Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Presidenti Joe Biden fillon sot në vendpushimin presidencial Camp David në shtetin e Merilendit një periudhë intensive për atë që mund të jetë debati presidencial më i rëndësishëm ndër dekada. Ekipi u fushatës elektorale të kandidatit demokrat 81 vjeçar është i ndërgjegjshëm se ai nuk mund t’ia lejojë vetes të ketë një paraqitje zhgënjyese kur të përballet me kandidatin republikan Donald Trump, në një debat televiziv prej 90 minutash në 27 qershor. Ekipi i fushatës së kandidatit demokrat pret që goditja ndaj tij të përqëndrohet tek aftësitë fizike dhe mendore të presidentit, tek të dhënat mbi ekonominë, migracionin, por edhe familjen e Biden.
Trump, 78 vjeç i cili është shfaqur i sigurtë, do të vazhdojë fushatën, përpara se të shkojë në rezidencën e tij në Florida javën e ardhshme, ku për dy ditë pritet të ketë takime private në kuadër të përgatitjejs së tij jo zyrtare për debatin. Aleatët e ish-presidentit po e nxisin atë që të përqendrohet në programin e tij qeverisës, por presin që ai të të vihet në provë me pyetje direkte mbi qëndrimet e tij të vendosura mbi manipulimin e zgjedhjeve, rolin e tij në kufizimin e së drejtës për abort në SHBA, si edhe në sfidat e pashembullta ligjore ndaj tij. Debati në rrjetin televiziv CNN do të jetë i pari mes dy kandidatëve dhe mund të t’i japë një tjetër drejtim garës presidenciale.
Nuk ka ndodhur kurrë më parë në epokën moderne që dy kandidatët të përballen në debat në një periudhë kaq të hershme të ciklit zgjedhor. Kurrë më parë, dy konkurentë për Shtëpinë e Bardhë nuk kanë qenë të një moshe të tillë, që te ketë nxitur pikëpyetje nëse janë në gjendje ta drejtojnë vendin. Po kështu nuk ka ndodhur kurrë më parë që një kandidat për president të jetë shpallur fajtor për vepra penale. Debati zhvillohet vetëm dy javë para se të jepet masa e dënimin nga Gjykata e Nju Jorkut pas shpalljes fajtor të Trump për 34 akuza penale.
“Ky do të jetë debati më i rëndësishëm që mund të kem ndjekur gjatë gjithë jetës”, thotë Jim Messina, i cili menaxhoi fushatën e Presidentit Barak Obama në vitin 2012.
Rregullat për debatin e 27 qershorit, të parin ndër dy debatet e planifikuara, janë të pazakonshme. Kandidatët ranë dakord për t’u takuar në studiot e televizionit CNN në Atlanta pa praninë e publikut. Mikrofonat do të jenë të mbyllur dhe do hapen vetëm kur është radha për të folur. Kandidatët nuk do të lejohen të kenë blloqe shënimesh me vete. Kandidatët do të pajisen me nga një stilograf dhe bllok, për të mbajtur shënime dhe një shishe uji. Nuk do të ketë fjalim hyrës. Në bazë të shortit të hedhur, Biden do të qëndrojë në anën e djathtë të skenës, ndërsa Trump do të bëjë deklaratën e fundit në mbyllje të debatit. Debati i dytë do të mbahet në shtator.
Biden arriti në vendpushimin presidencial Kamp Dejvid të enjten në mbrëmje dhe pritet të qëndrojë aty bashkë me këshilltarët e tij dhe zyrtarët e lartë të fushatës deri në ditën e debatit. Ndërkohë që po udhëtonte drejt vendpushimit malor, ai u përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si po shkojnë përgatitjet për debatin duke ngritur gishtin lart në shenjë pohimi.
Këshilltarët e presidentit nuk kanë dhënë detaje rreth përgatitjeve, të cilat po i udhëheq ish shefi i kabinetit të tij, Ron Klain. Por ata kanë dhënë shenja se Biden po përgatitet të jetë agresiv dhe se nuk do të hezitojë të përdorë emërtimin “kriminel i dënuar” për rivalin e tij.
Një këshilltar, që nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për strategjinë e debatit, theksoi se zoti Biden së fundmi është treguar më i rreptë në deklaratat e tij rreth Trump dhe se planifikon të vazhdojë në këtë mënyrë edhe në debat. Ai po e bën këtë, ndërkohë që po përpiqet ta paraqesë veten si “udhëheqësi i mençur dhe i qëndrueshëm” në krahasim me Trump, sipas këshilltarit./AP
foto ilustruese GJERMANI- Sipas tabloidit gjerman Bild Ukraina ka filluar të përdorë armë të furnizuara nga Berlini për t&eum...
TURQI-Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret masive kanë kapluar disa fshatra në ju...
Miroslav Lajçak KOSOVË- Një diplomat i BE-së tha se Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqë...
Rishi Sunak ANGLI- Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se ishte shumë i zemëruar kur mësoi për akuzat se politikanët konservato...
SHBA- Fushata presidenciale e Donald Trump ka marrë 50 milionë dollarë nga miliarderi Timothy Mellon. Fondi fushatës Trump i njohur si &ld...
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut thirri të premten ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj marrëveshjes në fushën e mbrojtjes mes ...
MEKË- Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Meka, ku të vdekurit po transportohen me kamion. Peligrinazhi i haxhit i këtij viti ...
ITALI- Vapa intensive vazhdon të mbizotërojë në Evropën Jugore, me zyrtarët shëndetësorë që po i paralajm&eu...
GAZA- Forcat izraelite goditën sot qytetin e Rafahut me sulme ajrore dhe tokësore në përpjekje për të shtrirë kontrollin n&...
MEKË- Numri i të vdekurve në haxhin e këtij viti ka kaluar 1,000, me vapën ekstreme që po mbizotëron në Arabinë S...