Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Që nga Florida e deri në Virxhinia, amerikanët po përpiqen të rimëkëmben nga dëmet e shkaktuara nga uragani Helene në fund të shtatorit. Një ekip i Zërit të Amerikës ishte në Karolinën e Veriut, ku disa pjesë të këtij shteti u goditën veçanërisht rëndë nga stuhia shkatërrimtare. Qindra ura, rrugë dhe struktura të tjera duhet të riparohen ose rindërtohen pasi uragani Helene goditi rëndë Karolinën e Veriut në fund të shtatorit. Sipas përllogaritjeve, stuhia shkaktoi dëme që kapin vlerën e mbi 50 miliardë dollarëve.
Pemët e rrëzuara nga era e fortë dëmtuan rrjetin elektrik për më shumë se një javë. Stuhia ka lënë gjurmë kudo, në shtëpitë e banimit dhe bizneset. Dikush ka vënë një shënim në një mur ku shkruhet se “Ndryshimet klimatike sjellin vdekje”. Shtëpia e Wendy Collins u dëmtua nga vërshimet ndërsa rrëketë e ujit morën me vete shtëpizën me rrota të të fejuarit të saj.
“Banesa gjendej këtu dhe portën e kishte përballë lumit. Rrëkeja e madhe e ujit e mori me vete. Si shumë të tjerë, nuk u vumë veshin paralajmërimeve për përmbytje, sepse menduam se jemi në male dhe uraganet nuk godasin këtu”, thotë Wendy Collins, banore në Swannanoa.
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave, shkurtimisht FEMA, koordinon reagimin e qeverisë ndaj fatkeqësive. Ata punojnë ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Falë agjencisë federale, zonja Collins dhe i fejuari i saj do të qëndrojnë në një hotel në Asheville deri në dhjetor.
FEMA ofron ndihmë financiare për aplikantët në qendrën lokale për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë në Asheville, e cila është e hapur çdo ditë javës. Por jo të gjithë banorët janë të kënaqur me ndihmën e saj. Zëri i Amerikës bisedoi me banorët e zonës Fairview, Bryan dhe Jennifer.
“Nuk kemi marrë asgjë. Aplikuam sa më shpejt që mundëm dhe kjo është hera e dytë që paraqitemi. Pritëm dy orë dhe ende asgjë, nuk kam marrë asnjë ndihmë. Zyrtarët e agjencisë FEMA thanë se, nëse aplikuat menjëherë merr 750 dollarë, artikuj ushqimorë dhe gjëra të tjera, por shumica e njerëzve me të cilët kemi biseduar nuk kanë marrë asgjë”.
Zëdhënësi i agjencisë FEMA në Karolinën e Veriut, John Mills, i tha Zërit të Amerikës se deri në fund të tetorit, ishin ndarë mbi 130 milionë dollarë për të prekurit nga uragani Helene në pjesën perëndimore të shtetit. Ai thotë se kërkesat vazhdojnë.
“Kemi miratuar kërkesat për ndihma për më shumë se 91,000 familje. Kjo do të thotë se të prekurit nga fatkeqësia janë takuar me ne personalisht ose kanë aplikuar në internet apo përmes telefonit.”
Barbara Tackner, banore në Asheville, tregon për Zërin e Amerikës dëmet që ka pësuar kati i parë i shtëpisë së saj. Myku ka mbuluar muret dhe dyshemetë duhet të ndërrohen. Vlerësimi i kontraktorit, thotë ajo, është rreth 27,000 dollarë.
“Po bisedojmë me agjencinë FEMA në përpjekje për të siguruar ndihmë financiare për riparimin. E kuptoj që do të duhet kohë, sepse ka shumë njerëz në nevojë, me disa në situata më të vështira. E kuptoj situatën”.
Në anë të rrugës shihen grumbuj mbeturinash dhe rrënojat që dikur ishin shtëpi banimi. Departamenti i Transportit i Karolinës së Veriut thotë do të duhen rreth tre vjet për riparimin e të gjitha rrugëve dhe urave./VOA
Foto ilustruese KOSOVË- “Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”... Komente si ky kishin shoqëruar lajmin se kosovarë...
Ishiba JAPONI- Kryeministri i Japonisë dhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Shigeru Ishiba u pa duke fjetur në parlam...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se pret që në mesin e muajit dhjetor n&...
SPANJË- Spanjollët po përballen me një valë tjetër reshjesh të dendura, vetëm dy javë pas përmbytjeve s...
ITALI- Moti i keq ka përfshirë rajonin e Siçilisë në Itali, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha. Si&cced...
Blinken dhe Rutte BRUKSEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në ...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të t...
Foto ilustruese UKRAINË- Rusia nisi një sulm të kombinuar me dron dhe raketa në Kiev dhe Oblast të Kievit gjatë natës m&...
GJERMANIA- Pas dështimit të koalicionit trepartiak në Gjermani, kancelari Olaf Scholz (SPD) do të japë për h...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare ë...