Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina po planifikojnë një telefonatë mes Presidentit Joe Biden dhe Presidentit Xi Jinping në ditët në vijim, thanë burime që janë në dijeni të diskutimeve, por që nuk pranuan të identifikohen.
Kjo telefonatë do të pasonte bisedën e tyre të fundit në prill të 2024 dhe takimin e tyre ballë për ballë në Kaliforni në nëntor 2023.
Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi të premten e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha gazetarëve se të dyja palët "theksuan nevojën për të mbajtur linja të hapura komunikimi" mes udhëheqësve kinezë dhe amerikanë.
“Ne gjithashtu ramë dakord për rëndësinë e komunikimit të udhëheqësve. Dhe besoj plotësisht që do ta shohim një gjë të tillë në javën dhe muajt në vijim", tha zoti Blinken në Nju Jork javën e kaluar.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sa herë që është e mundur, synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Kinën, qoftë për çështje të tilla si fentanili apo diskutimet mbi rreziqet dhe sigurinë e inteligjencës artificiale. Mbështetja e Kinës për Rusinë në luftën kundër Ukrainës pritet të jetë një temë kryesore në agjendën e Shteteve të Bashkuara.
Të mërkurën, Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë të "frenojnë apo kufizojnë Kinën", por syojnë të sigurojnë një dialog të vazhdueshëm dhe që konkurrenca mes dy vendeve të mbetet "e qëndrueshme dhe të mos priret drejt konfliktit".
Ai përsëriti gjithashtu shqetësimin në rritje të SHBA-ve dhe aleatëve të saj për firmat kineze që furnizojnë me dronë Moskën, të cilat kanë forcuar ndjeshëm aftësitë e Rusisë në fushës e betejës në luftën e saj kundër Ukrainës.
Këtë javë, Kina shënon 75 vjetorin e qeverisjes nga Partia Komuniste. Në Pekin, Presidenti Xi përsëriti planet e partisë së tij për të "ribashkuar" Kinën me Tajvanin.
Pekini vazhdon të këmbëngulë që Tajvani duhet të aneksohet dhe të jetë nën drejtimin e Partisë Komuniste, me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa SHBA-ja ka siguruar armë për të bërë të mundësuar mbrojtjen e tij./VOA
Ayman al-Safadi JORDANI- Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman al-Safadi paralajmëroi Iranin dhe Izraelin të mërkurën se vendi ...
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Syyed Hassan Nasrallah të largohej nga Libani...
Julian Assange SHBA- Themeluesi i WikiLeaks bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga lirimi i tij. A do ta udhëheq australiani...
Mark Chavez dhe Matthew Perry SHBA- 54-vjeçari Mark Chavez, një nga dy mjekët e akuzuar për vdekjen nga mbidoza me ketamin&...
Protesta kundër Izraelit në Iran, shkurt 2023 IRAN- Edhe njëherë u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme situata:...
Foto ilustruese UKRAINË- Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, n&...
BRAZIL- Një 23-vjeçar ka vdekur pasi ka kryer ndërhyrje estetike të njëpasnjëshme. Ndërkohë bashkëshorti i saj ...
KINË- CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Kore...
Bejrut LIBAN- Shtetet e Bashkuara të mërkurën organizuan një fluturim nga Bejruti në Stamboll, duke transportuar shtetas amerikan&...
Foto SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një rishikim të masakrës racore të vitit 1921 në Tulsa të Ok...