Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SERBI- Bashkimi Evropian është duke i ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet rreth ndërhyrjeve të autoriteteve në Serbi ndaj disa organizatave të shoqërisë civile. Kështu ka thënë të mërkurën një zëdhënës i Bashkimit Evropian, duke u përgjigjur në pyetjet rreth veprimeve të fundit të Policisë në Serbi e cila ka ndërmarr operacione në zyrat e disa organizatave të shoqërisë civile.
“Shoqëria civile luan një rol vital në zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe pluraliste dhe ajo duhet të veprojë në mënyrë të lirë dhe pa presion. Këto janë vlera të cilat jo vetëm se janë në themel të Bashkimit Evropian, por janë edhe të domosdoshme për të ardhmen e secilit vend kandidat që dëshiron të anëtarësohet në BE”, ka thënë ky zëdhënës.
Më 25 shkurt, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare në Serbi.
Prokuroria ka konfirmuar po atë ditë se Policia e Serbisë ka nisur "të mbledhë informata" për punën e katër OJQ-ve: Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), Iniciativave Qytetare, Qendrës për Politika Praktike, dhe Fondacionit Trag.
CRTA dhe Iniciativat Qytetare kanë konfirmuar se Policia ka bastisur zyrat e tyre në mëngjesin e 25 shkurtit. Aksioni i autoriteteve serbe erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kufizoi punën e USAID-it, duke urdhëruar një ngrirje 90-ditëshe të shpenzimeve të tij, më 24 janar, para një auditimi të agjencisë, e cila u themelua më 1961, me qëllim koordinimin më të mirë të ndarjes së ndihmave amerikane jashtë vendit.
Që prej kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij dhe njerëz të afërt me të e kanë quajtur vazhdimisht USAID-in “organizatë kriminale”.
“Siç kemi thënë edhe në paketën e fundit të zgjerimit, nga Serbia pritet që të sigurojë një ambient të përshtatshëm për veprimin e shoqërisë civile. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë për së afërmi zhvillimet në Serbi” thuhet në këtë prononcim të zëdhënësit të Komisionit Evropian.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do t'i ndihmojë Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI) në hetimet e saj rreth financimit të OJQ-ve serbe nga USAID-i dhe nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED).
"Pa dyshim se ne do të bashkëpunojmë ngushtë me FBI-në për këtë çështje", ka thënë Vuçiq për televizionin Happy, duke shtuar se FBI do të marrë çfarëdo informate që ka nevojë nga Serbia.
Pasi presidenti amerikan kufizoi punën e USAID-it, administrata presidenciale amerikane po shqyrton futjen e agjencisë nën ombrellën e Departamentit të Shtetit, si pjesë e një riorganizimi të madh që do të reduktonte numrin e punonjësve.
Sipas shifrave të fundit, USAID-i ka rreth 10.000 punonjës, dy e treta e të cilëve punon jashtë SHBA-së. Në vitin fiskal 2023, USAID-i shpërndau ndihma me vlerë prej 43.79 miliardë dollarësh. Pranuesit më të mëdhenj të ndihmave më 2023 ishin Ukraina, Etiopia, Jordania, Republika Demokratike e Kongos, Somalia, Jemeni, Afganistani, Nigeria, Sudani Jugor dhe Siria./REL
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se...
pamje nga videoja e krijuar SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump duket se është i vendosur për të mos hequr dorë nga plani i tij...
SERBI- Bllokadat e studentëve nuk po ndalen, kurse Vuçiqi thotë se protestat po shuhen dhe se qeveria serbe po lufton korrupsionin. Çf...
GAZA- Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM është shprehur së fundmi se nuk do të marrë pjesë në asn...
TAJLANDË- Një aksident i rëndë me 18 viktima është regjistruar në Tajlandë. Mësohet se një autobus pasi hasi...
foto ilustruese SHBA- Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, vizitoi të martën bazën amerikane në Gjirin e Guantanamos për t’u in...
KOSOVË- Tri kompanitë energjetike në Kosovë kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRrE ka bërë me dije...
SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje ekonomike kornizë që do të përfshijë qasjen amerika...
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi mbrëmjen e së martës planin e Presidentit Trump për uljen e taksave dhe për kufirin, du...
SHBA- Shkencëtarët thonë se Toka nuk rrezikohet më nga një asteroid i zbuluar kohët e fundit. Pas dy muajsh vëzhgimesh, shk...