Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...

Nisma e dërguar në Komisionin Evropianpropozon që për hapat teknikë ndërmjetës të vendosen me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë i nevojshëm votimi njëzëri. Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit.
"Austria do të angazhohet për shumicë të kualifikuar në procesin e inkuadrimit të vendeve në BE, me qëllim që të ulet burokracia. Kjo do të thotë se nuk do të jetë i domosdoshëm konsensusi për çdo hap teknik për secilin vend kandidat. Për procesin përfundimtar të anëtarësimit do të kërkohet konsensus, por ndërkohë do të ulen tensionet në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të mund të merren vendime në një masë më të madhe në mënyrë neutrale”, deklaroi ministrja austriake Plakolm.
Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë Neva Grashiç thotë; se zgjerimi i BE-së edhe më tej mbetet prioritet para së gjithash për shkak të dinamikës gjeopolitike: "Insistojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Duam të shohim vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të përparojnë, ndaj propozojmë votim me shumicë të kualifikuar për çështje teknike lidhur me zgjerimin”, është e mendimit Neva Grashiç.
Murtezani: Ndryshim do të përshpejtonte procesin e anëtarsimit
Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut Orhan Murtezani vlerëson se metodologjia e re do të ishte e mirëseardhur për vendet kandidate për anëtarim në BE, sepse kjo metodologji dukshëm do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit. "Në kohën kur është përcaktuar kjo metodologji rrethanat kanë qenë të tjera, tani rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar dhe patjetër duhet të vendoset metodologji e re, e cila do të mundësojë përmbyllje të shpejtë të procesit në kushtet e pasigurive të mëdha”, u shpreh Murtezani.
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova duke vënë në dukje paqëndrueshmërinë e pritjes së gjatë të Ballkanit Perëndimor në portat e Brukselit, mirëpret iniciativën për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsim në BE: "Unë besoj në vullnetin e mirë, besoj në qëllimet e mira, besoj në angazhimin e iniciatorëve ndaj procesit dhe përgjegjësinë e tyre të veçantë ndaj rajonit dhe përparimit të tij të përshpejtuar drejt BE-së”, thekson presidentja Siljanovska-Davkova.
Kacarska :Në thelb nuk ndryshohet asgjë, veto-ja mbetet
Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Europiane thotë, se iniciativa për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fazat kalimtare të negociatave mund të jetë një lehtësim por megjithatë në esencë procedura aktuale me votimin njëzëri nuk ndryshon. "Ndyshimi eventual i metodoligjisë do t'u bënte presion vendeve që janë skeptike dhe pengojnë politikën e zgjerimit, ku para së gjithash mendoj për Hungarinë për shkak të bllokimit ndaj Ukrainës. Në aspektin teknik, gjthsesi do të mundësonte përshpejtim të një pjese të rëndësishme të procesit, por megjithatë mos të krijojmë pritshmëri se ky ndryshim do ta ndryshonte në thelb mënyrën e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit ku tek e fundit veto-ja mbetet”, vëren Kacarska.
Iniciativa për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes deri më tani ka mbështetjen e 16 shteteve anëtare të BE-së dhe kjo nismë i është dërguar kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Kosta./DW
Për afrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor, Procesi i Berlinit mbështet reformat e nevojshme në këto...
Mijëra palestinezë kanë filluar të kthehen në veri të Gazës, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së arm&...
Të paktën 36 persona, përfshirë gazetarë, u plagosën të premten gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite dhe kolon&...
Jared Kushner, 44 vjeç, bashkëshorti i Ivanka Trump, është një nga arkitektët e marrëveshjes mes Hama...
Pas një jave politikisht të trazuar, emri i kryeministrit të ri të Francës u njoftua të premten në mbrëmje - dhe n...
Disa rajone në Spanjën juglindore janë aktualisht nën alarm të kuq për mot, me shira të rrëmbyeshëm dhe me lë...
Një burrë që komplotoi për të përdhunuar fëmijë vetëm gjashtë vjeç u zbulua në gjyqin e tij se kis...
Presidenti amerikan Donald Trump, 79 vjeç, iu nënshtrua një kontrolli rutinë shëndetësor të premten në Spitalin Usht...
Baza ajrore Volkel në Holandë është një nga pikat kryesore ku do të zhvillohet stërvitja vjetore bërthamore e NATO-s &...
Protestuesit u mblodhën jashtë një qendre të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Broadview, Illinois, të premten, duke u përle...