Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me protestën e 11 korrikut që mbajt ditën e djeshme.
Berisha u shpreh se dje u faktua se ne jemi shpresa dhe të palëkundur, të vendosur, së bashku ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, drejt fitores, drejt ndryshimit. Ai më tej shtoi se dje ata bënë detyrën e tyre dhe u shtuan në numër. Sipas tij nga dhjetëra veta, u bënë qindra e qindra dhe u bënë 600 mijë persona.
Sepse dje ju faktuat se në këtë vend që sundohet nga narkoshteti, me drejtësi të kapur dhe shfrytëzuar nga Edi Rama si armë kundëropozitës, me mediat kryesore të blera nga paratë e inceneratorëve, me mafien e Xhorsh Sorosit të investuar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, ju faktuat se ne jemi shpresa dhe të palëkundur, të vendosur, së bashku ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, drejt fitores, drejt ndryshimit. Drejt fitores së Shqipërisë, drejt triumfit të lirisë.
Bashkë kemi bërë një udhëtim mbresëlënës duke nisur nga foltoret e para deri te protesta madhështore, te cunami i djeshëm. Dhe për këtë rrugëtim epik, ju keni mirënjohjen më të pakufishme. Për këtë rrugëtim epik ia vlen sot të thuhen disa fjalë. Miqtë e mi, e nisëm këtë lëvizje në kohën më të vështirë, në ditët kur opozitës shqiptare iu bë atentati më i turpshëm, që gjykimi i historisë do e damkosë si episodin më të zi për demokracinë shqiptare.
E nisëm këtë rrugëtim, sepse donin të na shpërbënin. Donin të na caktonin kryetarin. Donin të na shndërronin ne motër të partisë se krimit. Donin të na fshinin identitetin. Donin të përçanin.
Kjo do të ishte për Shqipërinë atentati më i rëndë. Sepse shkatërrimi i opozitës po bëhej që narkoshteti i Edi Ramës ta kishte të shtruar rrugën e sundimit absolut. Për ti vjedhë shqiptarët i pashqetësuar. Për të dëbuar shqiptarët pasivisht nga Shqipëria. Po si mund ta pranonin ne këtë? Ishim pak veta atëherë. Akoma më pak besonin se do t’ia dilnim. Por kauza jone ishte e drejtë.
Dhe ne bëmë detyrën tonë. Nisëm foltoren. U shtuam në numër. Nga dhjetëra veta, u bëmë qindra e qindra. Vazhduam me Kuvendin e Dhjetorit. Nga qindra e qindra, u bëmë mijëra e mijëra.
Vijuam me procesin e Rithemelimit. Ndonëse na luftuan me gjithë angazhimin e mafies së Xhorxh Sorosit. Më gjykatat që na sekuestruan simbolet e Partisë. Me McGonigalët që kontraktoheshin për të goditur Sali Berishën. Ne sërish, nga mijëra e mijëra u bëmë dhjetëra mijëra.
Vazhduam të palëkundur në farsën zgjedhore të majit 2023. Aty ku u planifikua dhe zhdukja jonë. Duke ndaluar emrin e Sali Berishës në fletë votimi. Pa asnjë financë. Pa vëzhgues. Pa numërues. Pa komisionerë. Pa logo. Po ne nuk u mposhtëm. Nuk u tutem, nuk u zbrapsëm. Iu dhamë përgjigjen tmerruese që meritonin. Nga dhjetëra mijëra, u bëmë qindra mijëra! U bëmë 600 mijë veta.
sali berisha protesta e opozitës 11 korrik 2024
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
12 Korrik20:38
Koreja e Veriut ekzekuton 30 adoleshentë në publik, dyshohet se viktimat shikuan shfaqje televizive të Koresë së Jugut
Foto ilustruese
KORE- Koreja e Veriut raportohet se ka ekzekutuar rreth 30 studentë adoleshentë me akuzën se ata kanë drama të Kor...
n.f
BOTA
12 Korrik20:36
VIDEO/ Rrëzohet aeroplani i forcave ajrore polake, humb jetën piloti, publikohen pamjet nga shpërthimi tragjik
Aksidenti
POLONI- Një aeroplan i Forcave Ajrore Polake u rrëzua sot në aeroportin Gdynia-Kosaków, në skajin verior të vendi...
n.f
BOTA
12 Korrik20:35
Rrëzohet një aeroplan rus në afërsi të Moskës, humbin jetën tre anëtarët e ekuipazhit
Vendi i ngjarjes
MOSKË- Një aeroplan pasagjerësh Sukhoi Superjet u rrëzua të premten në rajonin e Moskë. Sipas auto...
r.ll
BOTA
12 Korrik19:17
NYT: Donatorët demokratë do të ngrijnë 90 milionë dollarë kontribute për aq kohë sa Biden është në garë për zgjedhjet e nëntorit
joe biden
SHBA- Donatorët demokratë kanë informuar komitetin më të madh politik pro-Biden (PAC), Future Forward, se kontributet me...
n.f
BOTA
12 Korrik18:39
Kush mund të zëvëndësojë Biden në garën për President
Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po refuzon thirrjet e disa zyrtarëve të rëndësishëm të partis&e...
r.ll
BOTA
12 Korrik18:39
Shembet skela e një ndertese 19-katëshe në Zvicër, tre persona humbin jetën, raportohet për të mbetur nën rrënoja
ZVICËR- Të paktën tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi u shemb skela e një n...
n.f
BOTA
12 Korrik18:13
Sulm me thikë në një tempull në Angli, plagosen dy persona, në pranga autori 17-vjeçar
Foto ilustruese
ANGLI- Një sulm i përgjakshëm me thikë ndodhi mëngjesin e së premtes në një vend adhurimi Sikh n&eu...
r.ll
BOTA
12 Korrik18:12
Pas dy gafave serioze/ Çfarë mendimi patën liderët botërorë për paraqitjen e Biden në samitin e NATO-s?
joe biden dhe lideret e nato
SHBA- Udhëheqësit e vendeve perëndimore u rreshtuan krah presidentit amerikan Joe Biden në samitin e ...
n.f
BOTA
12 Korrik18:12
VOA: Tkurrje dhe plakje e popullsisë në Kosovë sipas të dhënave paraprake të regjistrimit të popullsisë
Foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popull...
n.f
BOTA
12 Korrik18:12
CNN: Rusët planifikuan të vrisnin kreun e Rheinmetall, Armin Papperger
Armin Papperger
SHBA- Politikanët gjermanë reaguan me tmerr ndaj raportit të CNN për planet ruse të vrasin shefin e Rheinmetall, P...