Ambasadat e Iran anembanë botës kanë reaguar me tone ironike ndaj një postimi të bërë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, lidhur me ultimatumet ndaj Teheranit.
Postimi i Trump, i cili përmbante gjuhë të ashpër dhe kërcënuese për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, është pritur me reagime të menjëhershme nga përfaqësitë diplomatike iraniane në disa vende.
Ambasada iraniane në Afrikën e Jugut sugjeroi në mënyrë ironike shqyrtimin e Amendamentit të 25-të të Kushtetutës amerikane, që lejon shpalljen e një presidenti të paaftë për detyrën.
Ndërsa në Bullgari reagimi ishte më i shkurtër dhe sarkastik: “Qetësohu, tigër”.
Në Austri, ambasada iraniane i cilësoi komentet e Trump si një rrëshqitje të paprecedentë në gjuhë vulgare dhe kërcënuese, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krim lufte. Po ashtu, ajo paralajmëroi për ndikimin e retorikës së tillë, duke rekomanduar që të miturit të mos ekspozohen ndaj deklaratave të tij.
Një reagim më letrar erdhi nga ambasada iraniane në Mbretëria e Bashkuar, e cila citoi Mark Twain: “Është më mirë ta mbash gojën mbyllur dhe t’i bësh të tjerët të mendojnë se je budalla, sesa ta hapësh dhe t’u vërtetosh të gjitha dyshimet”.
Ndërkohë, ambasada në Indi kritikoi gjuhën e përdorur nga Trump, duke theksuar se ajo nuk i përshtatet moshës së tij dhe duke shtuar me tone ironike: “Durim, plak!”.
Reagimet u shoqëruan edhe me batuta ironike lidhur me kërkesën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ambasada në Zimbabve shkroi: “Ne i humbëm çelësat”, ndërsa ajo në Afrikën e Jugut shtoi me humor: “Çelësat janë në kavanoz, por ne e hapim vetëm për miqtë”./ PiranjatNews
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Prill18:05
Këngëtarja e njohur dhunon fizikisht ish-partnerin për fotot intime
Një betejë e ashpër ligjore ka shpërthyer midis një këngëtareje të njohur me karrierë në Greqi dhe jashtë...
BOTA
6 Prill18:02
Trump vendos "vijat e kuqe": Afati për Iranin përfundon të martën, nuk do të ketë më shtyrje
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se afati i vendosur për Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit përfundon të ma...
BOTA
6 Prill17:48
“Përdoreshin për transport armësh!”/ Izraeli sulmon infrastrukturën ajrore të Iranit, goditen 3 aeroporte
Ushtria e Izraelit ka ndërmarrë një valë sulmesh ajrore ndaj kapaciteteve të forcave ajrore të Iran, duke synuar mjete të ndr...
BOTA
6 Prill17:39
Skandali me fondet e Unionit, Mitsotakis kërkesë prokurorëve të BE për 11 deputetët e partisë së tij
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u bëri thirrje të hënën prokurorëve të Bashkimit Europian që të vendosin sa më...
BOTA
6 Prill17:40
Nuk është Parisi! Ky është qyteti më romantik në Evropë
Edhe pse Paris mban prej kohësh titullin “qyteti i dashurisë”, një sondazh i fundit i realizuar nga Icelandair ka nxjerrë nj&eum...
BOTA
6 Prill17:34
Gruaja që qëndroi më gjatë në hapësirë, Christina Koch pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Christina Hammock Koch është përzgjedhur si një nga katër astronautët e misionit Artemis II, ku mban edhe rolin e vetmes grua n&eu...
BOTA
6 Prill17:17
Shpërthen fruthi në Bangladesh, më shumë se 100 persona vdesin brenda një muaji
Bangladeshi ka nisur një fushatë vaksinimi emergjent pasi një shpërthim i fruthit që po përhapet me shpejtësi dyshohet se ka ...
BOTA
6 Prill17:08
Analiza e The Guardian: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e luftës së “lehtë” të premtuar nga Netanyahu kundër Iranit?
Lufta në Iran po përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe që po rritin frikën se konflikti mund të përshkallë...
BOTA
6 Prill16:57
“Ligji në letër, diskriminim në praktikë"/ Pamje nga protesta e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt një protestë nga studentët të cilët kërkuan që provimi...