Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...

Franca po tërhiqet nga zotimi i saj i fundit për të ndërhyrë më fuqishëm në det me qëllim ndalimin e varkave të vogla që kalojnë Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar, raportojnë burime të shumta për BBC-në.
Sipas raportit, trazirat politike në Francë janë një nga arsyet që kanë ndikuar në këtë tërheqje, çka përbën një goditje për përpjekjet e qeverisë britanike për të frenuar kalimet ilegale përmes kanalit.
Ndërkohë, çdo ditë nga brigjet pranë portit të Dunkirkut nisen gomone të mbipopulluara që tentojnë të kalojnë drejt Anglisë. Shefi i sigurisë kufitare në Mbretërinë e Bashkuar, Martin Hewitt, ka shprehur më herët “zhgënjimin” e tij për vonesat franceze, ndërsa burime të reja në Paris pohojnë se premtimet për një “doktrinë detare” të re, që do të përfshinte ndërhyrje për ndalimin dhe kthimin në breg të varkave, nuk janë realiste.
“Është vetëm një manovër politike, shumë fjalë dhe asgjë konkrete,” tha për BBC-në një burim i lidhur ngushtë me sigurinë detare franceze.
Ish-ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, ishte cilësuar si nxitësi i qasjes më agresive të Francës në këtë çështje, e cila u konkretizua me samitin e korrikut të kaluar mes presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer.
Në atë kohë, fokusi ishte tek ndalimi i ashtuquajturave “varka-taksi” që trafikantët përdorin për të mbledhur migrantë pranë bregut.
Policia franceze rrallë ndërhyn kundër këtyre varkave për shkak të rrezikut të lartë për jetën e oficerëve dhe civilëve. Megjithatë, pak ditë para samitit, kamerat e BBC-së filmuan policë francezë që hynin në det në jug të Boulogne për të dëmtuar një gomone që ishte bllokuar nga dallgët. Në Londër, zëdhënësi i kryeministrit e quajti atë moment “një shenjë domethënëse” të angazhimit francez për të vepruar më vendosmërisht.
Pak më pas, një burim në Ministrinë e Brendshme të Francës deklaroi për BBC-në se “ndërhyrjet në det do të nisin brenda pak ditësh, pas rishikimit të doktrinës”.
Por që nga ajo kohë, Retailleau është shkarkuar në një tjetër riformatim qeveritar, ndërsa qeveria franceze duket e përfshirë në kriza të tjera politike.
“Është e mundur që këto masa të mos zbatohen kurrë,” tha Peter Walsh nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit.
Ndërkohë, gomone me dhjetëra migrantë vazhdojnë të nisen nga Franca, jo vetëm nga plazhet, por edhe nga kanalet e brendshme. Një ish-pronar i një fast-foodi peshku në Gravelines, afër bregdetit, tha se kishte parë katër varka të niseshin në një ditë të vetme.
Ai i tregoi BBC-së video ku shihen njerëz që hipin në varka në mes të kanalit dhe një patrullë policie që qarkullon përreth pa bërë përpjekje për t’i ndaluar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është koha për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fun...
Administrata Trump ka hequr një kufizim të rëndësishëm duke lejuar Ukrainën të përdorë disa raketave me rreze t&e...
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një dron rus goditi një çerdhe në qytetin lindor të Kharkiv të...
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi janë përfshirë ...
Nëna e foshnjës P i ka thënë bordit të lirimit me kusht se e lejoi partnerin e saj të abuzonte me të birin sepse e donte "Pri...
Një tragjedi e rëndë është shënuar pranë brigjeve të Salakta-s, në Tunizi, ku 40 emigrantë kanë humbur ...
Një stërvitje ushtarake e ushtrisë gjermane (Bundeswehr) përfundoi në një incident real me armë zjarri, pasi policët e s...
Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal të dedikuar për të vjedhur karriget. Policia Kombëtare e Spanjës tha t&...
Pavarësisht financimit prej 7.6 milionë dollarësh dhe pankartave të lëmuara, ish-presidenti Donald Trump tha se protestuesit ishin &ldq...
Një burrë 82-vjeçar dhe një grua 60-vjeçare janë akuzuar për "rrëmbim me torturë ose akte barbarie" të nj&...