BOTA

Biden: Netanyahu po zvarrit luftën në Gazë për të shpëtuar veten politikisht

b.z Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 22:39
Biden: Netanyahu po zvarrit luftën në Gazë për të
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

SHBA - Presidenti amerikan Joe Biden, i cili së fundmi është bërë gjithnjë e më kritik mbi mënyrën se si po e zhvillon Izraeli luftën kundër militantëve të Hamasit në Gazë, ndërsa numri i palestinezëve të vrarë po rritet, tha në një intervistë për revistën “Time” se ekzistojnë “arsye” për të besuar se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zvarrit konfliktit për të shpëtuar veten politikisht.

Ndërkohë që lufta po i afrohet tetë mujorit, udhëheqësi izraelit po përballet me kërkesa të ndryshme në raport me qasjen e vendit të tij mbi Gazën. Nga njëra anë Presidenti Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë që i kanë kërkuar atij t’i japë fund konfliktit e nga ana tjetër ligjvënësit e krahut të djathtë në parlamentin izraelit që kanë paralajmëruar ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse zoti Netanyahu bie dakord me armëpushimin, pa eliminuar tërësisht kontrollin e Hamasit në Gazë.

Javën e kaluar zoti Biden bëri publik një propozim për një armëpushim në Gazë dhe nxiti udhëheqësit botërorë ta përkrahë atë. Por Hamasi ende nuk ka dhënë një përgjigje mbi planin dhe që nga koha kur ai u bë publik, zoti Netanyahu është shfaqur i rezervuar në deklaratat e tij rreth propozimit. Gjatë intervistës të zhvilluar disa ditë më parë, revista “Time” e pyeti Presidenti Biden nëse besonte që zoti Netanyahu po e zvarriste luftën për të mbijetuar politikisht.

“Ka arsye që të nxisin të dalësh në atë përfundim”, tha Presidenti Biden në intervistën e botuar të martën.

Presidenti Biden e pranoi se ai dhe kryeministri izraelit Netanyahu kanë patur marrëdhënie të tensionuara tashmë që numri i të vdekurve në Gazë ka kaluar shifrën e 36,000 personave, mes tyre civilë e militantë. Ata mbajnë qëndrime të ndryshme sa i përket rolit të Autoritetit Palestinez të reformuar në qeverisjen e Gazës së pas luftës, një plan që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, por që refuzohet nga zoti Netanyahu, i cili nuk ka ofruar një plan të tij.

“Mosmarrëveshja ime më e madhe me Netanyahun mbi atë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë lufta në Gazë? Ku do të shkohet? A kthehen forcat izraelite atje?”, ishin disa nga pikëpyetjet që ngriti zoti Presidenti Biden gjatë intervistës së tij. “Nëse do të ndodhë kjo, atëherë përgjigja ime është, kjo gjë nuk mund të funksionojë”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë mbështetje për marrëveshjen e armëpushimit në Gazë

Fati i propozimit që do të ndalonte përkohësisht luftimet në Gazë, do të shtonte ndihmën humanitare në Gazë dhe do të mundësonte lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi mbetet i paqartë. Grupi militant Hamas ende nuk ka dhënë një përgjigje ndaj propozimit, zyrtarët izraelitë janë kundër disa pjesëve të tij, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përkrahjen e Këshillit të Sigurimit për pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes.

Një draft i rezolutës, të cilën e ka parë Zëri i Amerikës, i bën thirrje Hamasit të pranojë në tërësi dhe ta zbatojë propozimin për armëpushim “pa vonesa dhe pa kushte.”

Në draft thuhet se “zbatimi i shpejtë i kësaj marrëveshjeje do të mundësonte armëpushimin, tërheqjen e forcave izraelite nga pjesët e populluara të Gazës, lirimin e pengjeve, një shtim të ndihmës humanitare, administrimin e shërbimeve jetiuke dhe kthimin e civilëve palestinezë në pjesën veriore të Gazës.”

