BOTA

VOA: Tkurrje dhe plakje e popullsisë në Kosovë sipas të dhënave paraprake të regjistrimit të popullsisë

n.f Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 18:12
VOA: Tkurrje dhe plakje e popullsisë në Kosovë sipas të
Foto ilustruese

KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë sipas të cilave Kosova aktualisht ka mbi një milionë e 586 mijë banorë, pa diasporën nga e cila deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë persona.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave, Avni Kastrati tha se të dhënat përfundimtare, që pritet të publikohen në dhjetor të këtij viti, mund të ndryshojnë nga të dhënat paraprake për vetëm një deri në tre për qind.

“Vlen të theksohet se nëntë komuna kishin rritje të popullsisë ndërsa 29 të tjera kishin tkurrje. Komuna e cila është rritur më së shumti gjatë kësaj periudhe me rreth 84 për qind është Fushë Kosova”, tha zoti Kastrati.

Përveç tkurrjes së popullsisë që përllogaritet të jetë rreth tetë për qind krahasuar me regjistrimin e fundit në vitin 2011, të dhënat e këtij viti flasin edhe për plakje të popullsisë duke qenë se mosha mesatare është rritur nga rreth 29 vjeç në rreth 34 vjeç.

“Dominon popullsia e grupmoshave 15 deri në 64 vjeç me 66.5 për qind, pra ka një rritje të kësaj grupmoshe krahasuar me vitin 2011. Ndërkaq ka një tkurrje të grupmoshës zero deri në 15 vjeç si dhe ka një rritje dyshifrore për herë të parë në Kosovë të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare”, tha zoti Kastrati.

Arnhild Spence, bashkërenduese për zhvillim e Kombeve të Bashkuara tha se ndryshimet e tilla kërkojnë investime të reja në Kosovë.

“E dimë se struktura demografike e Kosovës po ndryshon me një rritje domethënëse në popullatën e moshuar, kjo është një shenjë e mirë sepse nënkupton që shëndeti në Kosovë është më i mirë, njerëzit kanë stil më të shëndetshëm të jetës dhe jetojnë më gjatë. Por kjo do të kërkoj një investim tërësisht të ri në sektorin e shëndetësisë në Kosovë për përkujdesjen ndaj kësaj kategorie të shoqërisë”, tha zonja Spence.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se regjistrimi i popullsisë ishte projekt me përparësi për qeverinë e tij, duke theksuar se rezultatet e tij do të hedhin bazën për vendimmarrje të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës.

"Nxjerrja e të dhënave të shumta, të plota dhe të sakta do t’u mundësojë të gjithë shfrytëzuesve dhe vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror, por edhe për organizatat donatore e investitorët prospektiv për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Pa të dhëna të sakta, pra pa statistika cilësore edhe vendimet mund të jenë të pasakta e jocilësore”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë u bojkotua në masë të madhe në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe pas thirrjes së subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës, që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi - Lista Serbe.

Sidoqoftë zoti Kastrati tha se Agjencia ka të dhëna edhe për këtë pjesë dhe ato do të përfshihen në rezultatet përfundimtare. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

“Siç keni dëgjuar ishin disa komuna që nuk e mbështetën në tërësi procesin e regjistrimit. Agjencia e Statistikave mund të impononte ligjin e zbatueshëm për këto çështje, por zgjodhi të mos e bëjë këtë, duke zgjedhur dialogun për t’i bindur qytetarët dhe shpesh duke u dalë në ndihmë regjistruesve në komuna të caktuara me burimet e tyre dhe jo vetëm duke u mbështetur në burimet e këtyre komunave. Zgjedhjen e diplomacisë në vend të zbatimit të menjëhershëm të ligjit në raste të tilla ne e vlerësojmë mbresëlënëse”, tha Eduard Jongstra, Këshilltar Rajonal i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.

Komunat e banuara me shumicë serbe nuk kishin marrë pjesë as në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë që është zhvilluar para 13 vjetësh dhe ku kishin marrë pjesë një milionë e 740 mijë banorë. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë do të ndodhë në vitin 2031./ VOA

kosove regjistrim i popullsise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan