Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ia bëri të qartë Serbisë, se pa normalizim të raporteve me Kosovën nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Megjithatë Bashkimi Evropian, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës nga Serbia do të jetë kusht për Serbinë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha, se "qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”.
"Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit. Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë, nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, tha Stano. Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht e ka ndryshuar kapitullin e 35, ku në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, normalizimi i raporteve me Kosovën është përfshirë si kusht.
Këto deklarata zyrtarë BE-ja i bën pasi ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, në të përjavshmes NIN nga Beogradi, tha se njohja "formale eKosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”.
Por në lidhje me deklarimet e Christopher Hill, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, duke cituar kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, shkroi se "është i paimagjinueshëm anëtarësimi në BE pa njohje reciproke”. Kancelari Scholz, këtë deklaratë e kishte bërë gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022.
"Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, shkroi Rohde në platformën X.
"Një marrëveshje politike mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune e me këtë edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. E qartë është se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse, është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, kishte deklaruar Olaf Scholz më 2022.
I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanain, Manuel Sarazin, zhvilloi të premten një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku sipas këtij të fundit është folur edhe për "për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe për situatën në rajon”. Vuçiç shkroi në Instagram siç thotë se " ka pasur një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë me Sarrazin për ‘marrëveshjet e pazbatuara', nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, në radhë të parë, ato që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë, posaçërisht themelimin e Asociacionit me shumicë serbe”. Vuçiq thotë, se "përsërita se Gjermania dhe komuniteti ndërkombëtar në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal. Por, mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”.
Por, kur është fjala tek zbatimi i marrëveshjeve, Bashkimi Evropian, për herë të parë e qortoi Serbinë se e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ndonëse marrëveshja e ndalon një gjë të tillë.
"Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja: Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshin edhe Nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve që më vonë u bë e njohur si "Marrëveshja e Ohrit', marrëveshje kjo që ka mbetur e pa zbatuar në tërësinë e saj. Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë nën sanksione Kosovën për shkak të - siç thuhet -"veprimeve të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës në veri të vendit”, Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrel, pritet të paraqesë një raport lidhur me heqjen ose jo të këtyre masave ndaj Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës që njëherësh është edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha para një komisioni parlamentar se "ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian”.
"Raporti i Borrellit është parakusht për trajtimin në Këshillin e Europës, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Besnik Bislimi./DW
Kamala Harris ZVICRA- Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka njoftuar për dhënien e shumë se 1.5 miliardë dollar&...
Kate Middleton ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton është parë për herë të parë rrugës për në ...
Jakov Milatoviç dhe Vjosa Osmani ZVICRA- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun nga Mali i Zi, J...
foto ilustruese DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe një tjetër është proceduar. Bëhet me dije se n...
GAZA- Zyrtarët izraelitë të sigurisë thonë se operacioni ushtarak i ushtrisë në Rafah do të përfundoj&e...
Vladimir Putin RUSI- Rusia ka bombarduar qytetet e Ukrainës që nga fillimi i luftës në vitin 2022, veçanërisht Kharkiv, nj&...
Elena Kirtcheva dhe Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik t&e...
JEMEN- Ushtria amerikane thotë se ka shkatërruar radarët në Jemen që lejuan grupet Houthi të sulmonin anijet. Si&ccedi...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka zgjatur për edhe një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjet të jas...
ANGLi- Pamjet tronditëse shihen në një video, ku treni mer para një foshnjë në një karrocë. Siç raportohet...