"Shqipëria nuk shitet"/ Nis grumbullimi i qytetarëve për tubimin e pestë për Zvërnecin, protestuesit: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
RUSI- Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën është i pakrahasueshëm në histori, si dhe një gabim i cili mund të çojë drejt katastrofës, ka thënë një diplomat i lartë rus të enjten.
Ai i bëri këto komente kur u pyet rreth krahasimeve mes ballafaqimit të tanishëm dhe Krizës Kubane të Raketave më 1962.
Lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë në Ukrainë, lufta më e madhe tokësore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, e ka nxitur një ballafaqim të madh mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe zyrtarë rusë thonë se ballafaqimi tani po futet në etapën më të rrezikshme deri më sot.
Diplomatët rusë në të kaluarën kanë nxjerrë krahasime me krizën e vitit 1962 kur superfuqitë e Luftës së Ftohtë thuhet të kenë qenë shumë afër luftës bërthamore ndërkombëtare, pasi Moska vendosi fshehurazi raketa në Kubë.
Por, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha për gazetarë të enjten se “çfarë po ndodh [tani] nuk ka ngjashmëri me të kaluarën”.
Ryabkov, i cili është mbikëqyrës i kontrollit të armëve dhe marrëdhënieve me Amerikën Veriore, tha për gazetarë në Moskë se rreziku i përleshjeve me armë mes fuqive bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet.
“Ne jemi duke ecur nëpër territor të pashkelur më parë ushtarak dhe politik”, tha ai.
Ryabkov tha se një gabim në këtë kohë mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe, tha se dyshon nëse ata në Perëndim janë në gjendje t’i “kuptojnë pasojat e rrugës që kanë marrë”.
Ka javë që Rusia i paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se, nëse ata i japin leje Ukrainës të godasë thellë brenda tokës ruse me raketa perëndimore, atëherë Moska do ta cilësojnë këtë si përshkallëzim të madh.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kohë që u lutet aleatëve ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me të cilat ata e furnizojnë për sulme brenda Rusisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 12 shtator se Perëndimi do të futej në një lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë, nëse do ta lejonte Ukrainën të kryejë sulme në tokën ruse me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Perëndimi.
Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë për ta ulur pragun e përdorimit të armëve të tilla nga Moska në përputhje me situatën.
Zelensky i ka kërkuar Perëndimit t’i kalojë dhe shpërfillë të ashtuquajturat “vija të kuqe” të Rusisë, dhe disa vende perëndimore i kanë bërë thirrje SHBA-së ta bëjë pikërisht këtë. Rusia, fuqia më e madhe bërthamore në botë, thotë se kjo është marrëzi./REL
Foto ilustruese LIBAN- Mahmoud e bën gjumin në një batanije, bashkë me gruan dhe djalin dyvjeçar, në plazhin e kryeqytetit ...
ITALI- 184 pasagjerë i shpëtuan tragjedisë ditën e sotme, në aeroportin e Brindisit në Itali pasi avioni u përfshi nga flak&e...
Emanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar se europa nuk është më një ndër prioritetet kryesore t...
IZRAEL- Ky është moment kur çifti i sapomartuar detyrohen të kryejnë vallëzimin e tyre të parë në një stre...
BRITANI E MADHE- BBC anuloi një intervistë në kohën kryesore me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson pasi një nga prezantuesit e ...
Antony Blinken BRITANI E MADHE- Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken diskutoi për Lindjen e Mesme në një telekonferenc&e...
SHBA- Melania Trump bëri një deklaratë të jashtëzakonshme në një libër të shumëpritur që do të pub...
Kamala Harris SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris humbet mbështetjen e sindikatatave amerikane. Sipas analistit të të dhëna...
GJERMANI- Një atentat është regjistrua mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri. Mës...
IZRAEL- Imazhet satelitore kanë zbuluar dëmet e shkaktuara në një bazë ajrore në Izrael. Fotografitë e shkrepura nga Planet...