Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte paraparë të niste më 27 qershor në Beograd të Serbisë.
Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, teksa u përgjigj në një pyetje të parashtruar nga Radio Evropa e Lirë.
“Na vjen keq që edicioni i këtij viti, i financuar nga BE-ja, i 'Mirëdita, dobar dan' u ndalua në Beograd të enjten. BE-ja mbështet këtë festival përmes programit ‘Evropa kreative’. Festivali është një nismë për lëvdatë, që kontribuon në ndërtimin e urave përmes aktiviteteve kulturore mes njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmes aktiviteteve kulturore”, tha Stano.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 27 qershor urdhëroi që festivali të mos mbahej, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.
Paraprakisht, gjatë 27 qershorit grupe të djathtistëve dhe tifozëve bllokuan hyrjen në zonën ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit.
Organizatorët e festivalit – nga Kosova dhe Serbia – kanë kritikuar vendimin e autoriteteve serbe, duke thënë se me ndalimin e mbajtjes së festivalit, shteti u rreshtua me huliganët.
Ky festival që nga viti 2014 mbahet herë në Kosovë dhe herë në Serbi dhe qëllimi i tij është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.
“Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të shqetësuar për politizimin e nismave kulturore të organizuara nga shoqëria civile, që duan të promovojnë shkëmbimin ndërkulturor mes njerëzve”, tha zëdhënësi Stano.
Ai po ashtu tha se sipas standardeve të të drejtave të njeriut, autoritetet shtetërore e kanë për detyrë që të ofrojë kushte të sigurta për pjesëmarrësit.
“Nga Serbia si vend kandidat ne presim që t’i respektojë këto standarde”, tha Stano.
Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”./REL
KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë në Itali, ku ka marrë pjesë në Global Woman Leaders Summit. Osmani, p&eum...
Volodymyyr Zelenskyy UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina po përgatit një plan gjithëpërfshir...
SHBA- Shtatë anëtarë të një grupi të rinjsh në Utah u dërguan në spital pasi u goditën nga rrufeja gjat...
Marine Le Pen FRANCË-Partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) në Francë ndoqi një linjë anti-izraelite në...
IRAN- Irani po voton për presidentin e tij të ardhshëm në zgjedhjet e parakohshme pas vdekjes së papritur të ish-presidentit Ebr...
KROACI- Grupi i hakerëve pro-rus NoName057(16) mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik në faqet e internetit të disa insti...
GREQI- Një tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Halkidiki me një vajzë 13-vjeçare që humbi jetën...
Foto ilustruese SHBA- Të enjten në mbrëmje, Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump, kandidatët e pritshëm të Pa...
Foto ilustruese FRANCË- Këtë fundjavë, qytetarët në Francë, një prej vendeve më të rëndësishme ...
Foto ilustruese SERBI- Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë fe...