U rrëmbye një muaj më parë, gjendet trupi i gazetares
Autoritetet meksikane kanë konfirmuar gjetjen dhe identifikimin e trupit të gazetares Roxana Guzmán, e cila ishte rrëmbyer më 2 qersh...
Autoritetet meksikane kanë konfirmuar gjetjen dhe identifikimin e trupit të gazetares Roxana Guzmán, e cila ishte rrëmbyer më 2 qersh...
Organizatorët e protestës që po zhvillohet prej mbi një muaji në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gji...
Një pedagog në protestën e kësaj të premteje para Kryeministrisë deklaroi se qeveria po harton një ligj të ri për a...
Protesta e 34-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me leximin e një deklarate, përmes së cilës organiz...
Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 34-të të protestës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pa...
Momenti i arrestimit të Adi Çobës Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë det...
Sulmuesi spanjoll, Lamine Yamal u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Austrisë. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek përballja e radhës...
Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të terr...
Sekretari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Markwayne Mullin, tha të hënën se “kërceu një valle të g&eum...
Clarence Seedorf ka dalë në mbrojtje të lojtarëve holandezë – Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville –...

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar me urdhër të një gjykate në Stamboll, pasi autoritetet e akuzojnë për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” si edhe për fyerje të presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë një shfaqjeje stand-up të publikuar në YouTube.
Göktaş u ndalua në aeroportin kryesor të Stambollit teksa po kthehej nga pushimet. Më pas, pas marrjes në pyetje nga prokurorët, gjykata vendosi ndaj tij masën e paraburgimit për pjesë të performancës ku përmendeshin presidenti Erdogan dhe Kurani.
Videoja e shfaqjes, e publikuar më 24 qershor në YouTube, ka grumbulluar rreth 9.4 milionë shikime.
Sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit, autoritetet kanë marrë 185 ankesa për përmbajtjen e videos. Ndërkohë, Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë kritikoi publikisht shfaqjen në predikimin javor të së premtes, duke deklaruar se tallja me vlerat fetare nën petkun e humorit dëmton edukimin dhe vlerat e brezit të ri.
Në dëshminë e tij para prokurorëve, Göktaş mohoi të ketë pasur qëllim të ofendonte besimtarët apo presidentin Erdogan.
"E njëjta shfaqje është interpretuar për gati tre vjet në qytete të ndryshme të Turqisë dhe përdorimi i termit 'diktator' ishte pjesë e një debati publik të njohur në vend," deklaroi ai.
Arrestimi i komedianit ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga mbështetësit e tij, të cilët u mblodhën jashtë gjykatës në Stamboll për të protestuar kundër vendimit. Pamjet e Göktaş me duar të prangosura pas shpine u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet turke kanë shtuar masat ndaj kritikëve të qeverisë. Gjatë javëve të fundit janë arrestuar gazetarë, avokatë, akademikë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të komunitetit LGBT+, ndërsa qasja në disa llogari në rrjetet sociale është bllokuar.
Papa Leoni XIV u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ruajnë idealet themeluese të lirisë, drejtësisë dhe unitetit, n...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë së ...
Tragjedi në Lido di Camaiore, në provincën e Luccas në Itali. Një burrë 86-vjeçar, Franco Rossi, vrau ish-bashkëshorte...
Revista amerikane Forbes vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin po përballet me një situatë gjithnjë e më të vështi...
Anëtarët e organizatës kriminale, të cilët mashtronin qytetarët duke u paraqitur si punonjës ose kontabilistë të ...
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), agjenci e Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi të premten, më 3 korrik, se fenomeni klimatik ...
BRITANI E MADHE- Një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashku...
NAPOLI- Një video po qarkullon në rjetet sociale e cila tregon momentin kur një tendë e ngritur në ish-bazën e NATO-s n&eum...
Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga tërmeti që tronditi Venezuelën një javë më parë. Presidentja...
Një grek u shpall fajtor për vrasjen e një gruaje skoceze në Kretë 17 vjet më parë. Trupi i Jean Hanlon u gjet në uj&e...