Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

KINË- CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë.
Agjencia kryesore amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web, njoftoi një zëdhënës i CIA-s nëpërmjet një deklarate.
"Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët në regjimet e tjera autoritare, të dinë se ne jemi të hapur për të punuar", tha zëdhënësi, duke shtuar se me këtë hap CIA po përshtatej me një rritje të shtypjes shtetërore dhe mbikëqyrjes në nivel global.
Në një video në dialektin mandarin postuar në YouTube, e cila përmban vetëm udhëzime të shkruara, agjencia këshillonte individët që ta kontaktojnë atë përmes faqes zyrtare të saj në internet duke përdorur rrjete virtuale të sigurta.
"Siguria dhe mirëqenia juaj janë përparësia jonë", thuhej në video.
Në video thuhej se agjencia nuk jep garanci se do të përgjigjet dhe se përgjigja mund të marrë kohë.
Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze, akuzoi SHBA-në për kryerjen e një fushate dezinformimi "të organizuar dhe sistematik" kundër Kinës. Ai shtoi se "çdo përpjekje për të futur një pykë mes popullit kinez dhe Partisë Komuniste Kineze do të dështojë".
Ambasada ruse dhe misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Etja e CIA-s për informacion zbulimi është rritur ndërsa Kina po zgjeron bashkëpunimin me Rusinë dhe Iranin dhe po tregon muskujt ushtarak në rajon.
Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut njihen brenda komunitetit të inteligjencës amerikane si "shënjestra të vështira" - vende qeveritë e të cilave janë të vështira për t'u depërtuar.
Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu duke u përballur me konfliktin mes Iranit me Izraelin, programin bërthamor të Teheranit, lidhjet në rritje të këtij të fundit me Rusinë dhe mbështetjen që Irani u jep grupeve militante që ndajnë të njëjta qëllime.
Programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut është një tjetër objektiv i inteligjencës amerikane, përfshirë furnizimi me armë i Moskës nga Pheniani për luftën në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë. Por Moska dhe Pheniani e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.
CIA filloi rekrutimin e rusëve në vitin 2022 duke postuar tekste në gjuhën ruse në llogaritë e saj në median sociale që tregonin mënyra se si të kontaktohej agjencia në mënyrë të sigurt, pasuar me një video të publikuar në vitin 2023./VOA
Bejrut LIBAN- Shtetet e Bashkuara të mërkurën organizuan një fluturim nga Bejruti në Stamboll, duke transportuar shtetas amerikan&...
Foto SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një rishikim të masakrës racore të vitit 1921 në Tulsa të Ok...
g7 SHBA- Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të mëdha perëndimore (G7) shprehën të mërkurën "shqet&eum...
IRAN- Sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte një përgjigje e nevojshme dhe proporcionale ndaj akteve agresive të Izraelit në Lindjen e...
Danimarke DANIMARKË- Arkeologët në Danimarkë kanë zbuluar më shumë se 50 skelete "jashtëzakonisht të ruaj...
IZRAEL- Disa pamje të marra nga kabina e një aeroplani që fluturonte mbi Lindjen e Mesme tregojnë momentin kur një breshëri rake...
Qeveria MAQEDONI E VERIUT- Partitë opozitare, si ato shqiptare edhe maqedonase vlerësojnë se qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski p&e...
Foto ilustruese DANIMARKË- Dy granata dore janë hedhur pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen. Ky incident ka ndodhur nj&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Pavarësisht se në përbërjen e “Listës për familjen” ka drejtues dhe anëtarë...
Vucic SERBI- Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz së fundmi është shprehur se Kosova nuk përballet me ndonjë rrezik nga veprimet usht...