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller deklaroi të hënën se Hamasi, që ka pranuar propozimin për armëpushim të enjten, ende nuk është përgjigjur.

“Bota duhet ta dijë, palestinezët duhet ta dinë, se e vetmja pengesë për arritjen e armëpushimit sot është Hamasi. Propozimi që po diskutohet tani është gati identik me atë që Hamasi tha se e pranonte para disa javësh dhe tani është koha që të veprojë. Ka ardhur koha që ta pranojë marrëveshjen", thotë zëdhënësi Miller.

Korniza bazë e marrëveshjes përfshin një pauzë gjashtë javore të luftimeve, lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë, futjen e 600 kamionëve me ndihma në ditë për palestinezët dhe negociata që synojnë përfundimin e përhershëm të konfliktit.

Zyrtarët amerikanë theksuan të hënën se propozimi për armëpushim, ndonëse u publikua nga Presidenti Joe Biden javën e kaluar, është një propozim i Izraelit. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby, vendimi për t’i bërë publike negociatat nuk ka për qëllim t’u bëjë trysni zyrtarëve izraelitë, por Hamasit dhe drejtuesve të tij që ta pranojnë marrëveshjen.

“Synimi nuk është të ushtrojmë trysni ndaj kryeministrit izraelit apo qeverisë së luftës, por t’i tregojmë publikut se si izraelitët me këmbëngulje dolën me një propozim të ri dhe gatishmërinë e tyre për ta bërë këtë. Nëse bëhet fjalë për trysni, atëherë synimi është t’i bëjmë trysni publike zotit Sinwar dhe Hamasit, që vazhdimisht i hedh poshtë propozimet e Izraelit”, thotë zëdhënësi Kirby.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha një komisioni parlamentar të hënën se “pretendimet që kemi rënë dakord për arritjen e armëpushimit pa plotësimin e kushteve tona, janë të pasakta”, sipas një deklarate nga zyra e tij. Shumë izraelitë po nxisin zotin Netanyahu të pajtohet me propozimin e Presidentit Biden, por aleatët e krahut të djathtë të skajshëm po kërcënojnë me rrëzimin e qeverisë.

“Po punojmë në forma të ndryshme për t’i kthyer pengjet. Tërë kohën mendoj për ta, për familjet e tyre, vuajtjet dhe kjo është arsyeja përse bëmë kaq shumë përpjekje për t’i kthyer. Por krahas këtij procesi, i jemi përmbajtur objektivit kryesor të luftës që është shkatërrimi i Hamasit. Këmbëngulim në arritjen e këtyre dy qëllimeve. Është pjesë e kornizës dhe nuk po e shtoj tani për shkak të trysnisë nga koalicioni. Për këtë jemi pajtuar në kabinetin e luftës”, deklaroi ai.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite theksoi se “lufta do të ndalet për të kthyer pengjeve” dhe pastaj do të vazhdohet me negociata se si të arrihen qëllimi i Izraelit për eliminimin e Hamasit.

Udhëheqësit e shtatë fuqive kryesore industriale përkrahën propozimin për armëpushim të hënën dhe njëkohësisht ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe theksuan se përkrahin përpjekjet për armëpushim të përhershëm dhe se po e trajtojnë “seriozisht dhe në frymë pozitive” propozimin e publikuar nga zoti Biden.

Ndërkohë gjatë të martës, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë në Gazë, sulmet izraelite vranë 11 palestinezë, përfshirë një familje 3 antarëshe dhe tetë zyrtarë policie të Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Hamasi, në pjesën qendrore të Gazës.

Rreth 36,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë në tetë muaj lufte, sipas zyrtarëve palestinezë që nuk bëjnë dallimin midis viktimave civile dhe militantëve. Lufta filloi pas sulmit të Hamasit në vendbanimet izraelite që la 1,200 të vrarë dhe 250 pengje. Ofensiva e zgjeruar e Izraelit në Gazë ka ndërprerë futjen e ushqimeve dhe ilaçeve tek palestinezët që po përballen me uri./VOA

benjamin netanyaho biden

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan