njëkohësisht kandidati republikan ka komentuar sulmin me raketa që Irani nisi nd...
pamje nga sulmet IZRAEL- Ushtria izraelite ka reaguar sërish pas nisjes së sulmit me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit. Forcat e Mbrojtje...
GJERMANI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e ...
Foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe ...